Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 13 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 13 tetor?

13 Tetor 1977 – Terroristët palestinezët rrëmbejnë avionin e linjës ajrore gjermane

Katër terroristë palestinezë, rrëmbejnë një avion të kompanisë gjermane “Lufthansa”, duke kërkuar lirimin nga burgu të 11 anëtarëve të grupit terrorist gjerman “Baader-Meinhof”, i njohur ndryshe edhe si fraksioni i Ushtrisë së Kuqe. Kjo organizatë, ishte një grupim revolucionarësh të majtë, që terrorizoi Gjermaninë për 3 dekada me rradhë, duke vrarë më shumë se 30 udhëheqës të korporatave të biznesit, ushtrisë dhe qeverisë, në përpjekje për të rrëzuar kapitalizmin në vendin e tyre.

Rrëmbyesit i detyruan pilotët të udhëtonin nëpër 6 shtete, duke mbërritur në fund në Mogadishu të Somalisë, pasi qëlluan për vdekje njërin prej këtyre të fundit. Në orët e para të mëngjesit të 17 tetorit, një ekip i forcave speciale gjermane sulmoi avionin, duke çliruar 86 pasagjerët që ishin marrë peng, dhe vrarë 3 nga 4 rrëmbyesit. Vetëm një nga komandot gjermane u plagos në këtë operacion. Pasi dëgjuan këtë lajm, krerët e burgosur të fraksionit të Ushtrisë së Kuqe kryen vetëvrasje në qelitë e tyre në burgun e Stammheim-it në Gjermani.

13 Tetor 2010 – Shpëtohen pas 69 ditësh minatorët e bllokuar nën tokë në Kili

Tridhjetë e tre minatorët e bllokuar prej më shumë se 2 muajsh në një galeri rreth 800 metra nën tokë në një minierë bakri dhe ari në Kilin e veriut, arritën të nxirren prej andej shëndoshë e mirë. Minatorët mbijetuan më gjatë se në cilido rast tjetër të ngjashëm të bllokimeve në miniera në histori.

Pas shembjes së galerisë më 5 gusht 2010, 33 minatorët u zhvendosën në një zonë të fshehtë strehimi nëntokësor, ku zbuluan se kishin furnizime ushqime ushqimore vetëm për disa ditë. Gjatë 17 ditëve që pasuan nga lart nuk ishte ende i mundur kontakti me ta, dhe të pasigurtë nëse dikush do të mund t’i gjente dot, shumica sipas dëshmive të mëvonshme konsideruan mundësinë e vetëvrasjes apo kanibalizmit.

Më pas nëpërmjet një sonde, ekipet e shpëtimit arritën të vendosin kontaktin me minatorët e bllokuar, dhe nëpërmjet një vrime të ngushtë u dërguan poshtë ushqime, ujë, letrat bixhozi, barna dhe mjete te tjera të domosdoshme. Gjithashtu u dërguan edhe video kamera, duke bërë të mundur që ekspertët lart të shihnin terrenin, për të organizuar më pas operacionin e shpëtimit.

Më 12 tetor, u nxorrën në sipërfaqe minatorët e pare, nëpërmjet një kapsule të ngushtë të krijuar enkas për këtë rast.

Miliona njerëz anembanë globit e panë operacionin e shpëtimit drejtpërdrejti në televizion. Në më pak se 24 orë pas fillimit të operacionit, të 33 minatorët, nga mosha 19-63 vjeç, u shpëtuan. Ata mbanin syze të errëta, për shkak se prej javësh nuk ishin mësuar me rrezet e diellit.

13 Tetor 1943 – Italia i shpalli luftë Gjermanisë, ish-partneres së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me rrëzimin e Benito Musolinit nga pushteti dhe rrëzimin e qeverisë fashiste në korrik të atij viti, gjenerali Pietro Badoglio, që kishte marrë pushtetin në vend të Duçes me kërkesë të Mbretit Viktor Emanuel, filloi negociatat me gjeneralin amerikan Eisenhoëer, lidhur me një dorëzim të kushtëzuar të Italisë.

Ditën e kapitullimit italian, Adolf Hitleri nisi operacionin për pushtimin e Italisë. Ndërsa trupat gjermane hynë në Romë, gjenerali Badoglio dhe familja mbretërore u larguan për në Brindisi, në juglindje të Italisë, për të ngritur një qeveri të re antifashiste.

13 Tetor 1792 – Presidenti amerikan George Washington vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së re të Presidentit në Uashington. Selia e projektuar nga arkitekti irlandez James Hoban, do të kishte 3 kate, dhe më shumë se 100 dhoma. U deshën 8 vjet që ajo të përfundonte, dhe Xhon Adams u bë presidenti i parë amerikan që do të hynte të punonte dhe banonte aty më 1 nëntor 1800. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht vetëm në vitin 1901.

13 Tetor 1972 – Një avion në Uruguaj rrëzohet aksidentalisht nga malet e Andeve. Vetëm 16 nga 45 pasagjerët, arritën t’i mbijetojnë përplasjes. Megjithatë ata humbën në malet e larta me dëborë për dy muaj me rradhë, ndërsa kur u gjetën pranuan se ishin detyruar të hanin mishin e shokëve të tyre të vdekur për të mbetur gjallë.

13 Tetor 1773 – Astronomi francez, Charles Messier, zbulon galaksinë e parë spirale. E njohur si “Messier 51a”, galaktika gjendet rreth 30 milion vjet dritë nga Toka. Një galaktikë spirale është ajo ku yjet, gazrat dhe grimcat e tjera kozmike të pluhurit rrotullohen në një spirale rreth një bërthame qëndrore. Astronomët mendojnë se kjo e fundit, përbëhet nga një vrimë e zezë.

13 Tetor 2012 – Presidenti i Mauritanisë, Ould Abdel Aziz, qëllohet me armë duke mbetur i plagosur. Raportet zyrtare sugjeruan se ai u qëllua aksidentalisht nga një ushtar.

13 Tetor 1966 – Ligjet e reja të miratuara në Afrikën e Jugut nën kontrollin e të bardhëve, lejojnë burgosjen për 28 ditë pa asnjë vendim gjykate apo urdhër policor, të çdo personi që dyshohet për vepra që cënojnë sigurinë publike.

13 tetor, 1971 – Inxhinierët e Ushtrisë Britanike hedhin në erë disa rrugë të vogla që lidhin Republikën e Irlandës me Irlandën e Veriut. Londra mendonte se IRA i përdorte ato rrugë për të kërcyer kufirin dhe kryer akte terroriste.

13 Tetor 54 – Neroni bëhet perandori i ri i Romës, duke zëvendësuar xhaxhain e tij të madh Klaudin, i cili u helmua për vdekje nga bashkëshortja.

13 Tetor 1307 Anëtarët e Kalorësve Templarë arrestohen, burgosen dhe torturohen në të gjithë Francën, me urdhër të Mbretit Filip.

13 Tetor 1670- Në Britani, mbretëresha Virginia miratoi një ligj sipas të cilit zezakët që vijnë në koloni si të krishterë, nuk mund të përdoren si skllevër.

13 Tetor 1944 – Trupat e Ushtrisë Sovjetike që po përparojnë drejt Gjermanisë pushtojnë Rigën, kryeqytetin e Letonisë.

13 Tetor 1946 – Në Francë shpallet Republika e Katërt, ajo do të ekzistojë deri në vitin 1958.

13 Tetor 1990 – Në Liban përfundon lufta civile, kur një sulm sirian rrëzon nga pushteti gjeneralin Michel Aoun.

13 Tetor 1884 – Greenwich vendoset si ora universale, nëpërmjet së cilës llogaritet koha standarte në të gjithë botën.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 13 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 13 tetor 2017

Shtypi nga bota, 13 tetor 2017

Sot homazhet për Dritan Priftin, në Kuvend mbahet 1 minutë heshtje  

Sot homazhet për Dritan Priftin, në Kuvend mbahet 1 minutë heshtje  

Dhjetë këshilla për të humbur peshë pa shumë mundim

Dhjetë këshilla për të humbur peshë pa shumë mundim







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Erdogan: Sulmet në Iran, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare
Bota

Erdogan: Sulmet në Iran, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare

by mirseda
19:53 | 02/03/2026
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit. Erdogan...

Pas zjarrit, Berisha mungon në seancë dhe paralajmëron krizë

Pas zjarrit, Berisha mungon në seancë dhe paralajmëron krizë

19:49 | 02/03/2026
NATO: Aleanca s’është pjesë e sulmeve, por mbështet SHBA-në dhe Izraelin ndaj Iranit

NATO: Aleanca s’është pjesë e sulmeve, por mbështet SHBA-në dhe Izraelin ndaj Iranit

19:40 | 02/03/2026
Gjendet një çantë e dyshimtë te 15-katëshi në Tiranë/ Policia në zonë, pritet njësia anti-eksploziv

Gjendet një çantë e dyshimtë te 15-katëshi në Tiranë/ Policia në zonë, pritet njësia anti-eksploziv

19:23 | 02/03/2026
Peleshi: Aksi alternativ Librazhd-Prrenjas gati së shpejti, rrugët s’ndërtohen me fjalime

Peleshi: Aksi alternativ Librazhd-Prrenjas gati së shpejti, rrugët s’ndërtohen me fjalime

19:18 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com