Manchester Uited pëson humbjen e parë në kampionat dhe ia shkakton ekipi i Huddersfield me rezultatin 2-1. Goli i parë ka ardhur në minutën e 28’, pas një pritje të De Geas topi kthehet në këmbët e Mooy që i vetëm para portës e dërgon lehtësisht në rrjetë. Dyfishimi i rezultatit vjen 5 minuta më vonë. Pas një gabimi të qendërmbrojtësit Lidelof, Depoitre i vetëm shmang lehtësish portierin dhe realizon golin e dytë. Ekipi i Mourinho rrit presioni dhe në pjesën e dytë hedh në fushë Rashford dhe Mikhitarian, për të rritur shpejtësinë në sulm, por mbrojtja e vendasve është vërtet e pakalueshme. Është pikërisht Rashford që do të shkurtojë diferencën në minutën e 78’ në 2-1. Deri në fundin e takimit lojtarët e Manchester provuan në të gjitha mënyrat ta barazonin ndeshjen por ishte e pamundur. Pas kësaj humbje United rrit diferencën me vendin e parë në -5.
https://www.youtube.com/watch?v=uhoNW5xtPko&ab_channel=FASTFOOTS
Nga ana tjetër ekipi i Guardiolas që kryeson Premiere Leaguen, nuk njeh hapa farse dhe ka mposhtur 3-0 , Burnley në “Etihad Stadium”. Aguero i rikthyer në fushën e lojës do të kalojë në avantazh cityzen, nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 30’. Pjesa e dytë vazhdon të administrohet nga Manchester City dhe në harkun e tre minutave shënojnë edhe dy gola të tjerë. Është Otamendi që dyfishon rezultatin në të 73’ minutë dhe sane në të 75’ vulos takimin me golin e tretë, për të vazhduar kryesimin më të qetë.
https://www.youtube.com/watch?v=SILI9lXUlro&ab_channel=Mann
Chelsea i Antonio Contes ka konfirmuar se nuk është në krizë dhe se nuk ka probleme të brendshme si ç’është folur gjatë javës në media. Blutë e Londrës kanë firuar me rezultatin 4-2 ndaj Watford edhe pse kanë rriskuar shumë në këtë përballje. Është Pedro që kalon në avantazh që në minutën e 12’ londinezët, por kur pjesa e parë u mendua e përfunduar miqtë barazojnë me Doucoure. Janë sërish Warford që surprizojnë 4’ minuta pas fillimit të së dytës dhe kalojnë në avantazh me Pereyra. Reagimi për Chelsean vjen nga stoli, pasi aktivizon Batshuayi, i cili shënon dy gola, atë të barazimit dhe të katërtin në kohën shtesë. Ndërsa goli i tretë është shënuar nga Azpilicueta. Me këtë fitore Chelsea është rikthyer në vendin e katërt me 16 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=dv92q8ghYsc&ab_channel=GrandHighlightsHD