Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është përfolur shpesh për lidhjen e saj me portierin Alban Hoxha. Si çdo çift, ata kanë pasur ulje-ngritjet e tyre në marrëdhënie.
Megjithatë, duket se ata kanë lënë pas problemet e tyre dhe po shijojnë lidhjen. Kjo pasi Çiljeta dhe Albani janë fotografuar në një bar në Tiranë, të ulur pranë njëri-tjetrit.
Daljet e tyre në vende publike kanë qenë mjaft të rralla, megjithatë duket se çifti po fillon të shfaqet në ambiente publike, duke pranuar kështu hapur lidhjen e tyre.