Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Çmimet Oskar, dominojnë gratë me karakter të fortë

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Çmimet Oskar, dominojnë gratë me karakter të fortë

Të emëruarat e këtij viti për çmimet Oscar në kategorinë e aktores më të mirë dhe aktores në rol dytësor më të mirë janë figura komplekse të Hollivudit. Vlerësimi dhe suksesi i tyre në kinematografi flet për fuqinë e grave në interpretimin e roleve kryesore dhe si skenariste. Penelope Poulou e “Zërit të Amerikës” na njeh me disa prej tyre:

Mildred Hayes, e intrepretuar nga fituesja e çmimit Oscar Frances McDormand, është personifikimi i një nëne të drejtpërdrejtë, të ndjeshme, por të fortë, që kërkon drejtësi. E irrituar nga pasiviteti i policisë në rastin e vrasjes së vajzës së saj, ajo thërret shefin e policisë lokale, i cili interpretohet nga Woody Harrelson.

“Gjatë kohës që t’u desh të vije këtu duke u ankuar si një bushtër, ndoshta një tjetër vajzë e shkretë është duke u masakruar, ndoshta pikërisht tani…”

Frances McDormand është kandidate për çmimin Oscar për intrepretimin e personazhit kryesor në film.

“Mildred është protagonistja kryesore. Nuk kam patur shumë raste të luaj rol kryesor. Gjatë karrierës sime kam patur plot role dytësore, krah burrave në role kryesore, por pas këtij roli më pëlqen të kem përsëri rol kryesor. Nuk dua të kthehem më mbrapsht…”– thotë aktorja Frances McDormand.

Regjisori i filmit Martin McDonagh është i rrahur me komedinë e zezë, me nuanca të forta emocionale.

“Këtë rol e krijova pkërisht për Frances. Duhej të ishte një person që nuk do ta shndërronte karakterin, duke interpretuar në mënyrë sentimentale”.– thotë regjisori i filmit.

Filmi është propozuar gjithashtu për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë. Sam Rockwell e Woody Harrelson janë emëruar për intrepretimin e roleve dytësore, të dy policëve.

“Po të kisha treguar për të, një princeshë pa zë, çfarë do të kisha thënë?”

Filmi dramatik me fantazi i Guillermo Del Toros, “The Shape of Water”, që ka marrë 13 emërime për Oscar, ofron një ansambël të fuqishëm grash.

Sally Hawkins luan rolin e Elisa Esposito, një vajzë memece, që punon si pastruese dhe Octavia Spencer luan rolin e shoqes dhe koleges së saj, Zelda Fuller. Të dyja punojnë në turnin e natës në një laborator qeveritar sekret, kur atje sjellin për eksperiment një qenie amfibe të lashtë, mashkull. Elisa tërhiqet prej tij dhe ata bien gradualisht në dashuri.

“Kur më sheh, nuk më sheh si të paplotësuar. Ai më sheh ashtu siç jam.”

Ajo kurdis një plan për ta liruar krijesën nga kthetrat e një roje sigurie, të interpretuar nga Michael Shannon.

“Elisa e dashur, ai po vjen për ty!”

Të dyja aktoret janë emëruar për çmimin Oscar, krahas Richard Jenkins, në kategorinë e aktorit më të mirë për rol dytësor. Ai luan rolin e shokut të Elizës, Giles, një homoseksual të veçuar nga shoqëria.

“Kur e shkruajta dramën, desha që personazhi të realizohej nga tre aktorë: Octavia, Richard dhe Sally janë si një karakter i vetëm.”– thotë producenti i filmit.

“Desha të kisha personazhe anësore, sepse të tre ata janë të padukshëm, ata bashkohen dhe i japin gishtin qenies amfibe.”

Lady Bird, një film që tregon historinë e bukur dhe të dhimbshme të personazheve, ka marrë disa emërime për Oscar, me gra në role kryesore. Filmi përqëndrohet tek Lady Bird, një maturante që nuk e duron shkollën katolike dhe që ëndërron për aventura, dashuri dhe pavarësi.

Suksesi i filmit qëndron tek skenari i shkruar me ndjenjë, i producentes dhe skenaristes Greta Gerwig, e emëruar për Oscar, dhe grupit të shkëlqyer të aktorëve. Filmi fokuset tek marrëdhënia e dashur por kontradiktore nënë-bijë, e dy aktoreve të emëruara për Oscar, Saoirce Ronan në rolin e Lady Bird dhe Laurie Metcalf në rolin e nënës.

Kjo marrëdhënie dashurie e njëkohësisht antangoniste është e njohur për shumë nëna dhe vajzat e tyre adoleshente.

Tags: cmimetDominojnëfortëgratëkarakterOskar

TË LIDHURA

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ekonomi

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:22 | 16/12/2025
Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri
Kultura

Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri

09:47 | 11/12/2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë
Aktualitet

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

09:32 | 10/12/2025
Next Post
Pavarësia/Rexhep Qosja i zhgënjyer nga Thaçi, s’pranon të dekorohet

Pavarësia/Rexhep Qosja i zhgënjyer nga Thaçi, s’pranon të dekorohet

Rikthehen reshjet e shiut, ja ç’parashikohet për motin sot

Reshje shiu dhe dëbore javën e ardhshme

Selenicë, gjendet i mbytur në lumë një 60-vjeçar

Selenicë, gjendet i mbytur në lumë një 60-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Bahamas njeh Kosovën; Begaj falënderon dhe vlerëson vendimin
Politikë

Bahamas njeh Kosovën; Begaj falënderon dhe vlerëson vendimin

by mirseda
18:16 | 19/12/2025
0

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me lajmin që Bahamas është shteti më i ri që...

Ndryshime në qeveri, emërohet zv/ministri i ri i Mbrojtjes (Emri)

Ndryshime në qeveri, emërohet zv/ministri i ri i Mbrojtjes (Emri)

18:11 | 19/12/2025
Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

18:05 | 19/12/2025
Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

17:57 | 19/12/2025
Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë

Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë

17:25 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com