pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetbetgaranti girişesbettambet girişbetgaranti1win güncel giriştambetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişbetgaranti güncel giriştambet güncel giriş1win girişimajbet girişimajbet1winJojobetholiganbetlimanbetbetkanyononwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetbetgarantitambet1winjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çfarë mund të na mësojë magjia mbi mendjen njerëzore

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha

Nga: Avery Hurt “Discover Magazine”

Abneri i Mahnitshëm e rrotullon pelerinën, tund shkopin e tij dhe nxjerr një lepur nga një kapele. Poli Presto bën që asistenti i saj të zhduket ndërsa ndodhej brenda një dollapi të mbyllur. Një i moshuar në një park gjen një monedhë të fshehur pas veshit tuaj.

Ju e dini që aty ka një lloj hileje, por gjithsesi duket kaq reale.

Por si ia bëjnë këta prestigjatorë?Magjia është një formë arti, dhe magjistarët nuk i zbulojnë lehtë metodat e tyre. Por me kalimin e viteve, ata kanë ndarë disa nga sekretet e trukeve më tradicionale. Për shembull, në një video në YouTube të postuar në vitit 2010, dyshja e magjistarëve Pen dhe Teler tregojnë çfarë fshihet pas atij që mund të jetë iluzioni më klasik i magjisë:”prerja” e një asistenti përgjysmë.

Edhe pse magjistarët përdorin rekuizita, si dollapë me pasqyra të fshehura dhe kuti prej kartoni, nuk janë këto që mundësojnë funksionimin e hileve. Magjia e vërtetë qëndron në mendjet e audiencës, dhe në artin e magjistarit në manipulimin e atyre mendjeve. Pasi kur e sheh nga afër magjinë, ti gjen neuroshkencën.

Ronald Rensink është profesor i psikologjisë në Universitetin e British Kolumbia në Vankuver, Kanada. Ai është i specializuar në vëmendjen vizuale, dhe njihet si një nga pionierët e studimit shkencor të magjisë. “Pen dhe Teler, mund të mashtrojnë mijëra njerëz në të njëjtën kohë. Truket e tyre duken kaq shumë të besueshme”- thotë Rensink.

Kjo sugjeroi që efekti bazohet në diçka thelbësore mbi mënyrën e funksionimit të mendjeve njerëzore. Ajo që Rensink dhe të tjerët zbuluan kur nisën të studionin shkencën e magjisë, është se magjistarët përfitojnë nga fakti shumë i çuditshëm se ajo që ne shohim nuk është në të vërtetë ajo që duket.

“Sistemi ynë vizual sheh qartë vetëm rreth 1/1000 e gjithë fushës vizuale”- shpjegon Stefën Meknik, neuroshkencëtar në qendrën shëndetësore “SUNY Downstate”, dhe gjithashtu një pionier i studimit shkencor të magjisë. Por atëherë, si arrijmë ta shohim panoramën e madhe?

Pjesën më të madhe të punës e bën truri ynë. Pra kjo do të thotë se truri plotëson atë që mungon, bazuar në përvojën e mëparshme dhe një farë logjike. Ose siç shprehet Meknik “Gati gjithçka që shihni – 99 për qind ose më shumë – është e trilluar nga truri juaj. Është një vlerësim i asaj që në të vërtet po ndodh atje”.

Rensink thotë se një magjistar mund të krijojë një realitet që është shumë i ndryshëm nga ai që ata shohin. “Në thelb, një magjistar i mirë mund të kontrollojë një pjesë të mirë të mënyrës se si truri juaj i interpreton gjërat”- thekson ai.

Shpesh njerëzit thonë se magjistarët e përdorin shpërqendrimin, për të penguar audiencën të shohë truket e tyre. Por çështja është më komplekse se kaq. “Ata e drejtojnë vëmendjen tonë me shumë shkathtësi larg metodës së fshehtë”- deklaron Suzana Martinez-Konde, gjithashtu një neuroshkencëtare në “SUNY Downstate”.

Dhe sërish është truri ai që e ndihmon magjistarin. Në vitin 1999, psikologët konjitivë Kristofer Shabris dhe Daniel Simons, kryen një eksperiment që u bë i famshëm. Pjesëmarrësve iu kërkua të shikojnë një video të shkurtër të një loje basketbolli dhe të numëronin sesa herë pasonin tek njëri-tjetri lojtarët e ekipit që mbante uniformat e bardha.

Afro 50 për qind e subjekteve nuk arritën ta vënë re që ndërsa po numëronin pasimet e atij ekipi, një person i veshur me kostumin e një gorille po shëtiste në qendër të fushës, madje duke ndaluar në mesin e saj për të goditur gjoksin me grusht.

Këtë mund ta provoni vetë, dhe nëse përpiqeni vërtet të numëroni me saktësi pasimet, me siguri që nuk do ta shihni gorillën. Kjo verbëri e vëmendjes, është një shans i artë për një magjistar. Duke e shtyrë audiencën të përqendrohet tek një gjë e veçantë, magjistarët mund t’i bëjnë ata të mos shohin atë që nuk dëshirojnë ta shohin.

Ndërkohë, magjistarët përdorin kundër jush edhe kujtesën. Ju mund të keni vënë re se pas një numri të caktuar, magjistari mund t’ju rikthejë sërish nëpër atë që sapo ndodhi. Por këto detaje shpesh nuk janë tamam të sakta. Për shembull, magjistari mund të thotë, “dhe pastaj kur ti përzjeve letrat…” kur në fakt, ishte magjistari ai që e bëri këtë.

Duke ndryshuar këto detaje, magjistari ka vendosur tek ju kujtime të rreme, ose minimumi e ka përzier kujtesën tuaj për ngjarjen, duke e bërë të vështirë bashkimin e pjesëve dhe kuptimin e asaj që ka ndodhur në të vërtetë kur të mendoni pak më vonë.

Pra, meqë shkencëtarët dinë shumë rreth mënyrës se si funksionon mendja e njeriut, a duhet të jetë shumë të vështirë që ata vetë të mashtrohen nga një tjetër prestigjator? Në fakt nuk është kështu. Shkencëtarët dhe profesionistë të tjerë, priren gjithashtu të jenë shumë të mirë në përqendrim thotë Rensink. Dhe kjo gjë e bën më të lehtë drejtimin e vëmendjes së tyre.

Gjithsesi, ekziston një grup që mund të mashtrohet me shumë vështirësi:fëmijët.

Fëmijët janë shumë të dobët në drejtimin e vëmendjes së tyre, dhe kjo përbën një sfidë të vërtetë për magjistarët që shpresojnë t’i përqendrojnë ata tek numri i tyre. “Për këtë arsye magjistarët që punojnë me fëmijë janë më të respektuarit”- thotë Rensink.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/mind/what-magic-can-teach-us-about-the-human-mind

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: “Magjia”mendje njerezoremesim

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Sondazhi/ Kush do i fitojë zgjedhjet nëse do votohej këtë të dielë

Europa Ligë/ Përmbysje spektakolare e Romës, Arsenali e pëson në fund

A ka krizë në kufirin SHBA-Meksikë?







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

by mirseda
22:59 | 10/06/2026
0

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Me thirrjet “Edi Rama...

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com