Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Covid i pasuroi më tej, pse është koha për një taksë të veçantë mbi miliarderët

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Covid i pasuroi më tej, pse është koha për një taksë të veçantë mbi miliarderët

Nga: Chuck Collins “Open Democracy”

Çfarë duhet të bëjnë shoqëritë e mira, kur një pakicë e pasur fiton shumë gjatë një pandemie globale? Ndërsa miliona njerëz humbën jetën, jetesën, shëndetin dhe pasurinë, miliarderët dhe super të pasurit e botës përparuan akoma të tej.

Sipas një studimi nga amerikanët e TaxFairness dhe Instituti për Studimet e Politikave, midis 18 marsit 2020 dhe 19 shkurtit 2021, pasuria totale e miliarderëve amerikanë u rrit me 1.3 miliardë dollarë, ose një rritje prej 44.6 për qind në vetëm 48 javë.

Përqendrimi i pasurisë është marramendës. Sot SHBA-ja ka 661 miliarderë, me një pasuri totale prej 4.26 trilionë dollarësh deri më19 shkurt 2021, nga 2.9 trilionë më 18 mars 2020, gati një vit më parë. Sa për krahasim, sipas Rezervës Federale, pasuria totale e gjysmës më të varfër të të gjitha familjeve amerikane, 165 milion njerëz, është 2.4 trilionë dollarë.

Pasuria e Ilon Mask u shtua me 157 miliardë dollarë, nga 24.6 miliardë dollarë më 18 mars 2020 në 182 miliardë dollarë më 19 shkurt 2021, një rritje prej gati 7 herë, kjo si pasojë e rritjes së shpejtë të vlerës së aksioneve të kompanisë së tij Tesla.

Pasuria e Xhef Bezos u rrit nga 113 në 189 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë, një rritje prej gati 60 për qind. Pasuria e Mark Zukerberg u rrit nga 54.7 në 95.7 miliardë dollarë, e nxitur nga pronësia që ka mbi Facebook. Den Xhilbert, kreu i “Quicken Loans”, pa të rritej pasuria e tij me 559 për qind, nga 6.5 miliardë dollarë në mars 2020 në 42.8 miliardë dollarë më 19 shkurt 2021.

Këto janë nivele të pasurisë dhe fuqisë së përqendruar, që shtrembërojnë një demokraci. Pasi shumë nga këta miliarderë kontrollojnë kompani të fuqishme me aftësinë, sidomos gjatë pandemisë, për të konsoliduar pjesën e tyre të tregut dhe fuqinë monopol mbi sektorë të mëdhenj të SHBA dhe ekonomisë globale.

Amazon, Walmart dhe Target kanë përfituar që të gjithë nga mbyllja e bizneseve konkurrente dhe nga kushtet artificiale ekonomike gjatë pandemisë. Të pasurit nuk përfitojnë gjithmonë gjatë krizave ekonomike. Gjatë recesionit të vitit 2008, pasuria e miliarderëve amerikanë ra ashtu sie shumë të tjerëve.

Por vetëm gati katër vjet më vonë, në shtator 2012, pasuria totale e 400 më të pasurve të botës në Forbes, i tejkaloi nivelet e saj të para recesionit të2008-ës. Ndërsa disa nga rritjet në pasuritë e miliarderëve, pasqyrojnë rritjen e përgjithshme në tregjet e aksioneve, fitimet më të mëdhatë tyre, pasqyrojnë aksionet në pronësinë e tyre në kompani të fuqishme, të cilat kanë përfituar nga monopoli i përkohshëm dhe izolimi i imponuar nga pandemia.

Shitjet me pakicë në internet, aplikacionet e shpërndarjes së ushqimit nga restorantet dhe fast-food-et, telemjekësia, kompanitë e mëdha farmaceutike dhe video-konferencat, kanë përfituar shumë nga ekonomia e pazakontë e pandemisë.

Nga afro 56 miliarderë të rinj që u shfaqën gjatë vitit 2020, shumica janë të lidhur me kompanitë e reja si Doordash, AirBnB dhe Snowflake.Këto pabarazi të dukshme, janë konteksti i duhur mbi debatin se kush duhet që të paguajë për paketat triliona dollarësh të rimëkëmbjes ekonomike nga kriza që shkaktoi Covid-19.

Ndërsa politikanët e të gjitha bindjeve,e kanë shmangur kryesisht debatin mbi këtë çështje, momenti ka ardhur. Në mbarë botën, vendet po konsiderojnë vendosjen e taksave mbi pasuritë e miliarderëve si një burim për gjenerimin e të ardhurave. Argjentina dhe Bolivia po shqyrtojnë vendosjen e taksave mbi pasurinë për të ndihmuar në pagimin e paketave për rimëkëmbjen ekonomike. Kohërat e luftës dhe krizave në SHBA, kanë çuar historikisht në një sistem progresive taksash.

Në vitin 1862, SHBA vendosi një taksë trashëgimie për të ndihmuar në pagimin e kostove të Luftës Civile. Taksa mbi trashëgiminë dhe pasuritë u shfaq edhe gjatë Luftës Spanjollo- Amerikane dhe Luftës së Parë Botërore, duke u kodifikuar më në fund në vitin 1916 me taksën federale mbi të ardhurat dhe atë mbi pasurinë.

Në korrikun e vitit 2020, disa senatorë amerikanë prezantuan Aktin “Detyrojini Miliarderët të Paguajnë”, për të vendosur një taksë urgjente në masën 60për qind mbi fitimet e miliarderëve gjatë vitit të shkuar. Sipas një vlerësimi, kjo taksë do të kishte mbledhur

420 miliardë dollarë që do të shkonin për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Disa shtete, përfshirë Kaliforninë dhe Uashingtonin, janë në pritje të miratimit të një takse mbi pasurinë, dhe për t’i bërë më progresive taksat në fuqi, me norma më të larta për miliarderët. Këtë javë, senatorja Elizabet Uoren do të prezantojë një version të përditësuar të propozimit të saj për taksën e pasurisë.

Propozimi fillestar i Uorren ishte një taksë vjetore mbi pasurinë për familjet me pasuri mbi 50 milion dollarë, ku përfshihen 100.000 familjet më të pasura në SHBA. Taksa vjetore prej 2 për qind do të rritet në 6 për qind në çdo dollar për pasuritë me vlerë neto mbi 1 miliard dollarë.

Ky ligj do të mblidhte gati 4 trilionë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme. Një taksë që përjashton 99.9 për qind të tatimpaguesve, arrin të mbledhë ende të ardhura të konsiderueshme nga miliarderët. Ndërsa anëtarët e Kongresit mund të ndahen mbi taksën mbi pasurinë, sondazhet gjatë dy viteve të fundit tregojnë një mbështetje të gjerë publike për taksimin e të pasurve.

Burimi i lajmit: https://www.opendemocracy.net/en/oureconomy/covid-19-has-made-the-super-rich-richer-its-time-for-a-billionaire-wealth-tax/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19miliarderetakse

TË LIDHURA

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

22:58 | 23/06/2025
Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…
Bota

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi
Bota

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Next Post
Klubi i madh europian nis bisedimet për transferimin e Thomas Strakoshës

U përfol se do largohej, Lacio merr vendimin për Strakoshën

Mjekja shqiptare: Dy kompani italiane synojnë të nxjerrin vaksinën kundër Covid

Mjekja shqiptare: Dy kompani italiane synojnë të nxjerrin vaksinën kundër Covid

COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse

COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com