Sondazhi/ Kush do i fitojë zgjedhjet nëse do votohej këtë të dielë

Emisioni “Open” transmetoi mbrëmjen e sotme sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.

Nga të dhënat, është bërë një krahasim me sondazhin e realizuar në muajin mars. Nga të dhënat rezulton se nga muaji mars në prill, PS ka pësuar zbritje nga 48.7% në 48.4% dhe PD ka zbritur nga 40.6% në 39.3%. Edhe Vetëvendosja ka zbritje nga 2.3 në 0.8%.

Ndërsa LSI ka një rritje nga 4.6% në 5%. Edhe Nisma Thurje ka rritje nga 1 në 1.7%; PSD ka rritje nga 0.9 në 1.7% dhe Lëvizja për Ndryshim ka arritur në 1.6% nga 0.7% që ishte në muajin mars.