Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Corona: Prej gushtit nisin donacionet gjermane të vaksinimit për botën

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Corona: Prej gushtit nisin donacionet gjermane të vaksinimit për botën

Rreth 60 përqind e gjermanëve aktualisht janë të vaksinuar të paktën një herë. Politikanët besojnë se tani është arritur një pikësynim: “çdo personi që dëshiron të vaksinohet në Gjermani mund t’i ofrohet një vaksinë”, sipas raportit për fushatën e vaksinimit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë (BMG) të 26 korrikut, 2021, të cilin e ka lexuar DW.

Por gatishmëria për të vaksinuar ka rënë. Sidoqoftë për tremujorin e tretë,nga korriku deri në shtator, priten 100 milionë doza të tjera vaksinash. Oferta aktualisht e tejkalon kërkesën. Pra numri i vaksinave në dispozicion është i mjaftueshëm

Për shkak të mungesës së gatishmërisë për vaksinim, gjithnjë e më shumë qendra të vaksinimit në Gjermani janë bosh

Qeveria gjermane kishte premtuar se do të dhuronte të paktën 30 milionë vaksina deri në fund të vitit 2021. Vendimi i qeverisë federale pasoi në fillim të qershorit. Do të dhurohen dy vaksinat AstraZeneca dhe Johnson& Johnson.

Porosia: të mblidhen vaksinat

Tani duhet të fillojë fushata për mbledhjen e vaksinave që do të dhurohen. Përgjegjëse është Ministria Federale e Shëndetësisë. Për këtë do të ketë një plan qendror, kështu vendosën ministrat e  shëndetësisë të federatës dhe të landeve më 19 korrik.

Sfida në këtë drejtim: Dozat e vaksinës që do të dhurohen, së pari duhet të mblidhen. Sepse jo vetëm që tani ka vaksina të mjaftueshme në dispozicion – tani ka shumë prej tyre në nivel lokal. Ka vaksina të mbetura në qendrat e shpërndarjes së landeve federale, si dhe doza vaksinimi që tashmë janë dorëzuar tek mjekët ose te  qendrat e vaksinimit dhe pritet që të mos injektohen atje. Këto doza tani duhet të kthehen në depon federale.

Sidoqoftë, klinikat e veçanta nuk do të dhurojnë vetë doza të vaksinave jashtë vendit. Kohët e fundit, disa mjekë ishin ankuar se dozat e vaksinimit, të cilat ishin të nevojshme urgjentisht në vendet e tjera, janë në rrezik të skadojnë në Gjermani. “Dorëzimi i vaksinës COVID-19 të prokuruar në mënyrë qendrore nga Ministria Federale e Shëndetësisë te klinikat private, bashkitë ose landet federale është e rezervuar ekskluzivisht për qeverinë federale,” i thanë DW nga ministria e Shëndetësisë.

Shumica e donacioneve shkojnë për COVAX

Nga “java kalendarike 31”, domethënë nga 2 gushti, tha Ministria Federale e Shëndetësisë në përgjigje të një pyetjeje të DW, dozat e para të vaksinimit pritet t’i dorëzohen COVAX. Kontrata përkatëse ndodhet në fazën e “koordinimit përfundimtar”.

Sipas vendimit të qeverisë gjermane, katër nga pesë dozat e dhuruara të vaksinave do të shkojnë te COVAX. COVAX-i më pas përcakton se në cilat rajone të botës do të injektohen vaksinat.

“Buka për botën” (Brot für die Welt), agjencia e zhvillimit të kishave protestante në Gjermani bën thirrje për të ndërmarrë hapa më të shpejtë. Në Afrikë, për shembull, është vaksinuar vetëm një përqind e popullsisë. Prandaj është e rëndësishme të veprohet shpejt sepse një valë e tretë e rëndë po merr shumë jetë në Afrikë, i tha organizata DW. Në mënyrë ideale, COVAX duhet të ishte pajisur shumë më mirë që në fillim sesa ishte më parë.

Gjermania ka vendosur jo vetëm të dhurojë për COVAX, por edhe t’u dhurojë vaksina drejtpërdrejt shteteve të ndryshme. Kjo pritet të përbëjë 20 përqind të dozave të vaksinës së dhuruar. Donacionet do të bëhen veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor, të Partneritetit Lindor, për shembull për Ukrainën ose Armeninë, si dhe për Namibinë. Tre milionë doza vaksinash janë planifikuar vetëm për Ballkanin Perëndimor.

Kritika ndaj “diplomacisë së vaksinimit” së vendeve donatore

Kur do të fillojë e gjitha, ende nuk duket plotësisht e qartë. Të ashtuquajturat donacione bilaterale pritet të fillojnë “sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha Ministria DW. Detaje për këtë nuk mund të komunikohen ende.

Donacionet dypalëshe shpesh hapin diskutime. Ato kritikohen pasi shihen të lidhura me qëllime strategjike të vendit donator dhe se janë pjesë e një “diplomacie vaksinimi”. “Buka për botën” nuk e sheh problematike këtë. Donacionet dypalëshe “nuk janë ideale, por nëse përdoren në rajone ku nuk ka vaksinë tjetër, atëherë ato janë më mirë se asgjë/DW

Tags: coronaCOVID-19vaksinim

TË LIDHURA

Në arrati për orë të tëra, tre të burgosur të rrezikshëm arrestohen në Florida
Bota

Në arrati për orë të tëra, tre të burgosur të rrezikshëm arrestohen në Florida

21:54 | 23/12/2025
28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri
Bota

28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri

21:15 | 23/12/2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinjin
Bota

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinjin

16:46 | 23/12/2025
Next Post
Minishengeni/ Treshja Ballkanike e zhgënjyer nga Bashkimi Europian

Minishengeni/ Treshja Ballkanike e zhgënjyer nga Bashkimi Europian

Arkeologji/ Zbulohet anija e lashtë romake në ujërat e Siçilisë

Arkeologji/ Zbulohet anija e lashtë romake në ujërat e Siçilisë

Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Kurbani në Astir, gjithë mashtrimet për rrugën drejt Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com