Antonio Conte në konferencën për shtyp pas barazimit në derbin e parë të Londrës për vitin 2018, është shfaqur mjaft i dëshpëruar. Ai është shprehur se ishin dy pikë të humbura që i dërgon blutë e Londrës sërish në vendin e tretë. Trajneri italian në rastin ka folur sërish për merkaton, ku vazhdon të ngrejë zërin se Chelsea nuk ka qenë në lartësinë e duhur, për të patur mundësi të duelojë si në Premier ashtu edhe në Champions. “Nuk kërkoj gjëra të pamundura. Në karrierën time, rrallëherë jam kënaqur në merkato”, tha Antonio Conte për “Sky Sport”.
“Unë përpiqem të bëj punën time, klubi punën e tij. Në historinë time, gjithnjë kam ardhur në një ekip që nuk përjeton momente të lumtura financiarisht dhe është në dietë ekonomike. Nëse në janar do të vijë ndonjë lojtar i ri do të jem i lumtur, në të kundërt do të vazhdojmë kështu siç jemi”, u shpreh më tej trajneri i Chelsea, që ka mbetur i pakënaqur nga merkatoja e “bluve” të Londrës, sidomos në verën e kaluar, ku nuk erdhi asnjë “big”. Objektivat e Conte për merkaton e janarit janë Alex Sandro i Juventusit dhe Arturo Vidal nga Bayern Mynih.