Tashmë është kthyer në një fenomen të përvitshëm rritja e çmimeve të shportës festive. Gjatë ditëve të fundit, çdo produkt ka shënuar rritje çmimi, ndërkohë në tregun e fruta perimeve, asgjë nuk mund ta gjesh poshtë 100 lekëve të rinj.
Nga një vëzhgim i thjeshtë, shihet se portokallet dhe mandarinat kanë pësuar rritje të menjëhershme, ndërsa frutat e thata shikohet se mbajnë rekord. Po kështu, çmim të lartë ka qepa dhe patatja, si asnjë vit tjetër.
Një kilogram qepë shitet nga 120-150 lekë të rinj kilogrami. Tregtarët thonë se çmimi i lartë i qepës, është pasi mungon prodhimi vendas, dhe ai importohet nga jashtë.