Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri

Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe demokratizimit të saj. Ata e vendosin theksin tek mungesa e demokracisë së brendshme, si shkak për gjendjen ekzistuese dhe humbjet e njëpasnjëshme, por a mundet kjo lëvizje të sjellë vërtetë hapjen dhe demokratizimin e PD-së?

Në fakt, nga të gjitha aspektet, Foltorja e z. Berisha nuk reflekton aspak frymën e demokratizimit që pretendon. Nga aspekti retorik, ajo nuk prodhon debat, arsye, argumente, por vetëm akuza, linçime, agresivitet, teori konspirative, inkoherencë logjike, hiperbolizim ekstrem në sulme, etj. Ajo nuk karakterizohet aspak nga racionaliteti, maturia, bashkëpunimi, toleranca, respektimi i institucioneve të organizatës, por krejt e kundërta. Seancat e saj janë të mbushura me zemërim, urrejtje, alarm, kushtrim, kërcënim, arrogancë, cinizëm, çfarë sinjalizojnë një kulturë politike që e ka të vështirë të bashkëndajë hapësirën me të tjerët dhe nuk mund të priret drejt zgjerimit të organizatës ndaj shtresave më të gjera të shoqërisë.

Gjuha e mbështetësve të z. Berisha është përjashtuese, antagoniste, hermetike, më shumë se e vetë doktorit. Ata nuk pranojnë debat dhe arsye. Turma aktivistësh të përfshirë në mbrojtje të tij sulmojnë në mënyrë histerike çdo njeri që shprehet kundër duke akuzuar gjithkë si të shitur, të pabesë, agjent në shërbim të Ramës, këlysh të SOROS-it apo servil të kryetarit. Takimet në foltore nuk synojnë ti bëjnë njerëzit të reflektojnë e mendojnë drejtë, por vetëm të shfrytëzojnë frustracionet kolektive, duke i shkarkuar ato ndaj kryetarit të partisë. Gjithashtu, mediat dhe figurat politike në mbështetje të tij, ndërsejnë turma njerëzish të inatosur, fabrikojnë lajme të rreme dhe tjetërsojnë faktet në mënyrë që të intensifikojnë tensionin. Ato kërkojnë të shkatërrojnë kushtet për shprehjen e mendimit të lirë, me qëllim që të pengojnë publikun qër të dëgjojë dhe gjykojë në mënyrë të kthjellët dhe arsyeshme. Kjo natyrisht nuk mund ti shërbejë demokratizimit të asnjë organizate.

Përveç kësaj, njerëzit që janë mbledhur rreth z. Berisha, pa llogaritur militantët e tij besnikë, janë përgjithësisht figura që përfaqësojnë pjesën më regresive të PD-së. Shumica prej tyre janë të stërkonsumuar, ricikluar dhe ezauruar plotësisht, njerëz të dhjamur prej dekadash në korritoret e një politike banale si kjo e këtyre 30 viteve, prej së cilës qytetarët janë velur e neveritur prej kohësh tashmë. Akomodimi i tyre tregon mungesë të thellë alternative dhe ofron një pamje të trishtë të PD-së që projekton Foltorja. Pretendimi se kjo parti mund të ringrihet, reformohet, hapet e demokratizohet me “rraqe të vjetra” të paarnueshme si këto është krejtësisht pa vend.

Për vetë kushtet në të cilat vepron, Foltorja nuk ka as mundësi e as qëllim të hapë e demokratizojë partinë. Ajo ka nisur si përpjekje për mbijetesën e një njeriu dhe mbështetësve të tij, të cilët luajnë shansin e tyre të fundit për të mbetur në politikë. Ajo mbështetet nga një masë militantësh radikalë që përfaqësojnë një model politik gjithashtu në kushte mbijetese, i cili ndeshet tashmë me erozionin e vet në pamundësi për t’u përshtatur me kohën. Në kushte të tilla, në një rast hipotetik fitoreje Foltorja premton një parti mbijetese, jo një parti të hapur e demokratizuar, të ndërtuar për të përfaqësuar shtresa të gjera të popullsisë.

Vetë fryma, mendësia, tipologjia e grupit që shkon në foltore, por edhe e figurave politike që sillen rreth saj, është e tillë që, edhe në kushte normale, nuk mund ta shpjerë partinë drejt hapjes. Gjatë këtyre viteve kjo frymë ka penguar dhe sulmuar çdo prurje të re në PD dhe çdo risi në të bërit politikë, duke e parë si të huaj e të papranueshme në raport me atë që ajo e quan “identitet i PD-së”, i cili instalohet si diçka fikse, të paadaptueshme me nevojat e kohës. Fondamentalizmi është gjithmonë pengesë për çdo ndryshim dhe nën frymën e tij organizata është e destinuar të mbetet në stanjacion të përhershëm. Në kushte të tilla, nën perceptimin e të qenin të rrethuar nga armiq e komplote botërore, ata do ta shndërrojnë organizatën në garnizon ushtarak duke parë tek çdo njeri armikun e brendshëm apo të jashtëm, agjentin e Ramës apo SOROS-it.

E izoluar nga ndërkombëtarët, e papëlqyer nga publiku, e vjetëruar dhe varfëruar në terma, ide e mjete politike, PD-ja e foltores do të fshihet pas teorive konspirative, për të justifikuar vetveten dhe rrugën e saj të dështimit, që do ti shfaqet që ditën e parë të rikthimit. Ajo do të priret gjithmonë e më shumë ta shohë si kërcënues e armiqësor mjedisin politik, gjë që do ta çojë gjithmonë e më shumë drejt mbylljes rradhështrënguar kundër armiqve.  Në një përfytyrim të tillë ajo nuk do të mund të krijojë dot një model politik normal, me aksion politik të përqendruar në institucione, me një projekt konkurrues e gjithpërfshirës. Kjo është mënyra e përkryer sesi një forcë politike mund të shkatërrohet. Ajo shndërrohet kështu në një sekt fanatikësh që lufton me mullinjtë e erës në cepin e vet të harruar.

Tags: ergys mertiriFoltorjaPD

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve

Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve

Mirëmbajtja e rrjetit, sot stakohet energjia elektrike në këto zona të Tiranës

Mirëmbajtja e rrjetit, sot stakohet energjia elektrike në këto zona të Tiranës

“Big Brother” ndëshkon banorët VIP: Të gjithë bëni gati valixhet! (VIDEO)

"Big Brother" ndëshkon banorët VIP: Të gjithë bëni gati valixhet! (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com