Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çfarë pasojash shkakton nëpër botë, zhvendosja e rërës së shkretëtirave

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë pasojash shkakton nëpër botë, zhvendosja e rërës së shkretëtirave

Pluhuri që zhvendoset nga shkretëtirat në mbarë botën, shkakton një sërë efektesh në ekosistemet e të gjithë planetit, të cilat arrijnë deri edhe në modifikimin e klimës në Tokë. Për t’i vlerësuar këto efekte, studiuesit e atmosferës analizojnë rrugëtimin e stuhive të pluhurit, nga pika e tyre nistore në zonat më të thata të planetit, deri në mbërritjen e tyre, praktikisht kudo.

”Disa rajone të veçanta të Tokës, si Saheli, por edhe disa zona shkretinore në Tunizi dhe Libi, janë burim i stuhive të mëdha të pluhurit të Saharasë”- thotë biologu dhe studiuesi italian Stefano Guerconi.

“Rëra që largohet nga Sahara, mesatarisht rreth 200 milionë tonë në vit, shkon drejt Atlantikut (170 milionë tonë) dhe mbërrin deri në Karaibe (5 milionë), ose përshkon Mesdheun drejt Evropës (25 milionë ton)”.

Një ”supë” me rërë

Por më shumë sesa udhëtimi, më interesantë janë “udhëtarët” dhe “ndalesat”. Në fakt rëra që ngrihet nga era dhe largohet nga shkretëtira, nuk përbëhet vetëm nga kuarci, si ajo e plazheve. Ajo përmban edhe minerale të tjera, por edhe çdo gjë tjetër që është mjaft e vogël për t’u rritur, si pjalmi ose viruset.

Për më tepër, kur era përfshin edhe sipërfaqen e detit, në ajër ngrihen pikëza uji dhe grimca kripe, të cilat i bashkohen rërës. Grimcat më të mëdha, bien sërish poshtë pas disa kilometrash. Nëse kjo gjë ndodh mbi det, shkakton një seri ngjarjesh interesante.

“Disa zona detare janë shumë të varfra në lëndë ushqyese, sidomos në hekur, dhe kjo gjë e kufizon rritjen e organizmave detarë, siç janë algat mikroskopike. Ndërkohë, hekuri gjendet me bollëk tek rëra”– thotë Guerconi.

“Plehërimi” i oqeanit

Për shkak të efektit fertilizues të hekurit, kur pluhuri i ngritur nga stuhia bie sërish mbi det, zhvillohen “lulëzime të algave”, të cilat mbulojnë qindra kilometra katrorë oqean. Kjo dukuri është vënë re si në Detin e Karaibeve (ku algat stimulohen nga rëra e Saharasë) ashtu edhe ne veri të Oqeanit Paqësor, që “fekondohet” nga pluhuri i shkretëtirës së Gobit.

Llojet e atyre që rriten jashtë çdo proporcioni janë zakonisht cianobakteret ose algat mikroskopike si diatomet, që janë afta të bëjnë fotosintezën. Kur popullsia e tyre rritet, atothithin shumë dioksid karboni (molekula e përdorur për fotosintezë). Por dioksidi i karbonit është gjithashtu “fajtor”, për rritjen e temperaturës së planetit, duke shkaktuar një rritje të efektit serë.

Duke thithur CO2, algat e zvogëlojnë ngrohjen globale. “Duke përfituar nga ky fenomen,
ka pasur disa përpjekje për ta “fekonduar”oqeanin me sasi të mëdha hekuri”- thotë eksperti italian. Rezultatet, por sidomos pasojat e mundshme, janë të diskutueshme. Por në një eksperiment të vitit 1999, të quajtur SOIREE (Southern Ocean Iron Release Experiment), lulëzimi i madh algave ishte i dukshëm edhe nga hapësira.

Retë e krijuara nga pluhuri

Por nuk është kjo e gjitha. Grimcat e rërës të pasura me hekur, kanë gjithashtu një ndikim të madh tek shirat, sepse të kombinuara me përbërjet e squfurit të pranishëm në atmosferë, ato veprojnë si “bërthama kondensimi”, rreth të cilave mblidhen molekulat e ujit që formojnë retë. Nga ana tjetër, retë e ftohin planetin, duke bllokuar rrezet e diellit. Këtyre mund t’ushtohet edhe një gaz i prodhuar nga algat fitoplanktonike, dms, që e rritin edhe më shumë prodhimin e reve.

Sëmundjet “fluturuese”

Por pluhuri i shkretëtirës mbart edhe qenie të gjalla. Deri kohët e fundit shkenca mjekësore, pretendonte se asnjë organizëm nuk mund të përballojë një “udhëtim” në atmosferën e sipërme, pasi rrezet ultravjollcë janë të afta të vrasin çdo bakter.

Por analizat mbi pluhurin e ngritur nga era (edhe pse jo në një distancë të madhe) kanë zbuluar se ai përmban baktere, kërpudha dhe viruse patogjene. Ndër ta spikat bakteri që shkakton salmonelën, dhe një tjetër që shkakton meningjitin.

Po ashtu ka shumë lloje kërpudhash, që prekin si njerëzit ashtu edhe kafshët ose bimët e tjera. Në mostrat e pluhurit u gjetën kërpudha që shkaktojnë tek njerëzit koksidiomikozë (që shkakton eritemë, abscese dhe plagë në lëkurë), ndërsa të tjera që prekin patatet, thjerrëzat, grurin, kallamin e sheqerit, bimën e kafes dhe bananen.

Për këtë arsye, kur grimcat e imëta afrikane mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, ato mund të shkaktojnë alarm tek autoritetet shëndetësore. Meqenëse shumë grimca janë shumë të vogla (madje më pak se 2.5 mikrometra në diametër), ato ka të ngjarë të shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes.

Por fatmirësisht pluhuri i shkretëtirës ka edhe efekte pozitive. Nëse hekuri fekondon algat e oqeanit, të njëjtin rol luajnë edhe fosfori dhe komponimet e tjera pyjore. Dhe ato ndodhen në pyje shumë të largëta:rërat nga Saharaja apo Saheli arrijnë në xhunglën e Amerikës së Jugut. Edhe rëra e shkretëtirave të Kinës arrin deri në ishujt Hauai, duke fekonduar pyjet e tij tropikalë, që rriten në një tokë shumë të varfër në minerale.

Efektet kontradiktore

Efektet e stuhive të rërës, dhe veprimet e njeriut për t’i luftuar ato mund të jenë paradoksale. Siç e thekson Endi Rixhuell i Fakultetit të Shkencave Mjedisore në Universitetin e Anglisë Lindore në Noruiç “nëse do të vazhdojë lufta kundër shkretëtirëzimit (me shndërrimin e shkretëtirës në tokë bujqësore) dhe do të ketë në të ardhmen një sukses i madh, kjo mund të shkaktojë një ulje të emetimit të rërës, dhe për rrjedhojë një rënie të fekondimit të oqeaneve”.

Dhe më pak fekondim, do të thotë që algat thithin më pak dioksid karboni. Prandaj, në mënyrë paradoksale, lufta kundër shkretëtirëzimit, mund të çojë në një rritje të ngrohjes globale të planetit. /bota.al

Tags: pluhuri i shkretëtirës

TË LIDHURA

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

11:32 | 10/03/2026
Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës
Bota

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin
Bota

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Next Post
Greqia shtyn masat anti-Covid

Greqia shtyn masat anti-Covid

Dërgoi trupa në Kazakistan, Putin bën lëvizjen e radhës

Dërgoi trupa në Kazakistan, Putin bën lëvizjen e radhës

Sot votohet për shkarkimin e Metës

Kur të jep mend Ilir Meta!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com