Për shumë dalja në pension do të thotë fillimi i një jete të qetë dhe pa shumë aktivitete. Por, është një çift i cili na mëson krejt ndryshe. Njihuni me Debbie dhe Michael Campbell të cilët vendosën të shesin gjithçka që ata kishin dhe të shpenzonin kohën duke, udhëtuar botën. Që prej fillimit të kësaj aventure në 2013, Debbie e cila sot është 62 vjeçe dhe Michael 72 vjeç, kanë vizituar 80 shtete. Por, janë ende shumë larg përfundimit. Gjithë udhëtimet e tyre nga Amerika drejt më shumë se 250 qyteteve, ata i dokumentojnë në blogun e vetë ‘Senior Nomads’.
Për të gjetur hotelet apo shtëpitë, çifti përdor programin Airbnb, ku deri më tani kanë qëndruar në më shumë se 170 të tilla. Për këtë fakt, Airbnb i ofroi një mundësi për intership, duke u kthyer në personat më të moshuar që janë bërë pjesë e kompanisë. Ata i kanë financuar këto udhëtime nga financimet e veta dhe duke shitur shtëpinë në Seattle, makinat dhe barkën.
Çifti është duke shijuar ëndrrën e shitjes së gjithçkaje dhe të shohin gjithë botën. Edhe pse kjo lloj jetese nuk është për të gjithë, Campbell i japin një këshillë gjithë grupmoshës së tyre. Ku sipas tyre, duke përdorur burimet tuaja, ju mund të largoheni nga modeli tradicional i daljes në pension. Dhe të shijoni sa më shumë jetën, ose të paktën të udhëtoni më tepër./ TIRANA TODAY