Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Çmimet me hap kanguri, shqiptarët “zbrazin” xhepat

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Çmimet me hap kanguri, shqiptarët “zbrazin” xhepat

Blerja e produkteve ushqimore iu kushton më shtrenjtë shqiptarëve. Ndërsa kjo e shprehur në përqindje, në muajin  janar  ka arritur në 3.1% më shumë se ç’ishte në muajin dhjetor.

Ndërkohë raportohet se inflacioni vjetor, treguesi kyç për ecurinë e konsumit dhe gjendjen e ekonomisë u ngadalësua në 1.7%, shumë më poshtë se sa objektivi i Bankës së Shqipërisë dhe pritshmërive të qeverisë.

Nga Gjergj Erebara

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit në janar me 1.7% në krahasim me një vit më parë, një rritje e dobët dhe shumë më e ulët se sa parashikimi i qeverisë për inflacion mesatar 2.7 për qind, ndërkohë që shqiptarët paguan shumë më shtrenjtë për ushqimet bazë dhe më pak për mallrat dhe shërbimet e tjera.

Instituti i Statistikave publikoi të enjten Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin janar, ku kostoja e përgjithshme e jetesës u rrit me 1.7% në bazë vjetore. Rritja e ngadaltë reflekton pjesërisht bazën e krahasimit, (janari i vitit 2017 shënoi rritjen më të lartë të çmimeve në shumë vite), si dhe dobësitë në kërkesë. Ministria e Financave ka parashikuar në programin ekonomik dhe fiskal të miratuar në janar inflacion mesatar në masën 2.7% për vitin 2018 [link] ndërsa rezultati i janarit sugjeron se pritshmëritë e Financave mund të jenë të ekzagjeruara.

Ekonomia shqiptare konsiderohet e shëndoshë në rastin kur inflacioni mesatar është rreth 3% ndërsa rritja ekonomike reale luhatet rreth 4%. Kur inflacioni është më i ulët, kjo sugjeron se edhe rritja ekonomike nominale apo reale do të jetë më e ulët.

Parashikimi aktual i Bankës së Shqipërisë është që ekonomia do të kthehet në normalitet rreth gjysmës së dytë të vitit 2019, kur inflacioni mesatar pritet të arrijë në 3% dhe rritja ekonomike reale në 4.3%. Por IÇK e muajit janar sugjeron se kjo pritshmëri mund të jetë e gabuar.

IÇK me dy shpejtësi

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është rritur me dy shpejtësi shumë të ndryshme përgjatë tre viteve të fundit. Nga dhjetori i vitit 2015 deri në janar 2018, grupi i Ushqimeve dhe Pijeve Joalkoolike është shtrenjtuar me gati 11% ndërkohë që indeksi i përgjithshëm është rritur me 5.6%. Te grupi i ushqimeve, pjesa më e madhe e rritjes është furnizuar nga çmimet e zarzavateve, (40%), frutave (39%) dhe peshk (9.1%). Pjesa tjetër e çmimeve të ushqimeve kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për më shumë se katër vjet. Buka dhe mishi kanë njohur rritje të papërfillshme, vaji dhe yndyra kushtojnë sot efektivisht më lirë se sa në vitin 2015 dhe po kështu edhe pijet joalkoolike.

Pjesa tjetër e shportës, të tilla si veshje, mobilime shtëpie apo shërbime hotelerie e kafenesh ka njohur ndryshime të papërfillshme në çmime. Kafenetë kushtojnë sot njësoj si tre vjet më parë ndërsa grupi i mallrave Mobilje, Pajisje Shtëpie dhe Mirëmbajtje kushtojnë sot 0.1% më shumë se sa në dhjetor 2015.

Inflacioni zakonisht konsiderohet pozitiv në ekonomi pasi pasqyron kërkesën e lartë për mallra dhe shërbime si dhe rritjen e kostos në formën e pagave. Por ky lloj inflacioni i përqendruar në masën dërrmuese në pak grupe mallrash si në rastin e Shqipërisë nuk  mund të konsiderohet si inflacion i shkaktuar nga kërkesa konsumatore. Nuk mund të argumentohet se shqiptarët papritur kanë shfaqur kërkesë shumë të lartë dhe për rrjedhojë, rritje çmimesh, për frutat, zarzavatet dhe peshkun ndërkohë që nuk kanë shfaqur kërkesë për të gjitha mallrat e tjera.

Tags: cmimethapkangurixhepatzbrazin

TË LIDHURA

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Next Post
Tre politikanët shqiptarë që jetojnë me nga dy gra

Tre politikanët shqiptarë që jetojnë me nga dy gra

Tatuazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së, përlot Lorik Canën

Tatuazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së, përlot Lorik Canën

Arrestimet/Xhafaj: Superaksione, frymë e re në Policinë e Shtetit

Arrestimet/Xhafaj: Superaksione, frymë e re në Policinë e Shtetit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com