Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 9 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 9 nëntor?

9 Nëntor 1989- Bie Muri i Berlinit

Më 23 gusht 1989, Hungaria hoqi gardhin me tela me gjemba në kufirin e saj me Austrinë, dhe në shtator, më shumë se 13.000 turistë gjermanë nga Gjermania Lindore u arratisën në Austri. Kjo ngjarje shkaktoi një zinxhir ngjarjesh të tjera. Hungarezët ndaluan shumë gjermano-lindorë të tjerë që të kalonin kufirin, dhe i rrikthyen ata në Budapest.

Po këta të fundit mësynë në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore, dhe refuzuan të ktheheshin në Gjermaninë Lindore. Autoritetet komuniste reaguan menjëherë, duke mos lejuar asnjë udhëtim drejt Hungarisë. Por kjo lëvizje shkaktoi një incident të ngjashëm në Çekosllovakinë fqinje, dhe u pasua nga demonstrata masive në Gjermanisë Lindore.

Udhëheqësi i vjetër komunist, Erich Honecker, dha dorëheqjen më 18 tetor, ndërsa vendin e tij e zuri Egon Krenz. Protestat vazhduan duke u bërë përditë e më të mëdha. Më 4 nëntor mbi 1 milionë njerëz u mblodhën në Alexanderplatz në Berlinin lindor. Ndërkohë ishte shtuar edhe vala e refugjatëve që largoheshin nga Gjermania Lindore drejt Perëndimit përmes Çekosllovakisë, e toleruar nga qeveria e re e Krenzit falë një marrëveshje me Pragën.

Për të lehtësuar kalimin, Byroja Politike vendosi më 9 nëntor, që t’i lejonte refugjatët të dilnin direkt përmes pikave të kalimit midis Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, duke përfshirë edhe Berlinin Perëndimor. Ky ndryshim do të hynte në fuqi të nesërmen, ndërsa lajmi u bë i ditur që atë natë nga Günter Schaboëski, Sekretari i Partisë Komuniste për Propagandën.

Ai kishte qenë pushim atë ditë, dhe njoftimin e lexoi në mënyrë mekanike pa u konsultuar me rregulloren e re, dhe kur u pyet nga gazetarët nëse vendimi hynte në fuqi menjeherë, ai tha po. Po atë mbrëmje, mijëra njerëz u turrën nëpër pikat kufitarem, si dhe u grumbulluan në pika të ndryshme përreth Murit. Përkundër një rezistence fillestare verbale nga rojat e stacionuara atje, qindra njerëz hipën në Mur dhe filluan të këndonin dhe festonin. Pas më shumë se 28 vitesh, Muri i Berlinit ishte rrëzuar.

9 Nëntor 1956 – Jean-Paul Sartre Sartre, deconon pushtimin sovjetik të Hungarisë, dhe distancohet nga Partia Komuniste

Filozofi dhe shkrimtari francez Jean-Paul Sartre, një admirues i Bashkimit Sovjetik, denoncon si Bashkimin Sovjetik ashtu edhe sistemin komunist, pas pushtimit brutal sovjetik të Hungarisë. Sartre, i lindur në Paris në vitin 1905, qe një eksponent kryesor i ekzistencializmit, një lëvizje filozofike që kremton lirinë e ekzistencës njerëzore individuale, ndërsa vajton absurditetin e saj të vazhdueshëm.

Autori i më shumë se 20 novelave, dramave dhe traktateve filozofike, Sartre e refuzoi çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1964, me arsyetimin se një shkrimtar “nuk duhet ta lejojë veten të shndërrohet në një institucion”. Megjithatë, ai qe një institucion:si zëri i ekzistencializmit, dhe më vonë si ndërgjegjja e komunizmit. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, shërbeu për një kohë të shkurtër në rradhët e ushtrisë franceze, përpara se të kapej rob lufte gjatë viteve 1940- 1941.

Pas lirimit, vendoset në Parisin e pushtuar nga nazistët ku mësoi, shkroi dhe komplotoi me Rezistencën Franceze. Pikërisht gjatë luftës, marksizmi u shndërrua në dashurinë e dytë intelektuale të Sartre. Edhe pse nuk iu bashkua kurrë Partisë Komuniste Franceze, ai ishte një nga komunistët më të njohur të Francës, dhe fliste shpesh në mbështetje të Bashkimit Sovjetik dhe politikave të ti.

Në vitin 1954, Sartre vizitoi Bashkimin Sovjetik. Por pas 4 nëntorit 1956, pushtimit të Hungarisë nga forcat sovjetike, filozofi i njohur e denoncoi ndërhyrjen sovjetike, dhe kapitullimin e Partisë Komuniste Franceze ndaj diktatit të Moskës. Megjithëse shpresat e Sartrit për komunizmin u shuan, ai vazhdoi të mbronte marksizmin, dhe kërkoi të zhvillonte një lloj të ri socializmi në librin e tij “Kërkimi për një metodë” (1960).

Divorci përfundimtar me komunistët e linjës zyrtare ndodhi në vitin 1968, me shtypjen sovjetike të “Pranverës së Pragës” në Çekosllovaki. Pas kësaj, ai u angazhua kryesisht me të rinjtë revolucionarë në Francë, dhe u nganjëherë u angazhua edhe si kryeredaktor i gazetave të vogla dhe radikale. Jean-Paul Sartre vdiq në vitin 1980, dhe në funeralin e tij morën pjesë 25.000 njerëz.

9 Nëntor 1932- Vdes në mënyrë misterioze bashkëshortja e Stalinit, Nadezhda Alliluyeva

Nadezhda Alliluyeva, pati një jetë tragjike, dhe mori me vete në varr sekretin e të shtënës fatale që i mori jetën. Ngjarja i dha shkas krijimit të shumë legjendave. Sipas versionit zyrtar, kishte qenë një vetëvrasje, pas një zënke publike me bashkëshortin, Josif Stalin, gjatë një darke të madhe zyrtare në Kremlin.

Konfliktet e tyre qenë bërë tepër të shpeshta vitet e fundit, kryesisht për shkak të tradhëtive të shpeshta të Stalinit me gra të tjera, por edhe sjelljes të ftohtë dhe hera herës brutale ndaj saj. Qarkulluan zëra se Nadezhda u vra nga vetë Stalini. Gjithësesi, mediat e kohës u udhëzuan të thonë për publikun, se ajo vdiq nga një arrest kardiak. 

9 Nëntor 1799 – Napoleon Bonaparte drejton Grushtin e Shtetit të 18 Brymerit, duke i dhënë fund qeverisë së Direktoratit, dhe duke u bërë një nga tre Konsujt e saj.

9 Nëntor 1906 – Theodore Roosevelt, është presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që kryen një udhëtim zyrtar jashtë vendit. Ai shkoi në Panama, për të inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e Kanalit të Panamasë.

9 Nëntor 1918 – Kajzeri Wilhelm II i Gjermanisë abdikon pas Revolucionit Gjerman, dhe Gjermania shpallet Republikë.

9 Nëntor 1921 – Në Itali, themelohet Partia Fashiste Kombëtare, me drejtues Benito Mussolinin.

9 Nëntor 1963 – Një shpërthim i fortë në një minierë qymyri në Miike të Japonisë, shkakton vdekjen e 458 minatorëve, dhe plagosjen e 839 të tjerëve, kryesisht të helmuar nga monoksidi i karbonit.

9 Nëntor 1965 – Anëtari i Lëvizjes Katolike të Punëtorëve, Roger Allen LaPorte, i vë flakën veten para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në shenjë proteste kundër Luftës së Vietnamit.

9 Nëntor 1985 –Garry Kasparov, 22-vjeç, nga Bashkimi Sovjetik, bëhet kampioni më i ri në botë në shah, pasi mposht bashkëatdhetarin e tij, Anatoli Karpov.

9 Nëntor 1993 – Stari Most, ura qindra vjeçare në qytetin boshnjak të Mostarit, e ndërtuar që në vitin 1566, shembet pas disa ditë bombardimesh nga forcat kroate, gjatë Luftës Kroato-Boshnjake.

9 Nëntor 2007 – Bundestagu gjerman, miraton ligjin e diskutueshëm të ruajtjes së të dhënave, që kërkon ruajtjen e komunikimeve elektronike dhe telefonike të qytetarëve për 6 muaj, pa ndonjë shkak të arsyeshëm.

9 Nëntor 2016 – Donald Trump mposht Hillary Clinton, për t’u bërë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, në një nga fushatat presidencialet më tronditëse në historinë e vendit.

 

Tags: 9 nëntorDonald Trumpmuri i berlinitNapoleon BonaparteTheodore Roosevelt

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 9 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 9 nëntor 2017

Korçë, i vënë flakën një furgoni, pronari: Para një muaji e vodhën

Korçë, i vënë flakën një furgoni, pronari: Para një muaji e vodhën

Përdorimi i antibiotikëve, Kosova e para në Evropë

Shqiptarët thyejnë rekord në Evropë, i bëjnë lekët ilaçe







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com