Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Cila është domethënia e certifikatës për vaksinim?

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Cila është domethënia e certifikatës për vaksinim?

Izraeli e ka futur ndërkohë në përdorim, BE do të fillojë në qershor me “certifikatën e gjelbër digjitale”. Ky dokument duhet të lehtësojë udhëtimet dhe jetën e përditshme.

Kush do të pajiset me certifikatë?

Të gjithë personat që jetojnë në Bashkimin Evropian ose mund të hyjnë legalisht në BE mund të kenë një çertifikatë ku shihet nëse i plotësojnë kërkesat për hyrje apo jo. Nënshtetësia nuk ka këtu ndonjë rëndësi. Të gjitha vendet e BE-së si dhe Zvicra, Lihtenshtajni, Islanda dhe Norvegjia marrin përsipër se do ta njohin këtë çertifikatë të lëshuar në vendet e përfshira me këtë marrëveshje.

Çfarë vërtetohet me këtë certifikatë?

Vërtetohet vaksinimi me një vaksinë të licencuar në BE apo shërimi nga virusi Corona., Vërtetohet pra që një person ka krijuar antitrupa. Vërtetohet po ashtu se dikush ka bërë një test negativ ndaj Coronës – me metodën PCR ose një test të shpejtë antigjenesh. Të ashtuquajturat vetë-teste nuk pranohen. Çertifikata lëshohet në mënyrë elektronike ose në letër me një QR-Code nga autoritetet kombëtare të shëndetit. Shtetet anëtare të përfshira në këtë marrëveshje mund të pranojnë edhe vaksinat kineze ose ruse.

Çfarë të drejtash jep kjo certifikatë?

Personat që kanë një çertifikatë të këtillë, nuk kanë nevojë të kenë një test negativ ndaj Coronës, nuk do të futen në karantinë dhe mund të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet që e kanë pranuar këtë çertifikatë. Por vendet anëtare nuk janë të obligueshme të respektojnë në tërësi këtë rregullore, në qoftë se paraprakisht e njoftojnë Komisionin e BE-së dhe i paraqesin arsyet e veta pse duhet të ketë rregulla të tjera.

A mund t’i zëvendësojë kjo certifikatë dokumentet personale?

Jo, certifikata nuk e zëvendëson pasaportën apo letërnjoftimin. Personat që jetojnë legalisht në vendet e BE apo në vendet e përfshira në këtë marrëveshje do të mund të udhëtojnë lirshëm edhe pa këtë dokument. Por është e mundur që nga personat që nuk kanë këtë dokument të kërkohen teste dhe karantinim.

Cilat janë përparësitë e certifikatës?

Secili shtet anëtar i përfshirë në këtë marrëveshje do të vendosë vet se cilat avantazhe do të kenë personat që posedojnë këtë “Librezë vaksinimi”. Në Austri parashikohet rregullimi i hyrjes në restorante me këtë dokument. Në Greqi personat me këtë dokument do të mund të sistemohen në hotele. Në shtetet e tjera, si në Gjermani për shembull, ende nuk është vendosur se cilat do të jenë përparësitë për personat që kanë këtë çertifikatë. Ndërsa shoqatat për fluturime, organizatorët e koncerteve, teatrot, kinematë dhe të tjerët mund të vendosin vetë nëse do të kërkojnë këtë dokument për shërbimet e tyre, pavarësisht vendimeve të qeverisë përkatëse.

Cilat janë rregullat për personat që nuk kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE apo vendeve të përfshira në këtë marrëveshje?

Komisioni i BE do të angazhohet që kjo çertifikatë të njihet në mbarë botën. Sipas mundësive, Komisioni do të kërkojë që mundësisht të njihen edhe çertifilkatat e lëshuara nga Izraeli ose vendet e tjera. Do të mbështeten edhe projektet përkatëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo ka për qëllim të lehtësojë udhëtimet transkontinentale. Por rregulla të sakta deri tani nuk ka. Këto priten në disa muajt e ardhshëm.

Kur fillon aplikimi i këtyre dokumenteve?

Synimi është që të fillohet në qershor të vitit 2021. Deri në qershor duhet të jetë gati Platforma teknike e BE për këtë përdorimin e këtij dokumenti. Deri atëherë 27 shtetet anëtare të BE dhe katër shtetet që do të shoqërojnë këtë rregullore, duhet të projektojnë çertifikatat e tyre kombëtare të pranueshme edhe për vendet e tjera.

Meqenëse “projekti i librezës për vaksinim” do të jetë një ligj i vërtetë, i detyrueshëm për shtetet anëtare, ai duhet të kalojë edhe procedurat normale për një ligj. Shtetet anëtare duhet të bien dakord për këtë në Këshillin e BE. Me këtë duhet të pajtohet edhe Parlamenti Evropian, ku ndërkohë ka disa kërkesa për ndryshime. Miratimi i ligjeve normale dhe zbatimi i tyre në 27 shtetet anëtare zakonisht zgjat me vite të tëra. Por këtë herë gjërat duhet të rregullohen brenda disa javësh.

Si do të kontrollohet “çertifikata e gjelbër digjitale”?

Kontrollet e udhëtarëve në ndonjë vend të caktuar apo kontrollet sistematike në kufijtë e jashtëm të vendeve, në aeroporte ose në stacionet e trenave e të autobusëve nuk parashikohen në draftin e Komisionit të BE. Nuk do të ketë pra rregulla të përbashkëta për të gjitha vendet. Këto rregulla, kontrollet dhe mënyra e zbatimit të rregullave do të përcaktohet nga shtetet anëtare. Një prej zgjidhjeve të mundshme është kontrolli i kohë pas kohshëm. Organizatorët e manifestimeve, shoqatat për fluturime ajrore dhe pronarët e lokaleve mund të kërkojnë çertifikatën në hyrje në aeroplan, në sallë, restorant apo në kinema dhe teatër. Kjo është çështje e tyre.

Sa kohë është e vlefshme çertifikata?

Vlefshmëria e këtij dokumenti është përcaktuar me 180 ditë pas shërimit nga Covid-19, që do thotë gjashtë muaj pasi një person është shëruar nga kjo sëmundje. Por çertifikata mund të zgjatet nëse personi pas kësaj periudhe vaksinohet. Kohëzgjatja e vlefshmërisë pas vaksinimit ende nuk dihet. Ndërsa çertifikata pas një testi mund të zgjatë prej disa orë e deri në disa ditë, varësisht nga lloji i testit. Personat që ndërkohë janë vaksinuar mund të shkojnë tek autoritetet dhe të marrin këtë dokument pa pasur nevojë që të vaksinohen prapë. Kjo çertifikatë do të hiqet nga përdorimi në momentin kur OBSH ta shpallë të përfunduar pandeminë Corona./DW/

Tags: certifikatëdomethenievaksinim

TË LIDHURA

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2
Aktualitet

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
Next Post
BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, reagon Bashkimi Europian

Jeta e Ibrahimoviç bëhet film, rolin e tij do e luajë futbollisti shqiptar

Milani në lëvizje për pasardhësin e Ibrës, ja dy emrat që përfliten në Itali

Allegri largohet nga drejtimi i Juventusit pas 5 vitesh

Serie A, miku i afërt zbulon idetë e Alegrit për ekipin e ardhshëm në Itali

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com