Ish-ministri i Brendshëm ka marrë sot vëmendjen e të gjithë medias dhe opinionit publik, teksa pati paralajmëruar një konferencë, pas 1 viti heshtje.
I akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, Saimir Tahiri ka pasur shumë simpatizantë që i kanë besuar verbërisht pafajësisë së tij.
E tillë ka qenë një grua, e cila ka shkuar në hotelin ku Tahiri dha deklaratën për shtyp. Madje, ajo i ka puthur dorën deputetin, ndërsa e ka quajtur “mbret”.
“Je mbreti i Shqipërisë. Kam ardhur nga Italia për të të takuar ty”, i tha gruaja ish-ministrit duke e puthur e përqafuar. Por nuk ka qenë e vetme, pasi edhe disa gra të tjera kanë i janë afruar dhe i kanë kërkuar ta puthin.