Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Çmimet e sufllaqes, sanduiçit rriten 15-19%, në byrektore 25%

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çmimet e sufllaqes, sanduiçit rriten 15-19%, në byrektore 25%

Çmimet e produkteve në fast food janë rritur nga 15 deri 19%. Rritje të çmimeve ka pasur edhe në dyqanet e byrektoreve. Çmimi i byrekut të vogël është shtrenjtuar 25%. Çmimet e dy operatorëve njëri në zonën e 9 -katesheve dhe një tjetër në zonën e ish Bllokut sipas konstatimit në terren të “Monitor” janë rritur 15,7% e sufllaqes gjiro me mish derri dhe pule, ku nga 190 ka arritur 220 lekë, hamburgeri nga 160 në 190 lekë (rritja 18,7%), doner nga 190 ka arritur në 220 lekë (15,7%), sanduiç nga 130 në 150 lekë (rritja 15,3%), hot-dog 190 lekë në 220 lekë (rritja 15,7%). Çmimet për produkte si patate të skuqura 150 lekë/racioni dhe i tostit të thjeshtë 100 lekë kanë mbetur të pandryshuara.

Enri Jahaj përfaqësues i Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve tha për “Monitor” se rritja e çmimeve nuk është abuzive, por vjen nga shtimi i kostove. Jahaj paralajmëron se pas muajit qershor kur të nisë liberalizmi i tregut të energjisë, do të ketë tjetër rritje të çmimeve të produkteve fast food. Aktualisht rritja e çmimeve të ushqimit të shpejtë, sipas tij ka ndikuar për rënie të konsumit.

“Deri tani çmimet në dyqanet fast food kanë qenë shumë të lira, për çdo produkt mbi bazën e kostos operatorët fitonin 20 deri 40 lekë. Çmimi i sufllaqes në Greqi kushton nga 5 deri 12 euro, ndërsa në vendin e jo të origjinës varion me çmim nga 220 deri 280 lekë (sipas tipologjisë të produktit). Në Shqipëri ka shtrembërim të tregut dhe të çmimeve në raport me vendet e origjinës të ushqimit.

Aktualisht shtrenjtimi i çmimit të vajit që përdoret në sasi të larta në këto biznese, miellit (që ka ndikuar në rritjen e çmimit të bukës dhe piteve që përdoren në këto produkte), domates, dyfishimi i çmimit të gazit dhe të energjisë ka rritur 40% kostot e kësaj industrie. Pritet që kostot të shtohen sërish me shtrenjtimin e çmimit të energjisë që do të ndodhë pas liberalizimit të tregut në muajin qershor. Kjo do të ndikojë në një tjetër rritje të çmimeve për produktet fast food”, pohon Jahaj.

Shtrenjtim 25% është shënuar edhe për çmimin e byrekut të vogël nga 40 lekë në 50 lekë. Çmimi i këtij produkti u rrit 33% edhe në muajin shtator 2021 nga 30 lekë në 40 lekë, periudhë kur nisi shtrenjtimi i çmimit të miellit. Në këtë periudhë edhe çmimi i bukës masive u rrit nga 70 lekë në 80 lekë.

“Arsyeja e rritjes të çmimit të byrekut të vogël është shtrenjtimi i çmimit të miellit, vajit dhe bulmetit për përgatitjen e këtij produkti. Çmimi për këtë produkt edhe më parë nuk arrinte të mbulonte kostot e prodhimit. Nëse byrekun do ta gatuash në shtëpi, pa përfshirë pagesat e punonjësve, dilte me kosto më të shtrenjtë sesa te dyqanet”, thekson Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

Pas nisjes të luftës shtrenjtimi më i lartë i çmimeve ishte për vajin e lulediellit nga 249 lekë arriti në 330 lekë (rritje 32,5%). Aktualisht çmimi për këtë produkt që kontrollohet nga bordi i transparencës është 321 lekë për konsumatorin. Në import çmimi ka arritur 400 lekë për litër që pritet shumë shpejt të reflektohet edhe në tregun vendas.

Rritje e lartë është shënuar edhe për çmimin e miellit. Shtrenjtimi i miellit nisi që në muajin shtator 2021 nga 50 lekë në 55 lekë për kg, për shkak të rritjes të çmimit të grurit të importit. Në muajin tetor të 2021 çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 dollarë në 360 dollarë për ton i zhdoganuar. Nisja e luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit. Sipas INSTAT, rreth gjysma e sasive vjetore të grurit (46%) që importon Shqipëria, vjen nga Rusia, ndërsa nga Ukraina erdhi 4% për vitin 2021./Monitor

Tags: ‘Fast food’byrektoresanduicsufllaqe

TË LIDHURA

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!
Politikë

Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!

17:52 | 11/10/2025
Next Post
Analizë/Biden dhe aleatët e SHBA-së në dilemë për ndihmën ndaj Ukrainës

Analizë/Biden dhe aleatët e SHBA-së në dilemë për ndihmën ndaj Ukrainës

Shihemi në Gjyq/Vajza: Më le pa pasuri, e më “humbe” fëmijën (VIDEO)

Shihemi në Gjyq/Vajza: Më le pa pasuri, e më “humbe” fëmijën (VIDEO)

“Aleanca Qelbësirave”, Kreshnik Spahiu lëshon deklaratën e fortë (VIDEO)

Një garë tragji-komike për President Republike!







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

by mirseda
19:19 | 11/10/2025
0

Këshilli Bashkiak i Parisit ka vendosur zyrtarisht, që të vendosë pllakë përkujtimore për nder të shkrimtarit të...

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Erdogan: Zgjidhja me dy shtete, më e mira për të gjithë; do vizitojë Gazën pas marrëveshjes

Erdogan: Zgjidhja me dy shtete, më e mira për të gjithë; do vizitojë Gazën pas marrëveshjes

18:42 | 11/10/2025
“Do të ndodhë një masakër”, letër kërcënuese në Notre-Dame, Parisi në alarm

“Do të ndodhë një masakër”, letër kërcënuese në Notre-Dame, Parisi në alarm

18:18 | 11/10/2025
Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!

Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!

17:52 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com