E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Cilat gjuhë janë më të lehta dhe cilat më të vështira për t’u mësuar?

Nga: John Malathronas“CNN”

Shumë prej nesh janë shumë të dhënë pas idesë për të zgjeruar vazhdimisht horizontin tonë. Dhe mësimi i një gjuhe të huaj është një mundësi e mirë në këtë aspekt. Që në moshën 12 vjeç, unë vetë mund të flisja gjermanisht, greqisht dhe anglisht, ndaj gjuhët u bënë pasioni dhe hobi im.

Këshilla ime është të mësoni një gjuhë të huaj të një vendi për të cilin keni interes mbi kulturën e tij. Kështu, nëse ju pëlqejnë Tolstoi dhe Dostojevski, mësoni rusisht. Nëse do të jetoni në Bangkok, mësoni gjuhën tajlandeze.

Nëse partneri juaj është meksikan, mësoni spanjisht. Dhe mos harroni:Edhe pse mund të qëndroni si turist për disa ditë apo javë, zotërimi i një gjuhe është një angazhim afatgjatë që kërkon vite, dhe jo muaj.

Gjuhët më të lehta kërkojnë rreth 600 orë studim

Së bashku me holandishten dhe norvegjishten, gjuhët e njohura latine italisht, frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht, kërkojnë rreth 600 orë studimi për të zotëruar “aftësitë e përgjithshme gjuhësore ” në të folur dhe lexuar. Nga këto, spanjishtja dhe italishtja janë më të lehtat për t’u mësuar, të pasuara nga portugalishtja dhe në fund frëngjishtja.

Gjermanishtja kërkon mesatarisht 750 orë studimi

Me emrat që janë mashkullorë, femërorë dhe neutralë, shumë folje të bashkuara dhe një sintaksë shumë rigoroze, gjermanishtja mund të duket si gjuhë e pamundur për t’u mësuar. Nga ana tjetër, shqiptimi dhe drejtshkrimi kanë shumë rregulla.

Nëse nisni të mësoni këtë gjuhë, do të kuptoni gjithashtu pse gjermanët nuk ju ndërpresin kurrë gjatë një bisede:Ata presin të dëgjojnë foljen në fund për të kuptuar se për çfarë po flisni.

Gjuhët malajziane dhe Suahil duan 900 orë studim

Malajzishtja është gjuha e parë e disa vendeve të Azisë Juglindore. Ajo është thjeshtëzuar nga përdorimi i saj si gjuhë e dytë nga shumë jo malajzianë. Në mënyrë të ngjashme, dhe gjuha suahili evoluoi si gjuhë tregtare në Afrikën Lindore, dhe përshkruhet si një gjuhë me një fjalor arab mbi një gramatikë afrikane.

Hungarishtja kërkon 1.100 orë studim

Ajo nuk i ngjan asnjë gjuhë tjetër evropiane, ndoshta përveç gjuhës baske. Pra, një gjuhë sfiduese dhe e vështirë në aspektin semantik dhe gramatikor.

Greqishtja kërkon 1.100 orë studim

Greqishtja e re është mbase gjuha më e lehtë për t’u mësuar nga anglishtfolësit. Alfabetin e saj mund ta mësoni shumë lehtë:alfa, beta, gama etj. Greqishtja është gjithashtu një gjuhë që ka kontribuar me fjalë të shumta në gjuhën angleze.

Rusishtja kërkon 1.100 orë studim

Avantazhi i madh i të mësuarit rusisht, është se më pas mund të kuptosh gjuhë të tjera sllave si atë çeke, polake apo bullgare. E shkruar me gërma cirilike, rusishtja është një nga gjuhët më të vështira për t’u zotëruar, aq sa edhe shumë rusë e flasin gabim.

Rusishtja është një lëndë e detyrueshme në NASA, ku studentët duhet të studiojnë një gjuhë me mbi 500.000 fjalë (disa prej të cilave deri në 38 gërma të gjata).

Arabishtja kërkon 2.200 orë studim

Drejtimi i leximit dhe stili që mund të përfshijë ose jo zanore, janë dy pengesat kryesore për nxënësit arabë. Arabishtja klasike – gjuha e Kur’anit – do t’ju bëjë të kuptoheni kudo, por arabishtja bisedore mund të jetë më e dobishme.

Japonishtja kërkon 2.200 orë studim

Kjo është një gjuhë shumë sfiduese që përdor gërma kineze të importuara (Kanji),por të ndryshuara nga kuptimi i tyre origjinal. Se çfarë japonishteje flisni varet edhe nga gjinia juaj. Ka një gjuhë “të përafërt” për burrat dhe një gjuhë më “femërore” për gratë, por ju duhet t’i kuptoni të dyja.

Gjuha kineze kërkon 2.200 orë studim

Çdo dialekt kinez është në fakt një gjuhë tjetër, por ai Mandarin (që në kinezisht, do të thotë gjuha e përbashkët) konsiderohet si gjuha zyrtare në Kinën moderne. Ekzistojnë dy lloje kryesore shkronjash kineze të shkruara nën të njëjtin sistem shkrimi:ato kineze tradicionale të përdorura në Hong Kong dhe Tajvan dhe kinezja e thjeshtëzuar në Kinën kontinentale.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/travel/article/learn-a-foreign-language-wellness/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbreti i Instagr*mit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lu*ta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...

VIDEO/Nga e hëna do hyjë në fuqi udhëzimi për çertifikatën e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga të gjithë arsimtarët dhe studentët që të vaksinohen, pasi nga e hëna do bëhet e detyrueshme...