Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë modelesh po ofrojmë për fëmijët?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Çfarë modelesh po ofrojmë për fëmijët?

“…Nuk duhet t’u japim fëmijëve sasi dijesh, por instrumentet për ta kërkuar atë, instrumente kulturore që të dijë të krijojë, ta shtyjnë deri aty ku ai mundet; më pas sigurisht na takon gjithmonë ne ta shtyjmë më tutje e ta ndihmojmë të përmirësojë instrumentet e tij”, shkruante dikur shkrimtari i njohur italian i librave për fëmijë.

Gianni Rodari, duke ftuar prindërit që t’u japin fëmijëve orientimin për të kuptuar se në cilën anë ia vlen të vrapojnë, kë duhet të ndjekin, kujt duhet t’ia zgjasin dorën që t’i tërheqë drejt së nesërmes, apo që të vijë drejt tij.

Duhet ta pohojmë se hendeku sot mes brezave është shumë më i madh se ai që kemi pasur ne me prindërit tanë, apo prindërit tanë me gjyshërit. Ky hendek, i rrethuar nga ritmi shumë i shpejtë i jetës, e sidomos dominimi i jetës së spektakleve dhe konsumit, ka bërë që detyra e çdo prindi të bëhet edhe më e vështirë.

Por, nga ana tjetër, të mendosh se edukimin mund ta marrin në dorë vetëm mësuesit (pa vënë në dyshim rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë ata në edukimin e fëmijëve), do të thotë të krijosh një iluzion që më pas do të na sillte vetëm zhgënjime, pasi ata janë të vetëm përballë natyrave, aftësive dhe kulturave nga më të ndryshmet që shfaqin fëmijët.

Sipas psikologut të njohur grek, Niko Sideris, “fëmijët nuk kanë nevojë për psikolog, por për prindër!”. Sideris vë theksin në rëndësinë që merr prindi në rolin e tij në familje, për të krijuar mundësinë e një bashkëbisedimi. Natyrisht, pa u kërkuar fëmijëve që të na shohin si shokët më të ngushtë, por si njerëzit me të cilët ata mund të bashkëbisedojnë dhe ngrenë pyetjet e duhura, e pa dyshim të ndiejnë sigurinë se fjala dhe veprimi i tyre do të merret seriozisht si në fitore, ashtu edhe në humbje.

Madje, një nga profesorët në Universitetin e Prinstonit në SHBA, këshillonte prindërit që t’i linin fëmijët të humbitnin vetë. Madje, sipas tij, sa më parë të mësohen me humbjen, ata do të kuptojnë se në jetë nuk mund të fitojnë gjithçka, se nuk mund të kenë gjithçka dhe, se humbja nuk është fundi i botës dhe, se përmes humbjes mund të mësojnë shumë gjëra, që ndonjëherë fitorja nuk mund të t’i japë. Kjo nuk do të thotë se ne kemi më shumë nevojë që të humbim, por thjesht të mos kemi frikë nga humbjet.

Por, ne këtë bashkëbisedim, ajo që mbetet me një rëndësi është mënyra se si do t’u flasim fëmijëve për të afërmit, për fqinjin, për shokun e bankës, për shokun e lagjes, e sidomos për të gjetur mënyrën e pranimit të tjetrit, që është ndryshe nga ne. Sepse “Tjetri” është gjithnjë një sfidë, e ndoshta sfida më e vështirë e njëkohësisht më e rëndësishmja për këdo, pasi përmes “Tjetrit” ne arrijmë të shohim apo kuptojmë veten.

Në këto 27 vite të ndryshimeve politike në shoqërinë shqiptare, si pasojë e kulturës së marrë nga diktatura, ku “Tjetri” ishte në shumicën e rasteve një armik i mundshëm apo një spiun, ne kemi ecur shumë pak në përvijimin dhe pranimin e “tjetrit ndryshe nga ne”.

Ne, si shoqëri, jemi ndoshta të fundit nga shoqëritë evropiane që diskutojmë sot në shkolla se si mund t’i integrojë fëmijët me aftësi ndryshe, se si do të sillemi me ata që janë me ngjyrë ndryshe nga ne, me ata që nuk kanë statusin social njëlloj me ne. Dhe kjo pamundësi kuptimesh vjen më së shumti nga mungesa e një bashkëbisedimi në familje, ose, edhe më keq, nga një orientim i familjes për të ndërtuar superioritetin me tjetrin jo përmes dijes, jo përmes vlerave.

Fëmijët sot, të cilët janë të bombarduar me informacione dhe modele tallava, nga bota e spektaklit dhe nga joshja e gjithanshme, kanë nevojë për më shumë komunikim me prindërit. Është e vërtetë që të gjithë prindërit nuk e kanë këtë mundësi, por ama çdonjëri prej prindërve duhet ta shtyjë të lexojë, të mësojë, duke pyetur pa drojë se cilat janë vlerat e vërteta të jetës. Sepse, ne nuk kemi nevojë vetëm për liri, por edhe për përgjegjshmëri ndaj lirisë sonë, ndaj vendimeve tona.

Ndaj, është me rëndësi t’u themi fëmijëve se të jetosh më mirë nuk ka vetëm një përgjigje, e aq më pak që të jetë e lidhur vetëm me paratë. Janë dhjetëra pyetje që janë edhe më të rëndësishme, për t’i dhënë kuptim pyetjes: Pse jetojmë? Është në përgjegjësinë e prindërve, e pastaj edhe mësuesve, që t’i ndihmojmë fëmijët që këto pyetje t’i bëjnë pa frikë dhe ne t’i ndihmojmë të notojnë në përvoja që u japin kuptim hapave të tyre. (Panorama)

Tags: Agim Baçidijafemijetfitorethumbjetmodelet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Çfarë do të bëjë BE me qeverinë “Rama 2”?

Çfarë do të bëjë BE me qeverinë "Rama 2"?

Ekonomia gjermane po humbet vrullin e dikurshëm

Ekonomia gjermane po humbet vrullin e dikurshëm

Berisha pranon gabimet e opozitës, i drejtohet Ramës: Hajde bëjmë testin e drogës

Berisha pranon gabimet e opozitës, i drejtohet Ramës: Hajde bëjmë testin e drogës







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com