Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj? Lind politikani francez, simboli i tradhtisë dhe prapaskenave

7 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 21 Maj? Lind politikani francez, simboli i tradhtisë dhe prapaskenave

21 Maj 1759 – Lind politikani francez Joseph Fouché, simboli i tradhtisë dhe prapaskenave

Joseph Fouché, Duka i Otrantos lindi në Nantë.  Ai u arsimua nga Oratorianët në Nantë dhe Paris, por nuk u shugurua si prift. Më 1791, urdhri Oratorian u shpërbë dhe Fouché u emërua drejtor i kolegjit të tyre në Nantë, duke u bashkuar me degën lokale të Jakobinëve, dhe u zgjedhur shumë shpejt drejtues i saj.

Më 16 shtator 1792, Fouché zgjidhet deputet në Konventën Kombëtare Franceze, ku ishte në fillim pjesë e Zhirondinëve. Por pas gjyqit ndaj mbretit Luigji XVI, ku ai votoi pro ekzekutimit të tij me vdekje; u afrua me Montanjarët. Pasi Franca i shpalli luftë Anglisë, dhe në kulmin e lëvizjeve kundër revolucionare më shkurt 1793, dërgohet në disa misione për të siguruar besnikërinë e krahinave të ndryshme të vendit ndaj republikës.

Në tetor, ai u dërgua në Lion për të ndëshkuar qytetin që ishte rebeluar ndaj Konventës. Mijëra njerëz u ekzekutuan në prerje koke në gijotinë, ose nëpërmjet goditjeve me topat e artilerisë, dhe shumë godina historike u shkatërruan. Fouché luajti një rol kryesor në këtë masakër. Megjithatë, kur shumica në Komitetin e Sigurisë Publike, nën presionin e Robespierre, nisi të kritikonte masakrat, Fouché ndryshoi qasje duke mbështetur moderimin.

Në qershorin e vitit 1794 u bë president i shoqërisë Jakobine, por e braktisi atë pas sulmeve të Robespierre, dhe ndërtoi një koalicion kundërshtarësh, që shkaktuan rënien e Robespierre një muaj më vonë. Më 20 korrik 1799, Joseph Fouché emërohet Ministër i Policisë dhe mbështeti me entuziazëm Napoleon Bonaparte, dhe Grushtin e Shtetit të 18 Brymerit (9 nëntor 1799).

Pas kësaj, ai organizoi policinë sekrete franceze. Sidoqoftë, në gushtin e vitit 1802, ministria e

tij u shpërbë për shkak të përpjekjeve të tij për të parandaluar Senatin nga emërimi i Bonaparte Konsull i Përjetshëm. Do të rrikthehet në detyrë vetëm më 1809, ndërsa mbante edhe titullin Duka i Otrantos.

Luftërat e zgjatura të Napoleonit jashtë vendit, dhe sidomos kryengritja spanjolle, bëri që Fouche të shohë me dyshim qëndrueshmërinë e perandorisë. Ndaj ai nisi të thurrë ingriga dhe komplote kundër perandorit, kryesisht me ruajalistët dhe me Anglinë. Në korrik 1809, Fouché urdhëroi vendosjen e një takse të rojeve kombëtare në të gjithë Francën.

Kjo e mërziti Napoleonin, që e shkarkoi nga detyra në tetor. Megjithatë, Fouché ai u bë guvernator i shteteve romake, por para se të nisej nga Franca u zbuluan bisedimet e tij të fshehta me Anglinë u zbuluan, dhe ai u poshtërua. Ai jetoi për 3 vjet në Aix-en-Provence.

Për ta larguar nga Franca, Napoleoni e bëri atë guvernator të provincave ilire (1812), dhe pas pushtimit të këtyre provincave nga austriakët, ai u dërgua me mision në Napoli, kur duket se

ka luajti sërish një lojë të dyfishtë me Napoleonin dhe Joakim Muratt, mbretin e Napolit.

Pas rënies së Napoleonit, Fouché u kthye në Paris në prill 1814, por u injorua nga Luigji XVIII, kundër të cilit ai nisi të thurrte intriga. Kur ai iu ofrua më në fund posti i Ministrit të Policisë, e refuzoi, edhe pse e pranoi atë nga Napoleoni pas kthimit të këtij të fundit nga Elba.

Gjatë Qeverisjes së 100 Ditëve, Fouché i rekomandoi Naepoleonit ndëmarrjen e disa reformave liberale, teksa vazhdoi të mbante marrëdhënie të mira me Luigjin XVIII dhe Austrinë. Pas disfatës së Vaterlosë, ai bindi Napoleonin të binte dakord për një abdikim të dytë, dhe u zgjodh kryetar i një qeverie të përkohshme.

Luigji XVIII e bëri atë ministër i policisë, por ultraruajalistët imponuan shpejt dorëheqjen e tij. Pas këtij momenti largohet nga Franca, duke jetuar mes Pragës, Linzit dhe Triestes, ku edhe vdes i harruar nga të gjithë.

21 Maj 1904 – Themelohet Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA)

FIFA u themelua në vitin 1904 për të mbikëqyrur konkurrencën ndërkombëtare midis shoqatave kombëtare të Belgjikës, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës, Suedisë dhe Zvicrës. Me seli në Zyrih, anëtarësia e saj tani përfshin 211 federate kombëtare.

FIFA ajo është përgjegjëse për organizimin e një numri turnesh ndërkombëtarë, ku më kryesori është botërori, të cilat gjenerojnë të ardhura nga sponsorizimet. Raportet nga gazetarët investigative, e kanë lidhur lidershipin e FIFA-s me korrupsionin, ryshfetin dhe manipulimin e votave në lidhje me zgjedhjen e presidentit FIFA Sepp Blatter, por edhe vendimin e organizatës për t’ia dhënë të drejtën e organizimit të Botërorit në 2018-ën dhe 2022-ën, përkatësisht Rusisë dhe Katarit.

Këto akuza çuan në paditë ndaj 9 zyrtarëve të rangut të lartë të FIFA-s dhe 5 drejtuesve të korporatave nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë mbi akuzat e shantazhimit, mashtrimit financiar dhe pastrimit të parave.

21 Maj 1864 – Ishujt e Jonit i bashkohen Greqisë.

21 Maj 1871 – Trupat franceze pushtojnë Komunën e Parisit, dhe angazhojnë banorët e saj në luftimet në rrugë. Në fund të “Javës së përgjakshme”, rreth 20.000 përkrahës së Komunës u vranë dhe 38.000 të tjerë u arrestuan.

 

21 Maj 1911 – Presidenti i Meksikës, Porfirio Díaz dhe revolucionari Francisco Madero, nënshkruajnë Traktatin e Ciudad Juarez, për t’i dhënë fund luftimeve mes forcave kundërshtare, duke i dhënë fund fazës fillestare të Revolucionit Meksikan.

 

21 Maj 1927 – Charles Lindbergh zbret me avionin e tij në Paris, duke përfunduar fluturimin e parë pa ndalesa mbi Oqeanin Atlantik.

 

21 Maj 1936 – Sada Abe, arrestohet kalon ecte rrugët e Tokios me gjenitalet e prera të të dashurit të saj të vdekur në çantën e saj. Historia e saj bëhet shumë shpejt një nga skandalet

më famëkeqe të Japonisë.

 

21 Maj 1966 – Forca Vullnetare e Ulsterit, i shpall luftë Ushtrisë Republikane Irlandeze në Irlandën e Veriut.

 

21 Maj 1972 – Skulpura “Pieta” e Mikelanxhelos në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, dëmtohet nga një vandal me probleme mendore.

 

21 Maj 1981 – Qeveria italiane, publikon listën e anëtarëve të “Propaganda Due”, një lozhë masonike, që ishte implikuar në krime dhe mistere të shumta.

 

21 Maj 1991 – Ish-kryeministri indian, Rajiv Gandhi, vritet nga shpërthimi i një kamikazeje grua pranë qytetit Madras.

 

21 Maj 1996 – Një target mbytet në ujërat e Tanzanisë në Liqenin Viktoria, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1 mijë njerëzve.

21 Maj 2006 – Republika e Malit të Zi, mban një referendum që propozon pavarësinë nga Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi; 55 përqind e malazezëve votojnë pro pavarësinë.

Tags: 21 majçfarëfrancezlindndodhurpolitikanisimboli

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
BE-ja ofron shumë mundësi, por Kosova s’ka kapacitete

BE-ja ofron shumë mundësi, por Kosova s’ka kapacitete

Video/Xhevahire e diamante, ja si u fundos banda shqiptare

Video/Xhevahire e diamante, ja si u fundos banda shqiptare

Njihuni me 7-veshjet e veçanta plot stil dhe elegancë të Kate Middleton

Yjet flasin për ju sot, shikoni fatin që iu paralajmërojnë

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com