Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 19 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 19 shtator?

19 Shtator 1946 – Fjalimi historik i Winston Churchill, i paraprin krijimit të Këshillit të Evropës

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Zyrihut në Zvicër më 19 shtator 1946, ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, bëri thirrje për krijimin e “Shtetet e Bashkuara të Evropës”, si dhe një Këshilli të Evropës. Ai kishte folur për një Këshill të Evropës, që në vitin 1943 gjatë një transmetimi radiofonik.

Struktura e ardhshme e Këshillit të Evropës, u diskutua në një kongres të veçantë nga qindra politikanë të njohur, përfaqësues qeverish dhe të shoqërisë civile në Hagë të Holandës në vitin 1948. Në atë kongres, konkurruan dy shkolla mendimi:disa favorizuan një organizatë ndërkombëtare klasike me përfaqësues të qeverive, ndërsa të tjerët preferonin një trupë politike me parlamentarë të vendeve anëtare.

Të dyja metodat përfundimisht u kombinuan me krijimin e Komitetit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, në bazë të Statutit të Këshillit të Evropës. Kjo strukturë e dyfishtë ndërqeveritare dhe ndër-parlamentare, u kopjua më vonë për Komunitetet Evropiane, Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE).

Këshilli i Evropës u themelua më 5 maj 1949 nga Traktati i Londrës, që u nënshkrua atë ditë nga 10 shtete:Belgjika, Danimarka, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. Shumë shtete të tjera u bënë anëtare më vonë, veçanërisht pas tranzicionit demokratik në Evropën Qëndrore dhe Lindore në fillim të viteve 1990, dhe Këshilli i Evropës përfshin sot të gjitha shtetet evropiane përveç Bjellorusisë, Vatikanit dhe territoreve evropiane me njohje të kufizuar si Nagorno-Karabakut, Abkhazia, Osetia e Jugut, Qiproja Veriore dhe Transnistria.

16 Shtator 1952- Aktori i mirënjohur britanik Charlie Chaplin ndalohet të hyjë në SHBA

Zyra e Emigracionit në SHBA, pengon hyrjen në vend të legjendës së kinematografisë botërore, Charlie Chaplin. Prokurori i Përgjithshëm, Thomas McGranery, urdhëroi Shërbimin e Emigracionit të mbante për disa “seanca pyetjeje” Chaplin në rast se ky i fundit do të rikthehej në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht lëshimit një leje ri-hyrje vetëm disa muaj më parë. McGranery nuk dha asnjë arsye për udhëzimet e tij. Nga ana e tij, vetë aktori deklaroi me ironi:”Unë nuk synoj të shkaktoj ndonjë revolucion, gjithçka që dua është realizimi i disa filmave më shumë!”. Charlie Chaplin kishte udhëtuar nga Anglia për në SHBA në bordin e anijes “Mbretëresha Elizabet” me gruan dhe katër fëmijët.

Chaplin ishte ende një shtetas britanik, pavarësisht se jetonte në Amerikë prej thuajse 40 vjetësh, dhe nuk kishte të drejtën e rihyrjes automatike në vend. Sipas ligjit të SHBA-së, arsyet për mohimin e një qëndrimit të një shtetasi të huaj, përfshinin “turpësinë morale” dhe “përkatësinë politike”. Charlie Chaplin gjendej nën një presion të madh në SHBA, lidhur me akuzat e Senatorit Jozef Mccarthy dhe Komitetit kongresual të Veprimtarive Joamerikane, se ishte i lidhur me kauzën e komunizimit.

Rezultoi se Chaplin ishte nën mbikëqyrje nga FBI-ja që në vitin 1948, dhe qe një nga më shumë se 300 personat e përfshinë në listët e zezë të kineastëve të Hollivudit, dhe nuk ishte në gjendje të punonte, pasi refuzoi të bashkëpunonte kur u shfaq të dëshmonte para Komitetit.

19 Shtator 2008 – 300 mijë fëmijë sëmuren në Kinë nga qumështi i intoksikuar me melaminë

Autoritetet qeveritare kineze, tërheqin nga tregu një sasi të madhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij, pasi inspektorët zbuluan praninë e substancës toksike të melaminës në qumështin pluhur që u jepej bebeve të vogla. Deri në momentin e bllokimit, nga ky produkt kishin gjetur vdekjen 4 fëmijë, ndërsa mbi 6 mijë të tjerë ndodheshin të sëmurë nëpër spitale.

Tre nga kompanitë më të mëdha prodhuesit të qumështit artificial në vend, u përfshinë

në atë skandal pasi u përpoqën të ulnin shpenzimet duke holluar produktet. Një hetim më i gjerë, zbuloi se në total nga intoksikimi me melamine, ishin prekur shumë se 300.000 fëmijë të vegjël.

19 Shtator 1777- Zhvillohet beteja vendimtare e Saratogës, mes ushtrisë britanike dhe kolonive amerikane

Luftrat e Saratogas, nganjëherë të referuara edhe si Beteja e Saratogës (19 shtator- 7 tetor 1777) vendosën përfundimisht fatin e ushtrisë britanike të gjeneralit John Burgoyne në Luftën Revolucionare Amerikane, dhe konsiderohen përgjithësisht si një pikë kthese në luftën për pavarësinë e SHBA-së.

19 Shtator 1985 – Një tërmet i madh me magnitudë 7.8 i Shkallës Rihter, shkatërroi qindra godina në Mexico City, duke i marrë jetën mbi 5.000 njerëzve dhe plagosur mijëra të tjerë.

19 Shtator 2006 –Një juntë ushtarake, rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Thaksin Shinawatra-s, në një grusht shteti ushtarak pa gjakderdhje. Pasi u shpall ligji ushtarak i grushtit të shtetit për të siguruar paqen, gjenerali Surajud Chulanont, u emërua kryeministri i ri i vendit.

19 Shtator 1967 – 41 njerëz mbetën të vrarë gjatë një trazire të shkaktuar nga një ndeshje futbolli në qytetin e Sivas në Turqinë Qëndrore. Pas humbjes, titozët e skuadrës udhëtuese dogjën dhjetëra dyqane, lokale dhe një hotel.

19 Shtator 1955 – Presidenti argjentinas Juan Domingo Peron, rrëzohet nga pushteti me anë të një grushti shteti ushtarak. Gruaja e tij popullore, Eva Peron, kishte vdekur 3 vite më parë.

19 Shtator 1893- Zelanda e Re, bëhet vendi i pare në botë që i jep grave të drejtën për të votuar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 19 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 19 shtator 2017

Shtypi nga bota, 19 shtator 2017

Astrit Patozi: Lëvizja anti-Basha do vijojë, ja ku gaboi Berisha

Astrit Patozi: Lëvizja anti-Basha do vijojë, ja ku gaboi Berisha

Basha “ngrin” të gjitha funksionet e tij, nis procesi i zgjedhjes së kryetarit

Lulzim Basha: Ja kush e goditi makinën e zv/drejtorit të policisë Elbasan







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma
Aktualitet

Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma

by mirseda
12:10 | 13/12/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e së premten ku një mjet...

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

22:56 | 12/12/2025
Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com