Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?

3 Nëntor 1992 – Bill Clinton zgjidhet presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara

Presidencialet amerikane të vitit 1992, kishin 3 kandidatë kryesorë:presidentin aktual George H. W. Bush; guvernatorin demokrat të Arkansasit Bill Klinton, dhe biznesmenin e pavarur nga Teksasi, Ross Perot. Bush kishte distancuar pjesën më të madhe të republikanëve, pasi shkeli premtimin e tij të vitit 1988 për të rritur taksat.

Clinton i fitoi zgjedhjet me 43 përqind të votave, përkundrejt 37.4 përqind që mori rivali Bush. Zgjedhja e tij, i dha fund 12 viteve rresht të sundimit republikan në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë mandatit të tij të parë, Clinton do të përqendrohej në ndihmën ndaj shtresave të paprivilegjuarve, dhe futjen e miliona prej tyre në skemën e sistemit shëndetësor.  Mandati i parë ishte relavisht i lehtë, por i dyti që filloi në vitin 1997 do të tronditej nga skandalet.

Skandali më i madh do të përfshinte stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky, e cila pati një lidhje jashtëmartesore me presidentin. Kongresi votoi pro fajësimit dhe nisjes së procedurave të shkarkimit të Clinton, por në fund Senati votoi për ta liruar presidentin nga të gjitha akuzat. Në rrafshin ndërkombëtar, Klinton do të mbështesë fushatën ushtarake të NATO-s kundër Serbisë, gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një ndihmë vendimtare për çlirimin, dhe më pas pavarësimin e kësaj të fundit.

3 Nëntor 1966 – Lumi Arno shkakton një përmbytje me përmasa biblike në Firence të Italisë

Përmbytja e vitit 1966 në Firence, i mori jetën shumë njerëzve, dhe shkatëroi apo dëmtoi rëndë miliona kryevepra arti dhe libra të rrallë, në qytetit simbol të Rilindjes Evropiane. Në fakt, rreth 90 përqind e popullsisë së qytetit nuk ishte në dijeni të fatkeqësisë së afërt që do të ndodhte, kur po flinin gjatë orëve të para të 4 nëntorit 1966.

Atë ditë ata do të kremtonin fitoren e Italisë kundër Austrisë në Luftën e Parë Botërore, Ditën e Forcave të Armatosura. Bizneset u mbyllën, dhe shumë nga punonjësit e tyre ishin jashtë qytetit për të pushuar. Stuhia e madhe e asaj nate, fryu tej mase lumin Arno që përshkon në mes qytetin, dhe brenda pak orësh ai doli nga shtrati duke vëshruar nëpër rrugët e qytetit.

Tragjikisht, 5.000 familje mbetën të pastreha nga stuhia dhe 6.000 biznese u shkatërruan tërësisht. Përafërsisht 600.000 ton baltë, rrënoja dhe ujëra të zeza dëmtuan rëndë ose shkatërruan koleksione të shumta të veprave të artit, për të cilat është e famshme Firence. Asokohe u vlerësua të ishin dëmtuar 3-4 milionë libra dhe dorëshkrime, si dhe 14.000 piktura dhe skuptura.

3 Nëntor 1893 – Shpërthimi i avullores “Cabo Machichaco” shkakton një tragjedi të madhe njerëzore në Spanjë

Mbi 500 njerëz gjetën vdekjen, kur avullorja spanjolle, “Cabo Machichaco, morri zjarr gjatë shkarkimit të ngarkesës së saj në portin e Santanderit. Ajo mbante në bord mbi 2000 ton hekur, depozita nafte, disa fuçi verë dhe disa thasë me miell. Ndërkohë ai që shkaktoi shpërthimin e jashtëzakonshëm, qe një ngarkesë prej 500 arkash me dinamit, nga të cilat ishin deklaruar zytarisht vetëm 20, pasi në të kundërt anija nuk do të lejohej të ankorohej në port.  Shpërthimi ishte aq i fortë, saqë një copë kavo goditi dhe vrau një person 8 km larg nga vendngjarja.

3 Nëntor 1943 –Në kampin e përqëndrimit në Majdanek në Poloni, nazistët organizatojnë makrabren “Festë të të Korrave”, duke vrarë të gjithë hebrenjtë që kishin mbetur në qarkun e Lublinit. Operacioni “Erntefest” filloi në agim, kur trupat gjermane SS, grumbulluan një numër të madh çifutësh, duke filluar t’ pushkatonin në grupe. Vlerësohet se në dy ditë, u vranë 42.000 burra, gra dhe fëmijë.

3 Nëntor 1979 – Pesë persona mbetën të vrarë gjatë një tubimi nga komunistët dhe anëtarët e sindikatave industriale në Grinsborou, Karolinën e Veriut, kundër organizatës raciste Ku Klux Klan, që kundërshtonte në projektin e strehimit kryesisht të personave në ngjyrë në Morningside Heights.

Anëtarët e organizatës por edhe ata të Partisë Nazistë Amerikane, shkuan në vendin e tubimit dhe hapën zjarr me pushkë dhe pistoleta mbi protestuesit, duke vrarë 5 prej tyre dhe plagosur shumë të tjerë. Edhe pse atë sulm morën pjesë 40 persona, vetëm 6 prej tyre dolën para gjykatës, dhe në fund u liruan të gjithë nga gjykatës me ngjyrë të bardhë.

3 Nëntor 1982 – Një zjarr vdekjeprurës në tunelin Salang, që bashkon Afganistanin verior dhe atë jugor nën vargmalin Hindukush, shkakton vdekjen e 2000 njerëzve gjatë pushtimit sovjetik të vendit.

3 Nëntor 1990 – Vendet më të industrializuara të botës si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, bien dakord që të mos hedhin mbeturinat e tyre në det. Për këtë qëllim, ato nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët 20-vjeçare.

3 Nëntor 644 – Umar ibn El-Khattabi, Kalifi i dytë mysliman, vritet në Medinë nga një skllav persian.

3 Nëntor 1507 – Leonardo da Vinçi, porositet të pikturojë Lisa Gherardini (kryevepra e njohur sot si “Mona Lisa”).

3 Nëntor 1529 – Në Angli, parlamenti mblidhet për herë të pas pas 5 vitesh, dhe në Dhomën e Komunëve miratohen disa ligje kundër abuzimeve midis klerit dhe gjykatave kishtare.

3 Nëntor 1534 – Parlamenti anglez miraton Aktin e Parë të Supremacisë, duke e bërë Mbretin Henry VIII kreun e Kishës Anglikane, që zëvendësonte kështu autoritetin e Papës dhe Kishës Katolike Romake .

3 Nëntor 1867 – Giuseppe Garibaldi dhe pasuesit e tij, mposhten në betejën e Mentanas, dhe dështuar t’i japin fund pushtetit të përkohshëm të Papës në Romë (kjo do të arrihet tre vjet më vonë).

3 Nëntor 1918 – Austro-Hungaria nënshkruan me aleatët marrëveshjen e armëpushimit në Villa Giusti, duke shpërbërë perandorinë e sunduar nga Habsburgët.

3 Nëntor 1921 – Shoferët e transportit të qumështit në SHBA, nisin një grevë duke derdhur mijëra litra qumësht në rrugët e qytetit të Nju Jorkut.

3 Nëntor 1964- Banorët e Uashingtonit, lejohen të votojnë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale.

3 Nëntor 1997– Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin sanksione ekonomike kundër Sudanit, në përgjigje të abuzimeve të të drejtave të njeriut mbi shtetasit e vet, si dhe ndihmës materiale dhe politike ndaj grupimeve ekstremiste islamike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Lindore .

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

Tags: futbollistGerd MullerPerandori romakThomas More

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
ISIS për autorin e sulmit në Nju Jork: Njëri prej ushtarëve tanë

ISIS për autorin e sulmit në Nju Jork: Njëri prej ushtarëve tanë

Vlorë/Përplasen tre makina, plagosen 5 persona

Vlorë/Përplasen tre makina, plagosen 5 persona

Reforma në drejtësi/ Ja fituesit për KLP e KLGJ

Reforma në drejtësi/ Ja fituesit për KLP e KLGJ

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com