22 Maj 1885- Vdes shkrimtari francez Victor Hugo
Victor Hugo lindi në Bezanson më 26 shkurt të vitit 1802. Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme, i detyruar të lëvizë me familjen për shkak të punës së babait, i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive napoleoniane. Botimi i tij i pare, ishte një vëllim poetik i titulluar “Odet”, kur ishte vetëm 20 vjeç, një vepër nën ndikimin e shkollës klasike.
Ndërkohë gjatë viteve 1831-1841 ai shkroi shumë vepra që ia rritën shumë reputacionin, dhe për këtë arsye ai u bë anëtar i Akademisë Franceze që në moshën 39 vjeçare. Romani “Katedralja e Parisit”, dhe dramat “Lucrecia Borxhia”, “Meri Tudor”, patën një sukses të madh.
Gjatë dekadës 1841-1851 Hugo shkroi pak, dhe u mor kryesisht me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit, me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai mbështeti Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca.
Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, pasi gjatë asaj kohe shkroi dhe romanin “Të mjerët”, që e bëri të njohur edhe jashtë Francës, si dhe romanin tjetër të mirënjohur “Njeriu që qesh”. Me rënien e perandorisë, Hugo kthehet në Paris, dhe ndërmori një tentativë pjesërisht të pasuksesshme, për t’u bërë sërish pjesë e politikës franceze.
Vitet në vazhdim, deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881, emërohet senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros nëpërmjet një ceremonie madhështore në Paris. Hugo është konsideruar si ndër shkrimtarët më të mëdhenj francezë të të gjithë kohërave.
Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirikat e tij, janë të paarritshme.
22 Maj 2017 – Arena e Mançesterit bombardohet gjatë koncertit të Ariana Grande
Vetëm pak çaste, pasi këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande, interpretoi në skenë këngën e fundit të koncertit të saj në “Manchester Arena”, një kamikaz kreu një bombë në mesin e spektartorëve, duke vrarë 22 spektatorë dhe plagosur 116 të tjerë.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për atë që ishte akti më vdekjeprurës i terrorizmit në Britani, që nga shpërthimet metronë e Londrës në korrikun e vitit 2005. Nga një ambjent argëtimi, Arena u shndërrua në një mjedis të përgjakur të mbërthyer nga paniku, teksa mijëra njerëz po dilnin me vrap dhe me shumë vështirësi nga njëra prej daljeve të sallës së koncerteve.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim, dhe panë një drite të fortë. Disa u rrëzuan nga shpërthimi, ndërsa të tjerët u përleshën me turmat në kaosin që pasoi. Prindërit e tmerruar, anëtarët e familjes dhe miqtë filluan kërkimin e fëmijëve të tyre, nga të cilët ishin ndarë vetëm pak minuta më parë, kur njerëzit nisën të vraponin për të shpëtuar nga rreziku.
Të tjerët publikuan në mediat sociale fotografi të të dashurve të tyre, duke pyetur nëse ndonjëri i kishte parë të gjallë pas shpërthimit. U kryen më shumë se 240 thirrje emergjente; 60 kërkesa për ndihmë u ndihmuan nga 60 ambulanca dhe 400 oficerë policie. Viktima më e re ishte 8-vjeçarja e lindur në Lankshajër, Saffie Roussos.
Atentatori u zbulua më vonë si 22-vjeçari Salman Abedi, lindur dhe banues në Mançester por me origjinë libiane. Hetuesit besojnë, se ai u radikalizua pasi qëndroi disa muaj në Libi më 2011-ën. Edhe pse ishte i njohur për shërbimet britanike të sigurisë, Abedi nuk ishte në kohën e ngjarjes pjesë e ndonjë hetimit konkret për aktivitetet terroriste.
Dëshmitë e mëvonshme treguan se të tjerët, përfshirë edhe vëllain e Abedi, ishin në dijeni të planeve të tij, dhe mund të kishin ndihmuar në parandalimin e sulmit. Vetëm pas minuta pas sulmit, Ariane Grande shkroi në rrjetet sociale:”Ndihem thellësisht e keqardhur. S’kam fjalë për ta përshkruar këtë ngjarje!”. Njëmbëdhjetë ditë më vonë, ajo u rikthye në Mançester, duke vizituar fansat e plagosur dhe familjet e viktimave.
Maj 22 1939 – Gjermania dhe Italia, nënshkruajnë mes tyre Paktin e Çeliktë
Pakti i Çeliktë, i njohur formalisht si Pakti i Miqësisë dhe Aleancës midis Gjermanisë dhe Italisë, ishte një marrëveshje midis Italisë Fashiste dhe Gjermanisë naziste, e nënshkruar më 22 maj 1939 nga ministrat e Jashtëm italianë dhe gjermanë, respektivisht Galeazzo Ciano dhe Joachim von Ribbentrop.
Pakti përbëhej nga dy pjesë:seksioni i parë ishte një deklaratë e hapur e besimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit midis Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa i dyti, një Protokolli Suplementar, që nxiste një politikë të përbashkët ushtarake dhe ekonomike.
Megjithatë, disa anëtarë të qeverisë italiane, duke përfshirë edhe nënshkruesin Ciano, ishin kundër kundër Paktit. Ishte udhëheqësi fashist italian Benito Mussolini, ai që e quajti marrëveshjen “Pakti i Çeliktë”, pasi mendonte se emri i tij origjinal, “Pakti i gjakut”, kishte gjasa të pritej keq në Itali
22 Maj 1176 – Një grup vrasësish profesonistë persë (Assassins), përpiqet të vrasë udhëheqësin e ushtrive myslimane kundër kryqtarëve Saladin, pranë qytetit të Alepos në Siri.
22 Maj 1370 – Masakra në Bruksel:Disa hebrenj vriten, dhe pjesa tjetër e bashkësisë hebraike dëbohen nga Brukseli.
22 Maj 1762 – E famshmja “Fontana di Trevi” inaugurohet në Romë nga Papa Klementi XIII.
22 Maj 1915 – Tre trena përplasen në një aksident hekurudhor të Kuintinshill të Skocisë, duke shkaktuar 227 të vdekur, dhe 246 të plagosur.
22 Maj 1947 – Lufta e Ftohtë:Hyn në fuqi Doktrina Truman, duke i ardhur në ndihmër Turqisë dhe Greqisë.
22 Maj 1967 – Departamenti i Inovacionit në Bruksel, Belgjikë, përfshihet nga një zjarr i madh që shkaton 323 viktima dhe 150 të plagosur. Ai është zjarri më shkatërrues në historinë belge.
22 Maj 1968 – Nëndetësja bërthamore amerikane “USS Scorpion”, mbytet me 99 marinarë në bord, 400 milje në jugperëndim të ishujve Azore.
22 Maj 1992 – Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia bëhen pjesë e Kombeve të Bashkuara.
22 Maj 2014 – Një shpërthim i fuqishëm ndodh në Urumqi, kryeqyteti i rajonit perëndimor kinez Xinjiang, duke shkaktuar vdekjen e 43 personave dhe plagosjen e 91 të tjerëve.