Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çmenduria në art, piktorët gjenialë që vuajtën nga probleme të rënda mendore

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT
Çmenduria në art, piktorët gjenialë që vuajtën nga probleme të rënda mendore

Arti është manifestim i krijimtarisë së jashtëzakonshme të njeriut. Përfaqësim i vetvetes dhe i shpirtit njerëzor. Çmenduria ka qenë gjithmonë e lidhur imagjinatën e piktorëve dhe skulptorëve, të cilët gjejnë në kanavacë vendim e shfrimit të ankthit të tyre. Mësoni se cilët janë artistët që kanë vuajtur nga probleme të rënda mendore, diçka që gjithsesi nuk i pengoi të krijojnë dhe lënë pas kryevepra botërore.

– Michelangelo Buonarroti (1475-1564)

Palumturia dhe pakënaqësia e shoqëruan gjatë gjithë kohës jetën e Michelangelo-s. Depresioni, një sëmundje e pashërueshme e shpirtit të tij, e kishte prekur deri në atë pikë sa të tentonte disa herë vetëvrasjen. Në disa raste, dukej sikur kishte një personalitet të ndarë, një vete tjetër, që nuk e linte të qetë, dhe të cilën ai nuk mund ta zhdukte dot. Artisti fiksohej pas veprave të tij, edhe atëherë kur nuk kishte më rivalë, dhe qe i njohur dhe i respektuar nga të gjithë.

– Francisco Goya (1746-1828)

Piktori dhe skulptori spanjoll, vuante nga një formë e encefalopatisë, për shkak të një helmimi nga plumbi (element që asokohe ishte zakonisht i pranishëm tek bojërat e ndryshme), e cila i shkaktoi shurdhim dhe ndryshim të personalitetit. Kjo sëmundje e pengonte në aktivitetin e tij të përditshëm, dhe ky është shkaku kryesor që e çoi drejt depresionit.

Goya vuajti nga krizat nervore për një gjysmë shekulli, dhe nganjëherë e braktiste penelin për një kohë të gjatë. Piktori bëhet vizionar në moshën 48-vjeçare, pas njërës nga krizat e tij më të rënda, të përshkruar nga vetë si “më e keqja të gjitha të këqijave”. Jeta e tij, ishte një ritëm konstant mes depresionit dhe euforisë, e pandërprerë deri në vdekjen e tij në Francë në vitin 1828, në moshën 82-vjeçare.

– Vincent Van Gogh (1853-1890)

Vincent Van Gogh, është konsideruar “piktori i sëmurë” më i rëndësishëm. Ai vuajti gjatë gjithë jetës nga halucinacionet dhe krizat e epilepsisë. Gjatë këtyre krizave, artisti binte në një gjendje depresioni të thellë, ankthi dhe konfuzion mendor, aq sa qe krejtësisht i paaftë për të punuar. Ai vdiq në moshën 37 vjeçare, nga një plagë me armë zjarri, me shumë gjasa e vetë-shkaktuar.

Një vit më herët, Van Gogh, pati një grindje të dhunshme me mikun e tij piktor, Paul Gauguin, ku preu në kulmin e nervozizmit veshin e tij, duke ia dhënë një prostitute. Dëshmi e asaj ngjarje është autoportreti i tij i famshëm. Van Gogh thoshte për veten e tij:”…jam një i çmendur, ose një epileptik”.

– Louis Wain (1860-1939)

Louis Wain është piktori i maceve. Të cilësuar prej tij si një objekt i çuditshëm, me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të çuditshëm, deri në vitin 1917, kur në moshën 57 vjeçare, pas një krize të rëndë nervore, Wain fillon të izolohet në dhomën e tij. Në vitin 1924, artisti shtrohet në një spital psikiatrik, për shkak të sjelljes së tij agresive dhe të dhunshme. Pas vdekjes së bashkëshortes dhe përparimit të sëmundjes së tij, macet në pikturat e tij pësojnë një transformim të thellë: sytë e tyre janë të mëdha, dhe macet “shpërthejnë” në forma ngjyrash gjeometrike.

– James Ensor (1860-1949)

Piktori belg, James Ensor, është etiketuar si një “intelektual anarkist“, që e donte vetminë deri në pikën sa të deklaronte: “Që të jesh një artist, duhet të jetosh i fshehur nga bota”. Ensor nuk ishte tamam i çmendur, por një karakter i çuditshëm i cili e izoloi veten nga pjesa tjetër e botës, dhe derdhte në telajo të gjithë frikërat dhe ankthet e tij.

E tija ishte një botë e mbushur me aluzione, alegori, simbole dhe kontradikta të pakuptimta. “Hyrja e Krishtit në Bruksel”, përbën kryeveprën e tij: figura të dykuptimta, tek të cilat është e vështirë të dallosh kufirin midis realitetit dhe halucinacioneve.

– Edvard Munch (1863-1944)

Munch është piktori i ankthit. Jeta e tij është e shënjuar nga fatkeqësitë familjare (vdekja e nënës së tij kur ishte ende fëmijë, më pas vdekja e motrës së tij, e prekur nga tuberkulozi gjatë adoleshencës), të cilat e shtojnë ndjeshmërinë e tij nervore, dhe ndikojnë tek veprat që realizon. Fama nuk i jep atij lumturi, dhe në fakt Munch gjen strehë tek alkooli.

Periudha është e vështirë, ndaj shtrohet në një spital për kurimin e sëmundjeve nervore në Kopenhagë. Munch ka një vizion të realitetit, të mbushur me kuptimin e afërt dhe të ankthshëm të vdekjes. Trazimet ekzistenciale të artistit, shprehen në pikturë përmes përdorimit të ngjyrave të dhunshme dhe joreale, linjave të kurbëta, dhe imazheve të deformuara, të konsumuara nga vuajtja e brendshme. “The Scream” (Pasthirrma), është tablloja që e përfaqëson më së miri piktorin dhe për këtë ai është shprehur: “Vetëm një i çmendur, mund ta pikturonte!”.

– Camille Claudel (1864-1943)

Camille Claudel, kujtohet jo vetëm si një skulptore e njohur franceze, por edhe për shkak të lidhjes së saj me Auguste Rodin, me të cilin jetoi vite të pasionit dhe punës së përbashkët. Pas ndarjes me piktorin në vitin 1893, Camille e gjen veten të vetmuar dhe të zhgënjyer. Në këtë moment fillojnë obsesionet, shenja të një formë të rëndë të depresionit, të karakterizuar nga manitë e persekutimit.

E detyruar të jetojnë në varfëri, mbyllet në studion e saj dhe e izolon veten nga bota. Sapo përfundon veprat e veta, i shkatërron ato me çekiç. Në vitin 1911, shëndeti i saj përkeqësohet më tej, dhe e ëma e shtron në spitalin psikiatrik Ville-Evrard, ku do të qëndrojë për gati 30 vjet. Në vitin 1943, ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare. Askush, madje as vëllai i saj, nuk merr pjesë në funeral.

– Jackson Pollock (1912-1956)

Emblema e gjeniut të mallkuar të shekullit të kaluar, Jackson Pollock e përshkon tërë jetën e tij në rrugën e vetë-shkatërrimit, të konsumuar mes alkoolit dhe drogës, duke mbërritur kulmin në një aksident të tmerrshëm automobilistik që i mori jetën kur ishte vetëm 44 vjeç.

Rruga drejt famës, pengohet nga problemet e vazhdueshme të alkoolizmit, nga të cilat e merr përkohësisht veten pas trajtimeve të gjata me barna psikotrope, të nisura gjatë internimit në një spital psikiatrik, pas një nate kur godiste në mënyrë të përsëritur tryezën me një thikë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: artÇmenduriagjenialëmendorepiktorëtproblemevuajtën

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Gjykata kërkon sigurimin e jetës për  Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Gjykata kërkon sigurimin e jetës për Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve

19:35 | 14/06/2025
Next Post
Rama vazhdon zakonin dhe uron ditë të qetë, qytetari: Na trego një pamje nga…

Rama: Unë prishësi i kullës së Calit?! Vajmedet për ju  

Pas një dekade kaotike, Perëndimit i duhet një strategji

Ç’mund të na mësojë Revolucioni Rus rreth Donald Trump

Ja nga se shkaktohet artroza e gjurit

Ja nga se shkaktohet artroza e gjurit

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com