Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Çfarë pritet të bëjë Banka e Shqipërisë për vjedhjet online në Shqipëri

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Çfarë pritet të bëjë Banka e Shqipërisë për vjedhjet online në Shqipëri

Tashmë blerjet online janë më të sigurta, falë një aplikacioni të instaluar nga Banka e Shqipërisë.

Kështu, ky aplikacion monitoron rreziqet operacionale që nënkuptojnë abuzimet gjatë transportit dhe magazinimit të vlerave monetare cash.

Banka e Shqipërisë ka njoftuar në një raportim të posaçëm për Kuvendin se në muajt nëntor-dhjetor, Departamenti i Kontrollit në bashkëpunim me Departamentin e Administrimit, finalizuan procedurën e prokurimit të rinisur në prill 2016, për blerjen e një aplikacioni për menaxhimin e automatizuar të auditimeve dhe të procesit të menaxhimit të rrezikut operacional.

Banka Qendrore i ka forcuar dukshëm masat ndaj rreziqeve operacionale, qysh kur u zbulua vjedhja prej rreth 6 milionë eurosh në 2014.

Në një raportim të posaçëm për Kuvendin, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në muajt nëntor-dhjetor, Departamenti i Kontrollit në bashkëpunim me Departamentin e Administrimit finalizuan procedurën e prokurimit të rinisur në prill 2016 për blerjen e një aplikacioni për menaxhimin e automatizuar të auditimeve dhe të procesit të menaxhimit të rrezikut operacional.

Pas disa vitesh inicimi dhe dështimi të procedurave për përftimin e nje software-i të tillë, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ka finalizuar me sukses procesin e blerjes, duke përzgjedhur një nga ofruesit më seriozë dhe më të vlerësuar në fushën e auditimit të brendshëm dhe të përdorur nga shumë banka qendrore, shkruan Monitor.al.

Mësohet se viti 2017 do të nisë me implementimin e aplikacionit, trajnimin e stafit për përdorimin dhe popullimin e aplikacionit me të dhënat historike të Auditimit të Brendshëm dhe Rrezikut Operacional.

Më herët, Banka e Shqipërisë ka miratuar politikën auditimit të brendshëm dhe rishikimin e rregullores së funksionimit të Departamentit të Kontrollit, hyri në fuqi mënyra e re e procesit të shqyrtimit dhe miratimit të planit vjetor të Auditimit të Brendshëm në Bankën e Shqipërisë, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.

Banka e shqipërisë dy vitet e fundit ka hartuar rishtas shumicën e rregulloreve që rrisin kontrollet në të gjithë sistemin e lëvizjes së cash në rrjetin e saj.

Në funksion të rritjes së eficiencës së kontrolleve, Banka e Shqipërisë njoftoi se tashmë funksionon Komiteti i Auditit. Komiteti përbëhet nga 3 anëtarë të jashtëm të Këshillit: Petraq Milo (Kryetar), Ela Golemi dhe Denada Prifti. Gjatë 2016-ës, Komiteti i Auditit u mblodh shtatë herë. Mbledhjet kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin ndërmjet anëtarëve të Komitetit, inspektorit të Përgjithshëm dhe punonjësve të Departamentit të Kontrollit, si dhe auditorit të jashtëm të pavarur.

Banka i ka shpjeguar kuvendit se, Komiteti i Auditit është takuar rregullisht me inspektorin e Përgjithshëm. Në këto takime është diskutuar organizimi i Departamentit të Kontrollit dhe plani vjetor i auditimit. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar burimeve të nevojshme njerëzore dhe financiare për përmbushjen e planit vjetor. Si rezultat i këtyre takimeve, anëtarët e Komitetit kanë krijuar një kuptim më të qartë të sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe administrimit të rreziqeve në BSH.

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Inter, Pioli largohet vetëm për një emër të madh

Inter, Pioli largohet vetëm për një emër të madh

Atentat me armë zjarri, në Shijak, pas një konflikti të çastit

Atentat me armë zjarri, në Shijak, pas një konflikti të çastit

Turqi, shpërthim i fuqishëm në Diyarbakir. Disa të plagosur

Turqi, shpërthim i fuqishëm në Diyarbakir. Disa të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com