E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Cikloni në Greqi i merr jetën fermerit 63-vjeçar shqiptar

Cikloni ‘Ianos’, ka shkaktuar viktimën e dytë, teksa mediat greke shkruajnë se fermeri i cili kishte humbur, u gjet i pajetë dhe ishte një 63-vjeçar shqiptar.

Viktima u gjet nga ekuipazhet e Brigadës së Zjarrit dhe djali i tij i cili i ishte bashkuar kërkimeve që prej ditës së djeshme.

Ndërkohë, një grua tjetër është ende e zhdukur në Njësinë Rajonale të Karditsa.

Ajo është një grua 40-vjeçare në Mouzaki e cila u rrëmbye nga ujërat e vrullshme të lumit Pamisos, kur u përpoq të kalonte rrugën e përmbytur me makinën e saj.

Në disa zona të Greqisë, ka ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, ndërsa zona të tjera të kërcënohen nga përmbytjet masive.

Cikloni  ‘Ianos’ është përshkruar si uragan mesdhetar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Futboll/ A do të shkrihet klubi i Elbasanit nga Bashkia?

Elbasani ra sezonin që sapo u mbyll nga niveli i dytë i futbollit shqiptar në nivelin e tretë. Për rrjedhojë, Bashkia ka vendosur të gjejë një...

‘Në PD e votoi 30% e anëtarësisë’/ Nishani: Si mund t’i fitojë zgjedhjet Basha?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka reaguar ashpër kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se rizgjedhja e tij në krye të...

‘Sot priten 11 mijë doza të Pfizer’/ Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit në ''Sheshin Skëndërbej'', deklaroi se tashmë është ulur...

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit të qendrës së majtë, Stefan Löfven. Ai bëhet kryeministri i parë që rrëzohet nga...

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Si transferohen numrat e regjistruar nga Androidi në iPhone duke përdorur një adresë e-maili në Google 1-Së pari sigurohu që kontaktet tuaja të jenë të...