Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane me një kancelar si Armin Laschet?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Cila do të jetë politika e jashtme gjermane me një kancelar si Armin Laschet?

Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si elektoratit gjerman, ashtu edhe botës. I drejtohej si Të Gjelbërve konkurentë në sondazhe, po ashtu përcaktonte ai linjën e politikës gjermane përballë ish-rivalëve brendapartiakë, si p.sh. Friedrich Merz-it.

CDU-ja, ndryshe nga Të Gjelbrit, nuk e ka paraqitur ende programin zgjedhor. Kështu që pozicionimet e Laschet-it në politikën e jashtme mund të shihen edhe si hapi i parë në programin zgjedhor të kësaj partie.

Në fjalën që mbajti në Fondacionin Konrad Adenauer, Armin Laschet-i u përqëndrua në temat që u interesojnë aktualisht gjermanëve në politikën e jashtme: në raportin e Gjermanisë me Bashkimin Evropian dhe botën pas pandemisë; në qëndrimin ndaj Rusisë dhe Kinës; në investimet ushtarake të Gjermanisë.

Si politikan i Realpolitikës, Laschet-i ndihet komod në këto tema edhe ndaj Të Gjelbërve, të cilët nuk janë krejt të lirë nga disa korniza ideologjike. Në politikën e jashtme ai ka mundësinë të jetë më i qartë se kandidatja e Gjelbër për kancelare, Analena Baerbock. Dhe se socialdemokratët, me kandidat për kancelar Olaf Scholz-in.

Në sondazhin e fundit të para tre ditëve të Institutit Insa, CDU/CSU-ja merr 25 përqind të votave, Të Gjelbrit 24%, ndërsa Socialdemokratët 16 %.

Rrethana të reja për politikën e jashtme gjermane

Laschet-i mbështet politikën e jashtme të kancelares Merkel, të zhvilluar më tej. Këtë politikë e mbështesin, në fakt, edhe shumica e gjermanëve. Por Lascheti shikon të nevojshme nisjen e një “dekade modernizimi” për Gjermaninë – që të ruajë aftësinë për veprim.

Ai evidentoi se kanë ndryshuar me themel kushtet për politikën e jashtme gjermane. Kjo ka të bëjë edhe me forcimin e Kinës. Lascheti e mbështet marrëveshjen e investimeve të BE me Kinën. Por Kinën ai e quajti njëkohësisht “konkurente, rivale dhe partnere”. Ky karakterizim është i ngjashëm me atë që kanë bërë së fundi për Kinën SHBA.

Qasje e re me instrumenta të rinj: një Këshill Kombëtar i Sigurisë

Rrethanave të reja Gjermania duhet t’u përgjigjet me një qasje të re. Kjo është e nevojshme që t’u rezistojë më mirë goditjeve shokuese nga jashtë, sulmeve kibernetike dhe krizave ekonomike.

Lascheti mendon se Gjermania duhet “të bëhet më strategjike”. Të hartojë strategji kombëtare, të cilat të miratohen nga një bazë e gjerë.

Nga njëra anë kjo do ta lejojë Gjermaninë të veprojë më shpejt, pasi me to do të parashikohen më mirë zhvillimet. Nga ana tjetër, me to do të bindet më mirë populli për angazhimet gjermane në botën e sotme, që është e ndryshme nga bota në të cilën është zhvilluar deri sot Gjermania. Si prioritet të parë ai përcaktoi ngritjen e një Këshilli Kombëtar të Sigurisë, që të jetë i vendosur në Zyrën Kancelarore.

Kandidati konservator për kancelar tha se “në momente vendimtare, vendi ynë ka nevojë për ekspertizën e gjithë qeverisë, duke përfshirë shërbimet e inteligjencës. Dhe të gjithë ata duhet të ulen në të njëjtën tavolinë”.

Ky Këshill do të përcaktojë p.sh. se cilat janë krizat e mëdha që përvijohen dhe si duhet reaguar. Pjesëtarë të Këshillit do të jenë aktorë të rëndësishëm, nga ekzekutivi, landet federale, shërbimet e inteligjencës. Këshilli do të zhvillojë një strategji kombëtare, të cilën do t’ia paraqese edhe Bundestagut. Strategjia do të hartohet në vitin e parë të legjislaturës dhe do të rishikohet në vitin e tretë.

Gjermania ka aktualisht një Këshill Federal të Sigurisë. Por ai është i kufizuar në disa ministri dhe mblidhet vetëm për çështje të caktuara.

“Bërthama e Evropës” dhe investimet ushtarake

Armin Lascheti u shpreh qartë që Gjermania është një vend i fuqishëm. Dhe në përputhje me këtë duhet të shpenzojë dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, në mënyrë që Nato-ja të mbetet “në gjendje të veprojë”.

Ai thumboi Të Gjelbrit kur tha se kush lëshon teza “të mjegullta” për këtë, nuk i plotëson kërkesat për kancelar. Kandidatja për kancelare e Të Gjelbërve, Analena Baerbock e ka quajtur “absurde” lidhjen e shpenzimeve ushtarake me Produktin Kombëtar Bruto. Ajo ka thënë se në rast fitoreje do të negociojë për këtë me Presidentin Biden. Kandidatja e Gjelbër kërkon „një kapitull të ri”. Si „kompensim të barrës në NATO” ajo përfytyron ngritjen e një “qëndre të mbrojtjes kibernetike”.

Kandidati konservator Laschet kërkon më tej edhe “një bërthamë të Evropës në politikën e jashtme”. Me këtë ka parasysh një grup vullnetar shtetesh të BE, që mund të mbështeten te Gjermania dhe Franca, të mbështeten në bashkëpunimin për të cilin janë dakorduar këto dy shtete në Traktatin e Ahenit.

Kjo bërthamë e Evropës mund të merret edhe me çështje armatimi dhe të politikës ushtarake. Kur t’i kërkojnë Gjermanisë mbështetje, ajo duhet ta ofrojë, tha Lascheti.

Qëndrimi ndaj Rusisë: konfirmim i politikës aktuale gjermane

Armin Lascheti tha se “nuk do të ndryshoj gjë në politikën e deritashme gjermane ndaj Rusisë”. Sipas tij, në rastin e Ukrainës, formati i Normandisë pengoi që lufta të shpërthente gjerësisht.

Ai kujtoi se “Rusia është fqinjë e Evropës”, se është partnere në shumë çështje, si p.sh. në politikën e klimës. Por nga ana tjetër, tha se sanksionet kundër Rusisë janë “të justifikuara”, sepse “zhvendosja e kundraligjshme e kufijve” është “e papranueshme”. Pushtimin e Krimesë ai e quajti “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Si i tillë, ai “nuk duhet të njihet”nga Evropa dhe Gjermania. Qëndrimi gjerman “do të jetë solidar me Shtetet Baltike”, kur ato ndihen të kërcënuara nga Rusia.

Përsa i përket projektit të gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani dhe në Evropë, Lascheti shprehu mbështetjen e tij. Ai tha se e quan “të drejtë qëndrimin e qeverisë gjermane, që ia dha të gjitha licensat projektit.” Por, pranoi se duhet shtruar pyetja se “cilat janë pasojat gjeopolitike (të projektit) ndaj Ukrainës?” Ai kërkoi që “ne të sigurohemi, që Ukraina të mos ndëshkohet”.

Të Gjelbrit e kundërshtojnë prerazi Nord Stream 2. Ata kanë deklaruar se po të vijnë në pushtet do të kërkojnë moratorium për këtë projekt në prag të përfundimit. Rezervat e tyre ushqehen nga shqetësimi për klimën, si edhe nga pasojat gjeopolitike të projektit.

Një evropian emocional

Armin Lascheti është një politikan emocional për Evropën. Si qeveria aktuale edhe ai e mbron multilateralizmin. Ai ka shprehur disa herë gatishmërinë për të rishqyrtuar idetë e francezëve për Evropën.

Kandidati për kancelar tha se hyrja në borxhe, e të gjitha shteteve të BE për të ndihmuar shtetet më të goditura nga Covid-19, ishte një hap epokal. E quajti „hap të duhur” Fondin e Rindërtimit të dalë nga iniciativa e Merkelit dhe e Macronit. Por ai e kundërshtoi me një “jo” të qartë idenë franceze për ta kthyer instrumentin e borxheve të përbashkëta në një instrument të përhershëm të Bashkimit Evropian.

Lascheti kujtoi se „gjermanët janë më të fortë, kur janë edhe të tjerë të fortë”. Në Gjermani janë të ndërgjegjshëm, për një element themelor: “se tregu i përbashkët mund të funksionojë vetëm kur janë të fortë edhe Spanja, edhe Greqia, edhe Portugalia, Italia dhe Franca”.

Prandaj, për kandidatin e CDU-së për kancelar, Fondi i Rindërtimit duhet të mbushet me jetë, në gjashtë vitet e ardhshme: “për të nxitur një dinamikë të re”, “jo për të mbyllur boshllëqe diku”./DW/

Tags: Armin Laschetgjermanipolitika e jashtme

TË LIDHURA

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terro*istët”
Bota

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terro*istët”

20:25 | 10/09/2025
Ambasada amerikane shuan shpresat e Dumanit për një mandat të dytë në SPAK
Bota

Ambasada amerikane shuan shpresat e Dumanit për një mandat të dytë në SPAK

20:00 | 10/09/2025
Protestat në Nepal/ Qytetarët i vënë flakën Pallatit Presidencial, shkak korrupsioni dhe mbyllja e rrjeteve sociale
Bota

Protestat në Nepal/ Qytetarët i vënë flakën Pallatit Presidencial, shkak korrupsioni dhe mbyllja e rrjeteve sociale

19:38 | 10/09/2025
Next Post
Tension te Juventusi, Ronaldos i dalin kundër edhe shokët e skuadrës

Mediat spanjolle: Ronaldo largohet nëse Juventus nuk kualifikohet në Champions

KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë (Emrat)

KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë (Emrat)

Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia çon në konflikt me SHBA!

Ish prokurori Hajdari: Llalla emëroi prokurorë të kontrolluar nga krimi

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terro*istët”
Bota

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terro*istët”

by mirseda
20:25 | 10/09/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që...

Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

20:21 | 10/09/2025
Ambasada amerikane shuan shpresat e Dumanit për një mandat të dytë në SPAK

Ambasada amerikane shuan shpresat e Dumanit për një mandat të dytë në SPAK

20:00 | 10/09/2025
Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush u emërua në krye të institucionit

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush u emërua në krye të institucionit

19:51 | 10/09/2025
Protestat në Nepal/ Qytetarët i vënë flakën Pallatit Presidencial, shkak korrupsioni dhe mbyllja e rrjeteve sociale

Protestat në Nepal/ Qytetarët i vënë flakën Pallatit Presidencial, shkak korrupsioni dhe mbyllja e rrjeteve sociale

19:38 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com