Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ç’mund të na mësojë Revolucioni Rus rreth Donald Trump

8 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Pas një dekade kaotike, Perëndimit i duhet një strategji

Sofje, Bullgari-Menyja jonë e leximit këto ditë, është e mbushur me jubile dhe skandale. Këtë vit, libraritë janë duke u pushtuar nga një ushtri librash të rinj që lidhen me 100-vjetorin e Revolucionit Rus.

Dhe në frontin e skandalit, duket sikur nuk kalon asnjë ditë pa u ndotur nga ndonjë gjest i ri shqetësues dhe ofendues i administratës Trump. A mund ta na ndihmojnë librat e publikuara rishtazi mbi Revolucionin Bolshevik, të kuptojmë skandalin e Trump me lidhjet e dyshuara me Rusinë? Ju mund të befasoheni.

Shumë shkrime bashkëkohore, e shohin revolucionin e 1917-ës pak a më shumë si një komplot gjerman. Kjo pikëpamje është veçanërisht popullore tashmë edhe brenda vetë Rusisë, ku “revolucioni” është konsideruar si një fjalë e pisët.

Njerëzit janë rrallë aq të përmbajtur për të shpjeguar revolucionin, duke përdorur logjikën e zakonshme politike. Ngjarjet që kanë ndryshuar historinë, interpretohen ose si diçka e pashmangshme si vepra e Perëndisë, ose si një ndërhyrje e një fuqie të huaj.

Dhe me rënien e komunizmit, shumë prej historive të njohura të Revolucionit Rus, tanimë e kanë përqendruar vëmendjen e tyre, nga rritja e masave tek narrativët me spiunazh, që tregojnë se si gjermanët, sikurse e përcaktoi Winston Churchill, “e transportuan Leninin në një kamion të mbyllur si bacilin e murtajës, nga Zvicra në Rusi”.

Tashmë, teksa më shumë njerëz e shohin fitoren e zotit Trump si diçka më shumë se sa thjesht efekti i një komploti rus, nëse e kuptojmë se pse gjermanët ndihmuan bolshevikët në vitin 1917 dhe çfarë ndodhi më pas, mund të kuptojmë pse Moska mund të ketë qenë e tunduar për të ndihmuar fushatën Trump në vitin 2016, dhe çfarë mund të presim më tej.

Analogjia me vitin 1917, sugjeron se Rusia ka ndërhyrë në politikën amerikane për shkak të një Hilari Klintoni që ata e urrenin më tepër përkundrejt një Donald Trump-i që u pëlqente. Sigurisht, kajzeri gjerman nuk kishte simpati për ëndrrat revolucionare të Vladimir Leninit. Nëse rebeli bolshevik do të kishte qenë gjerman, autoritetet do ta plasmin menjëherë në burg.

Por Lenini ishte rus, dhe komanda e lartë gjermane e pa Revolucionin Rus si të dobishëm për Gjermaninë në luftë. Po ashtu, duket se qëllimi kryesor i Moskës në vitin 2016 ishte përçarja e madhe tek gjithë të tjerët. Por të theksohen padrejtësisht lidhjet ideologjike apo të tjera midis Kremlinit dhe presidentit amerikan, do të ishte çorientuese.

Historia e Rusisë, na mëson gjithashtu se për një politikan me mendësi revolucionare si Lenini, armiku i vërtetë është ai i brendshëm.

Ashtu si Gjermania që i pa bolshevikët si instrumente për arritjen e qëllimeve të saj të luftës, Lenini e pa Gjermaninë si një instrument për realizimin e revolucionit të tij. Diçka e ngjashme, është ndoshta e vërtetë edhe për zotin Trump. Ndonëse është e pamundur që presidenti të ketë komplotuar personalisht me rusët, ai ndoshta s’do të ketë kundërshtuar që njerëzit pranë tij të shfrytëzonin mbështetjen e Rusisë për të fituar.

Prioriteti tjetër i zotit Trump përveç atij të “Amerika e Para” është “Fitorja në Zgjedhje e Para”. Kjo më bën të besoj se në kundërshtim me frikën e shumicës së kritikëve të zotit Trump, edhe nëse presidenti dhe fushata e tij kanë bashkëpunuar me apo pa dashje me Moskën gjatë zgjedhjeve, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se administrata e re do të jetë miqësore me Rusinë apo e kontrolluar nga kjo e fundit.

Ndër të tjera, që rusët të arrinin të kontrollonin zotin Trump, presidenti do të duhet të ketë shkallën e tij të vetë-kontrollit – të cilën nuk e ka. Paradoksalisht, ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhjet amerikane në favor të zotit Trump, e bën bashkëpunimin SHBA -Rusi të ketë më pak gjasa.

Frika e Shtëpisë së Bardhë, se mos perceptohet si e butë ndaj Moskës, minon gatishmërinë e saj për të punuar me Rusinë. Kjo mund të bëhet vërtet shenja dalluese e politikës së jashtme të administratës aktuale.

Demokratët duhet veçanërisht të mësojnë një tjetër leksion nga 1917-a, dhe të heqin dorë nga ëndrrat e tyre mbi padinë e shkarkimit të presidentit (impeachment):Ekspozimi i lidhjeve të pretenduara mes zotit Trump dhe Moskës, nuk do të delegjitimojë automatikisht presidentin.

Historia e rrugëtimit të Leninit drejt pushtetit nëpërmjet një vagoni të blinduar, është e mirënjohur edhe për publikun rus – qeveria e përkohshme lëshoi madje edhe një urdhër arresti për kreun e bolshevikëve – por ai nuk qe i mjaftueshëm për ta zvogëluar atë ose revolucionin në sytë e mbështetësve të tij.

Në një atmosferë të polarizimit radikal politik, udhëheqësit besohen jo për atë që janë, por mbi atë që kanë si armik. Dhe në sytë e shumë republikanëve, presidenti Trump mund të ketë karakterin e gabuar, por ka armiqtë e duhur.

Historia e 1917-ës, mund të jetë e dobishme edhe për Presidentin Vladimir Putin në Kremlin. Strategjia e ndihmës ndaj forcave revolucionare në Rusi, për të arritur qëllimet gjeopolitike të Gjermanisë, qëlloi të ketë një fund të palumtur: Revolucioni e largoi Rusinë nga Lufta e Parë Botërore, por ethet revolucionare u përhapën në të gjithë Evropën – dhe madje shkaktuan luftë civile në Gjermani.

Rusia e zotit Putin, përballet me një rrezik të ngjashëm. Një raport i kohëve të fundit nga një tink-tank miqësor me Kremlinin, i përkushtuar ndaj rritjes së populizmit teknologjik, sugjeron se vala populiste që është në modë tek të gjitha demokracitë perëndimore, mund të mbërrijë së shpejti edhe në Rusi – dhe të bëhet një kërcënim serioz për rendin politik të vendit gjatë ciklit të ardhshëm zgjedhor.

Ironia e situatës aktuale, është se një shekull pas Revolucionit Bolshevik, Moska rrezikon të përsërisë të njëjtin gabim Gjermania e bëri në vitin 1917:duke besuar se revolucionet mund të jenë aleatë të besueshëm në arritjen e rezultateve gjeopolitike. Elementi që amerikanët rrezikojnë të mos marrin në konsideratë, është se revolucioni i tanishëm në Uashington, nuk mund të shpjegohet thjesht me ndërhyrjen ruse. Ai është para së gjithash një prodhim vendas.

Shënim: Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale, është një anëtarë i përhershëm i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, autor i liberit të ardhshëm “Pas Evropës”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Donald TrumpmësojëNga Ivan KrastevRevolucioni RusThe New York Times

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Analizë

“Nga shënjestër e bullizmit në legjendë të ringut: Historia e jashtëzakonshme e Conor McGregor”

17:48 | 02/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Ja nga se shkaktohet artroza e gjurit

Ja nga se shkaktohet artroza e gjurit

Xhafaj paralajmëron ndëshkimet e para të “drejtësisë së re”

Vettingu/ Ja urdhri i rëndësishëm që firmosi Xhafaj sot

75-vjetori i Konferencës së Pezës/ E turpshme; fëmijët bartin foton e Enver Hoxhës

75-vjetori i Konferencës së Pezës/ E turpshme; fëmijët bartin foton e Enver Hoxhës

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com