E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Ish prokurori Hajdari: Llalla emëroi prokurorë të kontrolluar nga krimi

“Ish kryeprokurori Adriatik Llalla vedosi në krye të zyrave të prokurorive krysore të vendit njerëz që kontrolloheshin nga krimi i organizuar”. Kështu ka deklaruar ish kreu i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari, në një intervistë me gazetarin Denis Minga në Report TV. Hajdari tha se, këtë alarm e ka dhënë që në vitin 2013, 2014, e deri kur dha dorëheqjen, në qershor 2016. Ai tha se, me ndëshkimin e Llallës merr udhë edhe pastrimi i politikës. “Ndëshkimi po nis aty ku edhe ka qenë dëmi më i madh, në vendimarrjen hetimore, ku është penguar edhe hetimi i korrupsionit”, tha Hajdari, duke mbështetur SPAK-un në këtë proces. “Duke nisur hetim te ata që kanë qenë pengues të institucioneve të drejtësisë, që kanë abuzuar me këtë detyrë, atëherë i hapet rruga edhe goditjes së të korruptuarve në politikë dhe institucione të larta shtetërore”, tha Hajdari.

Sipas tij, SPAK dhe BKH, duke mbledhur provat, mund të nisin një proces që shqiptarët kanë kohë që e presin. “Hapi i parë politik në politikë, më sa shihet, po nis me z. Berisha. Hetimi që ka nisur për ish sport klub “Parizani”është një lidhje me familjen e ish kryeministrit”, tha Hajdari, duke kërkuar mbështetje popullore për këtë institucion, sidomos nga opinioni publik. Ai paralajmëroi se, politika do ndjekë zakonin e vjetër, të tentativës për të ndërhyrë pranë hetimeve që të bllokojë proceset për individë të pushtetshëm. “Por e kanë gabim ata që mund të mendojnë se mund t’i kërcënojnë, pasi SPAK dhe BKH, me ligjin e ri, janë të pacënueshëm. E rëndësishme është që ata të vijojnë të hetojnë mbi prova”, tha Hajdari. Ai tha se, tashmë që prokurorët nuk do zgjidhen më nga orekset e politikës, por do të jenë nga vetë trupa e drejtësisë, do të kemi mundësi që drejtësia të veprojë me një standart tjetër dhe me proces edhe më të shpejtë. “SPAK e ka gjetur në proces çështjen e Llallës, vetëm se i dha një shtytje për ta përmbyllur, që të mos zvarritej”, tha Hajdari, duke shtuar se, ky është një tregues që SPAK do përshpejtojë edhe çështejt të tjera të lëna pezull dhe do hapë çështje që deri më sot dukeshin të paprekshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...

Prag konflikti, pritet tërheqja e Beogradit nga marrëveshjet me Kosovën

Menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lajmëruar për një mbledhje urgjente të...

“Prej vitesh e mendoja”/Vrau 8 persona në universitet, zbardhen detajet e rënda

Një person i armatosur ka vrarë të paktën 8 persona, në një universitet në qytetin rus të Perm, thonë zyrtarët. Sulmuesi shkoi në kampus...