Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 19 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 19 tetor?

19 Tetor 2003 – Lumturimi i Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II

Sot shënohen 14 vjet nga Lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiut, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Gruaja me shtat të vogël, por me zemër të madhe, u lumturua në 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e më të varfërve”, të cilëve ajo ia kushtoi gjithë jetën e saj.

“Nëna e të varfërve”, u bë simbol i mëshirës për mbarë botën, dhe dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit. Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe mrrekullive të ndodhura me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II udhëzoi nisjen e procedurat të shenjtërimit. Pas shqyrtimit të mbi 5000 faqeve dëshmi mbi jetën, veprën dhe mrekullitë e Nënës Terezës, ai vendosi më 19 tetor 2003 në Bazilikën e Shën Pjetrit, ta shpallë atë shenjtore. Në Shqipëri kjo datë kremtohet si një festë kombëtare.

19 Tetor 1812 – Napoleoni tërhiqet nga Moska

Një muaj pasi Napoleon Bonaparti hyri në një Moskë të djegur dhe të braktisur, ushtria e uritur franceze detyrohet të fillojë një tërheqje të nxituar nga Rusia. Pas refuzimit të Sistemit të tij Kontinental nga Cari Aleksandër I, perandori francez nisi pushtimin e Rusisë më 24 qershor 1812.

Me më shumë se 500.000 ushtarë dhe njerëz të prapavijës, ajo ishte forca më e madhe ushtarake evropiane e mbledhur ndonjëherë deri në atë moment. Gjatë muajve të parë të pushtimit, Napoleoni u detyrua të përballej me një ushtri të egër ruse në një tërheqje të përhershme. Duke refuzuar të përplasej me ushtrinë superiore të Napoleonit në një shkallë të plotë, rusët nën gjeneralin Mikhail Kutuzov dogjën çdo gjë që linin pas, dhe u tërhoqën thellë e më thellë në lindje të vendit.

Pas betejës së përgjakshme të 7 shtatorit në Borodino, Napoleoni mbërriti një javë më pas në Moskë, me synimin për të gjetur furnizimive, por u gjend në një qytet fantazëm. Pasi priti një muaj për një dorëzim të rusëve që nuk ndodhi kurrë, perandori francez filloi të përballej me fillimin e dimrit të egër rus, ndaj u detyrua të urdhëronte tërheqjen e ushtrinë e tij të uritur nga Moska, çka solli pasoja katastrofike.

Të drobitur nga uria dhe sulmet e befta vdekjeprurëse guerrile të kozakëve, ushtria e shkatërruar franceze mbërriti në lumin Berezina në fund të nëntorit, por e gjeti rrugën të bllokuar nga rusët. Ajo u detyrua të ndërtojë ura të vogla të improvizuara prej druri, që u dogjën menjeherë pas kalimit të lumit. Më 8 dhjetor Napoleoni la pas atë që kishte mbetur nga ushtria e tij e madhe, për t’u rrikthyer në Paris me disa njësi të vogla. Gjashtë ditë më vonë, ‘Grande Armée’ arrin më në të dalë nga Rusia, duke pësuar një humbje prej më shumë se 400.000 njerëzish gjatë atij pushtimi katastrofik.

19 Tetor 1960 -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin një embargo të pjesshme tregtare mbi Kubë, gati dy vite pasi regjimi i Fulgencio Batistës u rrëzua nga Revolucioni Kuban. Embargoja ndalonte ose kufizon bizneset amerikane të kryenin veprimtari në Kubë apo për interesat kubane, duke u bërë embargoja më jetë-gjatë në historinë moderne të tregtisë.

19 Tetor 1970 – Në Nju Jork inaugurohet Qendra Botërore e Tregtisë, ndonëse katet më të sipërme do të hapeshin vetëm në vitin 1973. Me një lartësi prej afersisht 410 metrash me nga 110 kate secila, kullat binjake qenë ndërtesat më të larta në botë, vetëm për pak kohë deri në vitin 1974, kur Kulla Sears në Çikago ua kaloi të dyjave. Kullat u rrëzuan gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

19 Tetor 1935 – Etiopia braktiset nga Lidhja e Kombeve përballë pushtuesve italianë

Lidhja e Kombeve voton formalisht vendosjen e sanksione të pashmangshme ekonomike kundër Italisë fashiste, për shkak të pushtimit të Etiopisë. Por hapat që do të pengonin përparimin e pushtimit, si ndalimi i shitjes së naftës në Itali dhe mbyllja e Kanalit të Suezit, nuk u ndërmorrën nga frika e ndezjes së armiqësive në Evropë. Në humbjen e parë të pavarësisë së vendit në historinë e tij të gjatë, dhjetëra mijëra etiopianë u vranë pasi ushtria italiane përdori gazin helmues, dhe mizori të tjera moderne për të shtypur vendin afrikan.

19 Tetor 1954 – Egjipti dhe Britania, arrijnë një marrëveshje mbi Kanalin e Suezit, duke i dhënë fund 72 viteve të pushtimit ushtarak britanik. Britania pranoi të tërheqë forcat e saj prej 80.000 trupash brenda 20 muajve të ardhshëm, ndërsa Egjipti ra dakord të garantojë lirinë e lundrimit në kanal.

19 Tetor 202 P.E.S – Zhvillohet beteja e Zamas, kur Hannibal Barca dhe ushtria karagjenase munden nga legjionet romake të komanduara nga Skipion Afrikani, duke i dhënë kësisoj fund Luftës së dytë Punike.

19 Tetor 439 – Vandalët, të udhëhequr nga mbreti Gaiserik pushtojnë Kartagjenën në Afrikën e Veriut.

19 Tetor 1448 – Sulltani osman Murati II, mposht gjeneralin hungarez Janosh Huniadi në betejën e Kosovës.

19 Tetor 1739 – Anglia i shpall luftë Spanjës mbi kufijtë në Florida. Lufta njihet ndryshe edhe si “Lufta e Veshit të Jenkins”, pasi rojet bregdetare spanjollei prenë veshin e detarit britanik Robert Jenkins.

19 Tetor 1781 – Gjenerali britanik Cornwallis dorëzohet në Yorktown në orën 14 pasdreke, duke shënuar fundin e Luftës Revolucionare për pavarësinë e SHBA-së

19 Tetor 1926 – Politbyroja e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, përjashton nga rradhët e saj Leon Trockin dhe ndjekësit e tij.

19 Tetor 1942 – Nëndetësja japoneze I-36, nis një aeroplan për një mision zbulimi mbi Pearl Harbor. Piloti dhe ekuipazhi raportojnë mbi anijet në port, por më pas avioni humbet në det.

19 Tetor 1943 – Streptomicina, ilaçi i parë antibiotik kundër tuberkulozit, zbulohet nga shkencëtarët në Universitetin Rutgers në Nju Xhersi të SHBA-së.

19 Tetor 1950 – Kryqyteti i Koresë së Veriut Pheniani, pushtohet nga trupat e OKB-së.

19 Tetor 1973 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, refuzon kërkesën e Gjykatës së Apelit për të dorëzuar kasetat e përgjimit në Watergate.

19 Tetor 2005 – Në Bagdad, fillon gjyqi ndaj ish-diktatorit iraken Sadam Hysein për krime kundër njerëzimit.

19 Tetor 2015 – Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë, gjejnë prova se jeta në Tokë mund të ketë filluar 4.1 miliardë vjet më parë, ose 300 milionë vjet më herët nga sa mendohej më parë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 19 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 19 tetor 2017

Shtypi nga bota, 19 tetor 2017

DETAJET/ Si u kapën tonelatat e drogës së vëllezërve Habilaj në Vlorë

DETAJET/ Si u kapën tonelatat e drogës së vëllezërve Habilaj në Vlorë

Vlora në shtetrrethim, aksion për kapjen e personave të përmendur në dosjen “Habilaj”

Vlora në shtetrrethim, aksion për kapjen e personave të përmendur në dosjen “Habilaj”







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021




TË FUNDIT

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

by mirseda
21:20 | 09/01/2026
0

Sipas aktivistëve, 51 demonstrues janë vrarë në gati dy javë protesta mbarëkombëtare në Iran. “Qindra njerëz të...

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur

Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur

19:31 | 09/01/2026
Banorët e Durrësit protestojnë për përmbytjet; Kuçana kërkon hetim SPAK për bashkinë

Banorët e Durrësit protestojnë për përmbytjet; Kuçana kërkon hetim SPAK për bashkinë

19:24 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com