Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 13 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 13 nëntor?

13 Nëntor 1970 – Mbi 500 mijë njerëz vdesin nga cikloni që godet Pakistanin Lindor

Dallgët e baticës dhe vërshimet e ujit, nga stuhia e fortë që u përplas në brigjet e deltës së lumit Gang, shkaktojnë dëme vdekjeprurëse ndaj banorëve të Pakistanit Lindor (Bangladeshi i sotëm). Vlerësohet se të paktën gjysmë milionë njerëz, humbën jetën në katastrofën më të rëndë natyrore të shekullit XX-të.

Bangladeshi, i ndodhur midis Indisë dhe Birmanisë në Gjirin e Bengalit, goditet vazhdimisht nga ciklonet tropikale, që formohen në ujërat e ngrohtë të gjirit gjigand, që është në fakt një zgjatim i Oqeanit Indian. Në Bangladesh, dy sistemet e mëdha të lumenjve, Gang dhe Brahmaputra, bashkohen për të formuar deltën më të madhe në botë.

Këto lumenj transportojnë llumra që nga majat e maleve Himalaja deri në ultësirën e Bangladeshit, duke krijuar kështu një nga tokat bujqësore më pjellore në botë. Një e treta e vendit, gjendet më pak se 20 metra mbi nivelin e detit, dhe sipërfaqja e prekur zakonisht nga përmbytjet është tejet e populluar. Forma e vijës bregdetare, vepron si një gyp natyral për stuhitë, duke tërhequr lehtëisht ujin e detit në thellësi të tokës nëpëmjet kanaleve lumore.

Stuhia e fortë ndërmjet 12-13 nëntorit, shkaktoi dallgë më shumë se 20 metra të larta, që vërshuan mbi ishujt aty pranë,  ndërsa i çuan ujërat e oqeanit shumë kilometra në brendësi të tokës. Ndërkohë disa studiues vlerësojnë se numri i vdekjeve në atë ciklon, ka qenë më shumë se një milionë. Dështimi i qeverisë pakistaneze për të reaguar shpejt ndaj krizës, kontribuan në trazira të mëdha politike, të cilat prodhuan një Bangladesh të pavarur më 1971.

13 Nëntor 1985 – Shpërthimi i vullkanit, shkakton vdekjen e 23 mijë njerëzve në Kolumbi

Shpërthimi i vullkanit Nevado del Ruiz në Tolima, Kolumbi, shkakton shkrirjen masive të akujve nëpër male. Uji krijoi një dallgë të madhe balte që mësyu tatëpjetë, duke mbuluar thuajse plotësisht qytetin e Armeros, dhe vrarë shumicën e popullsisë së tij, mbi 20.000 njerëz nga 29.000 banorë gjithësej. Ndërkohë, 3 mijë te tjerë vdiqën në qytete të tjera aty pranë, veçanërisht në Chinchina.

Tragjedia e Armeros, ishte katastrofa e dytë më vdekjeprurëse vullkanike e shekullit XX-të. Gjeologët dhe ekspertët, i kishin paralajmëruar disa javë përpara autoritetet dhe mediat rreth rrezikut të shpërthimit. Por autoritetet vendore, u thanë banorëve se qyteti qe i sigurtë, dhe i minimizuan efektet e mundshme të ndonjë shpërthimi, ndoshta për shkak të cinizmit që kishin shkaktuar alarmet e rreme të mëhershme të evakuimeve.

13 Nëntor 1918 – Nis pushtimi i Konstandinopojës

Pushtimi i Konstandinopojës (Stambolli i sotëm), kryeqytetit të Perandorisë Osmane, nisi pas armëpushimit së Mudros nga Antanta tripaleshe e Luftës së Parë Botërore. Trupat e para franceze, hynë në qytet më 12 nëntor 1918, të pasuara nga ato britanike të nesërmen. Pushtimi ndodhi në dy faza:e para nisi de fakto nga 13 nëntori 1918 deri më 20 mars 1920, dhe faza ‘de jure’ nga 20 marsi 1920, deri në ditët pas Traktatit të Lozanës.

Trupat e fundit aleate u larguan nga qyteti më 23 shtator 1923. Ndërsa trupat e para turke, hynë në qytet më 6 tetor 1923. Trupat aleate, krijuan në Stamboll një administratë ushtarake që në fillim të dhjetorit 1918. Pushtimi i Stambollit, së bashku me atë të Izmirit, mobilizoi krijimin e lëvizjes kombëtare turke dhe shkaktoi nisjen e luftës turke të pavarësisë.

13 Nëntor 1883 – Shpikësi i telefonit, Alexander Graham Bell, mbron teorinë e pastërtisë racore në Akademinë Kombëtare të Shkencave në SHBA. Bell ishte i lidhur që herët me lëvizjen eugjenike në Shtetet e Bashkuara. Në leksionin e tij “Kujtime mbi formimin e një lloji të shurdhër të racës njerëzore”, të paraqitur në Akademi, ai vinte në dukje se prindërit e shurdhër, kishin më shumë gjasa të lindnin fëmijë po të shurdhër, duke sugjeruar paraprakisht që çifte të tilla të mos lejohen të martohen në të ardhmen. Nga fundi i viteve 1930, rreth gjysma e shteteve në SHBA-së kishin në fuqi ligje të ndryshme eugjenike, dhe ligjet e shtetit të Kalifornisë, u përdorën në fakt si një model për ligjet eugjenike në Gjermaninë naziste.

13 Nëntor 1956 – Gjykata Supreme e SHBA-së nxjerr jashtë ligjit rregulloren e shtetit të Alabamës mbi transportin publik, që parashikonte ndarjen e ulëseve në autobus sipas përkatësisë racore, ku të bardhët uleshin në fillim, dhe zezakët në fund.

13 Nëntor 1994 – Në Suedi, shumica e qytetarëve shprehen në një referendum, në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

13 Nëntor 1841 – James Braid, vëzhgon për herë të parë dukurinë e magnetizmit tek kafshët, e cila çoi në studimin e tij mbi subjektin që përfundimisht ai e quajti hipnotizim.

13 Nëntor 1914 – Fiset berbere, i shkaktojnë disfatën më të rëndë forcave franceze në Marok, gjatë Betejësë së përgjakshme të El-Herrit.

13 Nëntor 1947 – Bashkimi Sovjetik kompleton ndërtimin e pushkës së famshme automatike AK-47, një nga armët e para automatike sulmuese, që është lehtësisht e përdorshme nga të gjithë.

13 Nëntor 1990 – Në Aramoana, një qytezë e vogël në Zelandën e Re, David Grey qëllon për vdekje 13 njerëz, para se të zbulohej dhe vritej nga policia të nesërmen.

13 Nëntor 1995 – Një kamion-bombë shpërthen jashtë një qendre stërvitore të drejtuar nga SHBA-ja në Riad të Arabinë Saudite, duke vrarë 5 shtetas amerikanë dhe 2 indianë. Një grup i quajtur Lëvizja Islame për Ndryshim, merr përgjegjësinë e sulmit.

13 Nëntor 2001 – Presidenti amerikan George W. Bush nënshkruan një urdhër ekzekutiv, që i lejon gjykatat ushtarake (zakonisht të përdorura vetëm gjatë luftërave) të gjykojnë dhe japing dënime kundër të huajve të dyshuar për lidhje apo planifikim të akteve terroriste në territorin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

13 Nëntor  2015 – Një sërë sulmesh të koordinuara terroriste në Paris, duke përfshirë të shtëna me armë, shpërthimet dhe marrjen e pengjeve, shkaktojnë vdekjen e 130 njerëzve, 7 terroristëve dhe plagosjen e 368 të tjerëve.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 13 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 13 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 13 nëntor 2017

Tërmeti 7.3 ballë në kufirin Iran-Irak shkakton 200 viktima dhe 1700 të plagosur

Tërmeti 7.3 ballë në kufirin Iran-Irak shkakton 200 viktima dhe 1700 të plagosur

Shtypi nga bota, 13 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 13 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!
Politikë

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

by mirseda
16:22 | 29/10/2025
0

Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend. Në disa...

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:48 | 29/10/2025
Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

14:47 | 29/10/2025
Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

14:35 | 29/10/2025
U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

13:50 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com