Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 2 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 2 Dhjetor?

2 Dhjetor 1823 – Presidenti amerikan shpall “Doktrinën Monroe”

Gjatë fjalimit të tij vjetor në Kongres, presidenti i SHBA, James Monroe, shpall një vision të ri të politikës së jashtme amerikane, e cila njihet si “Doktrina Monroe”. Kjo deoktrinë, ndalonte ndërhyrjen evropiane në hemisferën amerikane, por pohonte gjithashtu neutralitetin e SHBA, në raport me konfliktet e ardhshme evropiane.

Origjina e “Doktrinës Monroe”, rrjedh nga përpjekjet e disa fuqive evropiane për të rivendosur ndikimin e tyre në Amerikë në fillim të viteve 1820. Në Amerikën e Veriut, Rusia kishte tentuar të zgjeronte ndikimin e saj në territorin e Alaskës dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore, teksa qeveria e SHBA-së i druhej një ringjallje të kolonializmit spanjoll.

Edhe Britania e Madhe po kërkonte në mënyrë aktive një rol të madh në të ardhmen politike

dhe ekonomike të Amerikës, dhe Sekretari i Shtetit Quincy Adams, kishte frikë për një rol vasal të Shtetet e Bashkuara, në një aleancë të mundshme anglo-amerikane. Shtetet e Bashkuara iu drejtuan “Doktrinës Monroe”, për të mbrojtur rolin gjithnjë e më imperialist në të dyja Amerikat në mesin e shekullit XIX-të, por deri në Luftën Spanjolle-Amerikane të vitit1898, kur Uashingtoni i shpalli luftë një fuqie europiane, për shkak të ndërhyrjes së saj në hemisferën amerikane.

Qasja izolacioniste e “Doktrinës Monroe”, ishte gjithashtu një gur themeli i politikës së jashtme të SHBA-ë në shekullin XIX, dhe u deshën dy luftërat botërore të shekullit të XX-të, për ta nxjerrë Amerikën nga ai pozicion, drejt rolit të saj të ri si një fuqi e madhe globale.

2 Dhjetor 1804 – Napoleon Bonaparte kurorëzohet Perandor i Francës

Në katedralen Notre Dame në Paris, Papa Piu VII, kurorëzon Napoleon Bonaparte si perandor. I lindur në Korsikë, një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë në histori, i ngjiti shpejt shkallët e karrierës në radhët e Ushtrisë Revolucionare Franceze në fund të viteve 1790. Pasi u bë konsulli i parë në shkurtin e vitit 1800, ai riorganizoi ushtritë e tij dhe mposhti Austrinë.

Në vitin 1802, krijoi Kodin Napoleonik, një sistem të ri të ligjeve franceze, dhe në vitin 1804 themeloi perandorinë franceze. Në vitina 1807, perandoria e Napoleonit shtrihej nga lumi Elba në veri, deri në jugun e Italisë, dhe nga Pirejentë deri në bregdetin dalmat në Kroaci. Në fillim

të vitit 1812, Napoleoni filloi të përballet me humbjet e para të rëndësishme të karrierës së tij ushtarake, duke nisur nga fushata katastrofike ushtarake kundër Rusisë, duke humbur Spanjën, dhe u mposhtur përballë një forcë aleate në vitin 1814.

Pasi qëndroi i internuar në ishullin e Elbës për pak muaj, rrikthehet në Francë në fillim të vitit 1815, dhe ngre një ushtri të re të madhe, e cila pati sukses të përkohshëm përpara disfatës së tij përfundimtare në Vaterlo më 18 qershor 1815. Napoleoni internohet sërish, këtë herë në ishullin e Shën Helenës në brigjet e Afrikës, ku jetoi në arrest shtëpiak deri në majin e vitit 1821, kur edhe vdiq në moshën 51-vjeçare nga kanceri në stomak. Edhe pse ka historianë që mbështesin variantin e helmimit me arsenik nga britanikët.

2 Dhjetor 1954 – Joseph Mccarthy ndëshkohet nga Senati për sjellje të pahijshme

Senati i SHBA-së voton me 65 vota pro dhe 22 kundër, për të ndëshkuar në aspektin disiplinor senatorin Joseph R. Mccarthy, për sjellje të pahijshme. Dënimi, lidhej me hetimin e diskutueshëm të komunistëve të dyshuar nga ana e komisionit të drejtuar nga Mccarthy në qeveri, ushtri dhe shoqërinë civile.

Ajo që ka mbetur në histori si “Mccarthyism”, nisi më 9 shkurt 1950, kur Mccarthy, senator republikan i Uiskonsin, njoftoi gjatë një fjalimi në Virxhinian Perëndimore, se zotëronte një listë prej 205 komunistësh që ishin infiltruar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Deklarata e pabazë, e vendosi Mccarthy në qendër të vëmendjes kombëtare.

Këto dhe akuza të tjera po aq tronditëse, detyruan Senatin të ngrinte një komitet të posaçëm, të kryesuar nga senatori Millard Tydings për të hetuar këtë çështje. Komisioni nuk gjeti sot fakte bindëse për të mbështetur akuzat e Mccarthy, por megjithatë ky i fundit kishte prekur një element të ndjeshëm tek publiku amerikan, dhe gjatë dy viteve të ardhshme ai bëri akuza gjithnjë e më të bujshme, madje duke sulmuar deri edhe ish-sekretarin e respektuar të shtetit George C. Marshall, apo ish-presidentin Harry S. Truman.

Në vitin 1953, një Kongres i ri republikan emëroi Mccarthy kryetar të Komitetit për Operacione Qeveritare dhe Nënkomitetin për Hetimet. Përmes përgjimeve të paligjshme, Mccarthy shkatërroi imazhin e qindra zyrtarëve dhe qytetarëve të pafajshëm, pa arritur të vërtetonte katërcipërisht se ata ishin komunistë. Në fillimin e viit 1954, Mccarthy, që kishte humbur përkrahjen e shumicës së Partisë Republikane për shkak të taktikave të tij të diskutueshme, e kaloi cakun kur akuzoi disa zyrtarë të Uashingtonit se ishin komunistë.

Më 2 dhjetor, pas një debati të ashpër, Senati votoi pro masës disiplinore ndaj Mccarthy për sjellje “në kundërshtim me traditat senatoriale”. Në kohën e vdekjes së tij nga alkoolizmi në vitin 1957, ndikimi i senatorit Jozef Mccarthy në Kongres qe i papërfillshëm.

2 Dhjetor 1917- Një ditë pasi bolshevikët vënë nën kontroll shtabin qëndror të ushtrisë ruse në Mogilev, shpallin një armëpushim zyrtar me Fuqitë Qendrore. Ky akt u pasua nga bisedimet në Brest-Litovsk, të cilat përfunduan vetëm në marsin e vitit 1918, pas 3 muajsh debatesh të ashpra, dhe madje edhe luftimesh të rifilluara në disa zona të frontit.

Rusia do të humbiste 1.6 milionë km katrorë të territorit të saj, një të tretën e popullsisë, sasi të mëdha të qymyrit, naftës dhe hekurit, dhe pjesën dërrmuese të industrisë së saj. Lenini këmbënguli që Kongresi i tij i Sovjetëve, të miratonte “paqen e turpshme”, siç e quajti ai “për të shpëtuar revolucionin botëror”.

2 Dhjetor 1956 – Fidel Castro rrikthehet në Kubë, për të udhëhequr një grupim marksist guerilas në rebelimin e saponisur për të përmbysur Fulgencio Batistan. Ai zbarkoi me një anije së bashku me 81 rebelë, pranë qytetit lindor të Manzanillos. Forcat e Batistas që ishin në dijeni të planit, vranë ose kapën shumicën e guerrilasve.

Castro, vëllai i tij Raul, dhe Ernesto Che Guevara arritën të shpëtonin, duke u fshehur në malin Sierra Maestra përgjatë bregut juglindor të ishullit. Gjatë dy viteve të ardhshme, forcat e Castros zhvilluan një luftë guerrilase, që përfundoi me rrëzimin e Batistas, dhe hyrjen e tyre triumfale në Havanë në fillim të vitit 1959. 

2 Dhjetor 1942 – Në kuadër të Projektit Manhatan, një ekip i udhëhequr nga fizikanti italian Enrico Fermi realizoi reaksionin e parë artificial të zinxhirit bërthamor.

2 Dhjetor 1993 – Bosi i drogës në Kolumbi, Pablo Escobar, qëllohet për vdekje nga ushtria në Medelin.

2 Dhjetor 2015 – Syed Rizëan Farook dhe Tashfeen Malik, vrasin 14 persona dhe plagosin 22 të tjerë në San Bernardino të Kalifornisë në SHBA. Sulmi u cilësua një akt terrorist, i frymëzuar nga ISIS-i.

 

Tags: 2 Dhjetorçfarëndodhur

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
FOTO+VIDEO/ Nis evakuimi i banorëve, shpëtohet me varkë 9-vjeçarja e paralizuar

LSI akuza Ramës: Gomarllëku më palmat, kryeministri përgjegjës për përmbytjet në autostradë

Përmbytjet nga Vjosa, hapen argjinaturat në Mifol dhe Novoselë

Përmbytjet nga Vjosa, hapen argjinaturat në Mifol dhe Novoselë

Pasi shkatërroi biznesin popullor në Belfast, shqiptari e pëson keq

Pasi shkatërroi biznesin popullor në Belfast, shqiptari e pëson keq

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Pasditja sjell kalime vranësirash të lehta, ja si pritet të jetë moti sot
Moti

Pasditja sjell kalime vranësirash të lehta, ja si pritet të jetë moti sot

by mirseda
09:37 | 14/06/2025
0

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mot të...

49 aksidente ajrore këtë vit – ja pse po rritet rreziku

49 aksidente ajrore këtë vit – ja pse po rritet rreziku

09:34 | 14/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Çmimet e paketave turistike në Shqipëri, ja sa kushton një udhëtim

Çmimet e paketave turistike në Shqipëri, ja sa kushton një udhëtim

09:14 | 14/06/2025
Administrata shtohet në prag zgjedhjesh , ja sa persona u punësuan

Administrata shtohet në prag zgjedhjesh , ja sa persona u punësuan

09:08 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com