Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 29 qershor?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 29 qershor?

1444 – Beteja e Torviollit – Skënderbeu mposht një forcë osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme. Pak muaj më parë (mars), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte formuar Besë-Lidhjen e Lezhës, konfederatë princash arbërore në luftë kundër Perandorisë Osmane. Sulltan Murati II e kuptoi rrezikun e këtij bashkimi, dhe menjëherë dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit. Skënderbeu e kishte parashikuar taktikën osmane (ai kishte qenë gjeneral i Sulltanit); me 15,000 ushtarë u nis dhe i doli përpara ushtrisë së Ali Pashës. Ata u takuan në fushën e Torviollit, ku ngritën fushimet përballë njëri-tjetrit. Një ditë më pas, më 29 qershor, herët në mëngjes, Ali Pasha doli nga kampi dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat në fund të një kodre. Me besim për një fitore të shpejtë, ai sulmoi me gjithë sa kishte; Skënderbeu e priste një manovër të tillë, prandaj një pjesë të trupave e kishte fshehur në pyjet prapa krahëve të ushtrisë osmane; kur osmanët vërshuan, Skënderbeu dha sinjalin, dhe sulmi ishte i befasishëm; rezultati ishte shkatërrues; 22 mijë ushtarë osmanë u vranë, pashai me-zi shpëtoi; në radhët e shqiptarëve pati relativisht shumë pak të vrarë, vetëm disa qindra. Fitorja forcoi besimin e bashkimit shqiptar; ngriti moralin e mbarë Evropës; miti i pathyeshmërisë osmane u thye; ishte fitorja më e madhe e të krishterëve ndaj Perandorisë Osmane në atë kohë; por shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit.

1776 – Atë Francisko Palou themelon Misionit të Shën Françeskut të Asisit në atë që është tani San Francisko, Kaliforni. Francisko Palou, spanjoll, luajti rol në krijimin e disa misioneve kryesore në Kaliforni dhe Meksikë. Ai shkroi edhe një histori të misioneve françeskane në Kaliforni (1767-1784), në katër vëllime.

1850 – Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës njeh zyrtarisht Autoqefalinë e Kishës ortodokse të Greqisë.

1874 – Greqi; Politikani Charilaos Trikoupis publikon një manifest me titull “Kush duhet fajësuar?”, ku parashtron ankesat kundër mbretit George. Artikulli e çoi për pak kohë në burg, por gjithashtu rriti shumë popullaritetin e tij; Trikupi u zgjodh kryeministri i Greqisë vitin e ardhshëm. Ai kishte lindur më 1832 në Nauplion, vendbanim arvanitas, me lidhje familjare në Missolonghi. Trikupi njihet gjithashtu për themelimin e Organizata Revolucionare e të Maqedonisë së Brendshme (IMRO) dhe përgatiti kryengritjen maqedonase kundër osmanëve. Qëllimet e tij mbi Maqedoninë, Trikupi i bëri të qarta në vitin 1886 në Parlamentin grek; “… Pa Maqedoninë, Greqia kurrë nuk do të quhet e plotë”. Ai gjithashtu parashtroi se çfarë kishte në mendje shteti grek për Maqedoninë dhe banorët e saj; “Kur të vijë Lufta e Madhe, Maqedonia do të bëhet ose greke ose bullgare, kjo varet se kush do të fitojë. Nëse fiton Bullgaria, ajo do ta bëjë Maqedoninë vetëm sllave. Nëse e merr Greqia, ajo do ta bëjë të gjithë greke”.

1889 – Hyde Park dhe disa fshatra të tjera në Illinois votojnë për t’u bashkuar me Çikagon, duke formuar qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara dhe të dytin me popullsi më të madhe pas Nju Jorkut. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 1890, Çikago kishte rreth 1 milionë e 100 mijë banorë, ndërsa Nju Jorku 1 milionë e 500 mijë.

1914 – Jina Guseva tenton të vrasë Grigori Rasputinin në shtëpinë e tij në Siberi. Rasputin ishte këshilltar shpirtëror i familjes cariste Romanov. Thuhet se Guseva e qëlloi atë me thikë në bark dhe e bindur se e vrau vrapoi duke bërtitur “Vrava antikrishtin!” Rasputin iu nënshtrua një operacioni intensiv dhe u shërua; ai u vra më vonë më 30 dhjetor 1916 nga një grup fisnikësh rusë të cilët besonin se ndikimi i tij mbi careshën përbënte kërcënim për perandorinë.

1974 – Isabel Peron bën betimin si Presidente e parë femër e Argjentinës. Burri i saj, presidenti Juan Peron, ia kishte kaluar asaj përgjegjësinë e kësaj detyre për shkak të shëndetit të dobët- ai vdiq dy ditë më vonë.

1995 – Anija amerikane Atlantis u ankorua në stacionin rus Mir, duke formuar satelitin më të madh artificial në orbitën e Tokës.

2007 – Firma Apple nxjerr në treg telefonin e saj të parë celular, iPhone (Telefon Inteligjent).

Tags: 29 qershorAnija amerikane AtlantisBeteja e TorviollithistoriKostandinopojëSkenderbeu

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shkupi është simboli i multikulturalizmit në Maqedoni

Shkupi është simboli i multikulturalizmit në Maqedoni

Merkel – dritë jeshile martesave gay në Gjermani

Merkel - dritë jeshile martesave gay në Gjermani

Tjetër skandal për kishën katolike, kardinali australian akuzohet për abuzim seksual

Tjetër skandal për kishën katolike, kardinali australian akuzohet për abuzim seksual







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com