Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 23 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 23 Nëntor?

23 Nëntor 1980 – Mbi 3000 njerëz vdesin nga tërmeti që godet Italinë e Jugut

Tërmeti më magnidutë 7.2, ndodhi në orën 7:34 të mëngjesit me epiqendër në Eboli, në jug të qytetit të Napolit. Numri i viktimave ishte i lartë, mbi 3 mijë, për shkak se lëkundja ndodhi ditën e dielë, kur shumë banorë ndodheshin nëpër kisha, disa prej të cilave për shkak të vjetërsisë u shkatërruan tërësisht. Në Balvano, fëmijët po përgatiteshin të bëheshin zyrtarisht anëtarë të kishës 1 mijëvjeçare në Conza Della Compagna, kur tronditja e fortë e shkatërroi kishën dhe vrau shumë njerëz, duke përfshirë 26 fëmijë.

Në gjithë Italinë e Jugut shpërthyen zjarre, për shkak të çarjes së tubacioneve të gazit. Duke qenë se shumica e furnizimit me ujë të zonës u ndërpre nga tubacionet e prishura, puna e zjarrfikësve u pengua shumë. Përveç kësaj, dëmet e mëdha në rrugët dhe hekurudhat që të çonin drejt fshatrave të vogla që dominonin rajonin, i ngadalësuan përpjekjet e emergjencës civile për shpëtim dhe ndihmë.

Si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, një mjegull e madhe mbulonte atë zonë atë mbrëmje dhe mëngjesin që pasoi. Në malet Apenine, qindra njerëz u plagosën rëndë në fshatin Pescaopagano, por s’kishte asnjë mënyrë për t’u ardhur në ndihmë për shkak të rrugëve të dëmtuara rëndë.

Helikopterët ushtarake u përpoqën me pak sukes të dërgonin furnizime në zone.

Gjatë javëve të ardhshme, u njoftua se afërsisht 3.000 njerëz kishin gjetur vdekjen dhe më shumë se 300.000 të tjerë kishin mbetur të pastrehë në fillimin e dimrit. Qeveria dërgoi tenda në më shumë se 200 qytete dhe fshatra të prekur nga tërmeti, duke shmangur rëndimin e katastrofës.

23 Nëntor 1963 – Lyndin Johnson pason Kennedy si president i SHBA-së

 

Pesëdhjetë e pesë vjeçari Lyndon Baines Johnson, u betua si president vetëm 2 orë pasi vrasjes së presidentit John F. Kennedy, ndërsa të nesërmen mori zyrtarisht detyrën. Ish-zv.presidenti e kreu betimin e tij në avionin presidencial në bazën ajrore Andreë. Me mbërritjen në Uashington, presidenti i ri tha:”Unë do të bëj më të mirën, kjo është gjithçka që mund të bëj!”.

Më i madh i pesë fëmijëve, Johnson u lind në një fermë teksane në vitin 1908 në një familje modeste. Ai kishte punuar si mësues përpara se t’i hynte politikës në vitin 1931, fillimisht si sekretar i kongresistit të Teksasit.

Presidenti Roosevelt e vuri re shpejt talentin e tij, duke e bërë drejtor të Administratës Kombëtare të Rinisë në Teksas në vitin 1935. Pasi shërbeu në 6 mandate të njëpasnjëshme në Kongres, ai u bë pjesë e senatit në vitin 1948, dhe i ngjiti shpejt shkallës e karrierës, duke marrë poste të rëndësishme.

Johnson mbeti në histori duke lobuar drejtpërdrejti për miratimin në senat të Aktit të të Drejtave Civile në vitin 1957 pavarësisht kundërshtimeve nga brenda partisë së tij. Në vitin 1960, Johnson garoi në zgjedhjet presidenciale, por humbi në betejën brendapartiake përballë Kennedy, i cili më pas e ftoi të merrte postin e zv.presidentit. Ai është konsideruar nga disa komentatorë si një mjeshtër i kompromisit, edhe për shumë të tjerë përshkallëzimi i Luftës në Vietnam dhe pasojat e saj, mbeten një nga njollat e errëta në karrierën e presidentit.

23 Nëntor 1979- Thomas McMahon, anëtar i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA), dënohet me burgim të përjetshëm për atentatin më bombë që i mori jetën Lordit Louis Mountbatten, dhe 3 personave të tjerë tjerë tre muaj më parë. Mountbatten ishte një hero i Luftës së Dytë Botërore, burrë shteti dhe kushëriri i dytë i Mbretëreshës Elisabeth II.

Ai ishte duke kaluar ditën me familjen e tij në Donegal Bay, në bregun veriperëndimor të Irlandës, kur shpërtheu bomba. Në atë sulm mbeti i vrarë edhe nipi 14-vjeçar i Mountbatten, Nicholas. Po atë ditë, një tjetër sulm me bombë nga IRA shkaktoi vdekjen e 18 trupave britanike në County Doën, Irlandën e Veriut. McMahon do të lirohej në vitin 1998, së bashku terrorristët e tjerë të IRA-s dhe Unionistëve, falë një dispozite të diskutueshme të Marrëveshjes të së Premtës së Mirë për paqen në Irlandën e Veriut.

23 Nëntor 1996 – Një avion i pasagjerësh, i rëmbyer nga disa terroristë, rrëzohet në Oqeanin Indian pas mbarimit të karburantit. Nga 175 persona në bord, të paktën 100 vetë u vranë, kur avioni ET961 u shkatërrua gjatë një uljeje emergjence në një plazh turistik në Ishujt Komoro. Turistët dhe banorët e ishullit shkuan me shpejtësi tek rrënojat e avionit, duke shpëtuar rreth 75 vetë, përfshirë 2 nga rrëmbyesit e dyshuar.

Avioni “Boeing 767” ishte duke fluturuar nga Addis Abeba në Nairobi, kur u rrëmbye nga 3 persona në orën 8.20 të mëngjesit, 4 orë para se të detyrohej të binte në det. Sipas zyrtarëve të aviacionit etiopian, ata e urdhëruan pilotin të fluturonte drejt Australisë, ndërsa ai i bindi rrëmbyesit se kishte nevojë të furnizohej më parë me karburant ​​në aeroportin Hahaya, 15 milje larg vendit të rrëzimit.

23 Nëntor 2009 – I cilësuar si sulmi më i rëndë ndaj gazetarëve në historinë e regjistruar, masakra ndodhi në Maguindanao në Filipinet jugore, kur 57 qytetarë dhe gazetarë që udhëtonin për të regjistruar votuesit në Esmael Mangudadatu për zgjedhjet e ardhshme, u vranë nga persona të armatosur dhe u varrosën po aty. 34 gazetarë humbën jetën atë ditë.

23 Nëntor 1910 – Johan Alfred Ander, është personi i fundit që do të ekzekutohet me vdekje në Suedi. Ander u dënua për vrasjen e Victoria Hellsten gjatë një grabitje. Ai ishte personi i vetëm në historinë e vendit që u ekzekutua me prerje koke në gijotinë. Më pas dënimi kapital me vdekje u shfuqizua.

23 Nëntor 1644 – John Milton boton “Areopagitica”, një pamflet që godiste ashpër censurën ndaj shtypit.

23 Nëntor 1971 – Përfaqësuesit e Republikës Popullore të Kinës, marrin për herë të pare pjesë në mbledhjet e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit.

23 Nëntor 1981 – Presidenti amerikan, Ronald Reagan, nënshkruan Direktivën e Sekretit të Sigurisë Kombëtare 17, duke i dhënë CIA-s autoritetin për të rekrutuar dhe mbështetur rebelët e Kontras në Nikaragua.

23 Nëntor 1985 – Një grup terrorist rrëmben avionin egjiptian të linjës 648, që po udhëtonte nga Athina në Kajro. Kur avionic u ul në Maltë, një grup komandosh egjiptiane sulmojnë, por 60 persona vdesin gjarë operacionit për lirimin e pengjeve.

23 Nëntor 2003 – Presidenti gjeorgjian, Eduard Shevardnadze, jep dorëheqjen pas disa javë protestave masive për shkak të zgjedhjeve të manipuluara.

23 Nëntor 2011 – Pas 11 muaj protestash popullore në Jemen, presidenti Ali Abdullah Saleh, nënshkruan një marrëveshje për të transferuar pushtetin e tij tek zv.presidenti, në shkëmbim të imunitetit ligjor.

Tags: 23 Nëntorçfarëndodhur

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Video/Ekzekutimi mafioz i gazetares në Maltë, familja padit policinë

Video/Ekzekutimi mafioz i gazetares në Maltë, familja padit policinë

Rikthehet normaliteti në shkollën e Shupenzës, ISHP: U testuan kaldajat, nuk ka rrezik

Rikthehet normaliteti në shkollën e Shupenzës, ISHP: U testuan kaldajat, nuk ka rrezik

Shqiptarët ikin nga vendi i varfër i Ballkanit. Evropa ndihet e kërcënuar

Shqiptarët ikin nga vendi i varfër i Ballkanit. Evropa ndihet e kërcënuar

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

“Shqipëri–Serbi, masa të rrepta sigurie: 1500 policë”
Aktualitet

“Shqipëri–Serbi, masa të rrepta sigurie: 1500 policë”

by mirseda
18:32 | 03/06/2025
0

Rreth 1,500 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, Anti-terrorin...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

18:24 | 03/06/2025
PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

18:22 | 03/06/2025
“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”

“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”

17:46 | 03/06/2025
“Aksident në Elbasan: 3 makina, disa të plagosur”

“Aksident në Elbasan: 3 makina, disa të plagosur”

17:43 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com