13 Maj1981 – Papa Gjon Pali II plagoset në një atentat
Pak momente fillimit të audiencës së tij të përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Gjon Pali II, qëllohet dhe plagoset rëndë në kohën që ishte duke kaluar përmes sheshit në një makinë të hapur. Sulmuesi, 23 vjeçari turk, Mehmet Ali Agça, qëlloi 4 herë, ku njëri nga plumbat goditi në bark Atin e Shenjtë, dhe një tjetër e goditi në dorën e majtë.
Një plumb i tretë goditi në gjoks 60-vjeçaren amerikane Ann Odre, duke e plagosur rëndë, dhe
i katërti goditi në krah 21-vjeçaren xhamajkane Rose Hill. Atentatori u neutralizua më pas nga turma, deri në arrestimin e tij nga policia. Papa u dërgua me shpejtësi me ambulancë në Spitalin Gemelli të Romës, ku iu nënshtrua për më shumë se 5 orë një operacioni.
Papa qëndroi 3 javë në spital, para se të shërohej plotësisht nga plagët e tij. Motivet e Agça për vrasjen e kreut të Kishës Katolike, ishin dhe mbeten ende sot enigmatike. Në vitet 1970, Agça iu bashkua me një grupimi terrorist të ekstremit të djathtë, i njohur si “Ujqërit Gri”.
Grupi ishte përgjegjës për vrasjen e qindra zyrtarëve publikë, drejtuesve të sindikatave, gazetarëve dhe aktivistëve të majtë, si pjesë e misionit të tyre për të pastruar Turqinë nga elementët me ndikim të majtë. Vitet e fundit, është zbuluar se “Ujqërit Gri”, kishin lidhje të ngushta me politikanët e ekstremit të djathtë, zyrtarët e inteligjencës dhe komandantët e
policisë.
Në shkurtin e vitit 1979, Abdi Ipekçi, redaktor i një gazete liberale, u vra pranë shtëpisë së tij në Stamboll. Mehmet Ali Agça, u arrestua dhe u akuzua për krimin. Ndërsa ishte në pritje të gjykimit, Agça u arratis nga një burg ushtarak në nëntorin e 1979-ës. Në qelinë e tij, ai la një letër që kishte të bënte me udhëtimin e planifikuar të Gjon Palit II në Turqi.
Në letër shkruhej:”Imperialistët perëndimorë, që kanë frikë nga uniteti i Turqisë për pushtet politik, ushtarak dhe ekonomik me vendet islamike vëllazërore, po dërgojnë komandantin e kryqtarëve Gjon Palin, nën maskën e një udhëheqësi fetar. Nëse kjo vizitë e pa menduar dhe e pakuptimtë nuk anulohet, unë me siguri do e vras Papën. Kjo është arsyeja e vetme pse po arratisem nga burgu”.
Për shkak të këtij kërcënimi, u shtua siguria gjatë vizitës së Papës në Turqi, ku nuk pati asnjë përpjekje për vrasje. Një gjykatë turke e dënoi Agça në mungesë për vrasje, ndërsa ai mbeti i lirë. Më 9 maj 1981, Agça udhëtoi me avion nga Majorka e Spanjës në Milano, duke hyrë në Itali me një identitet të rremë.
Ai mori një dhomë në një hotel pranë Vatikanit, dhe më 13 maj hyri në Sheshin e Shën Pjetrit dhe e qëlloi Papën me një pistolerë automatike Broëning 9mm. Në një letër me një shënim me dorë, që u gjet në xhepin e tij thuhej:”Unë po vras Papën, në shenjë protestë kundër imperializmit të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, dhe kundër gjenocidit që po kryhet në Salvador dhe Afganistan”.
Ai u shpall fajtor, duke thënë se veproi vetëm, dhe në korrikun e po atij viti u dënua me burgim të përjetshëm. Një vit më pas, Agça deklaroi se atentati i tij, ishte në fakt pjesë e një komploti që përfshinte shërbimet sekrete bullgare, të cilat dihej se vepronin në emër të KGB-së sovjetike.
Papa Gjon Pali II ishte një antikomunist i zjarrtë, që kishte mbështetur në Poloni organizatën anti-komuniste Solidarnost, ndaj dukej mëse logjike që mund të ishte një objektiv i përshtatshëm për komunistët.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, në vitin 1983, Papa u takua me Mehmetin në burg dhe e fali për krimin e bërë. Hetimet e mëtejshme mbi Agça, çuan në arrestimin e 3 bullgarëve dhe 3 turqve, të cilët u nxorën në gjyq në vitin 1985. Por gjyqi u minua kur Agça, dëshmitari kryesor i shtetit, e përshkroi veten si Jezu Krishti, dhe parashikoi fundin e afërt të botës. Ai shpjegoi se skenari bullgar u përgatit nga zyrtarët e inteligjencës Perëndimore, dhe se Zoti e kishte detyruar
të qëllonte Gjon Palin II.
Një vit më pas, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Në fund të viteve 1990, Papa Gjon Pali II shprehu dëshirën që qeveria italiane ta falte Agça, diçka që në fakti ndodhi. Agça u fal nga presidenti italian Ciampi më 14 qershor 2000, dhe u ekstradua në Turqi,
13 Maj 1958 – Zv/presidenti amerikan, Richard Nixon, sulmohet nga një turmë e irrituar në Venezuelë
Gjatë një vizite në Amerikën Latine, makina e zv/presidentit amerikan Richard Nixon, sulmohet nga një turmë e zemëruar, që thuajse e përmbysi automjetin gjatë udhëtimit nëpër kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Incidenti, ishte kulmi dramatik i një udhëtimi të karakterizuar nga zemërimi i Amerikës Latine për disa nga politikat amerikane të Luftës së Ftohtë.
Në vitin 1958, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Amerikës Latine, kishin arritur pikën më të ulët historike. Latino-amerikanët ankoheshin se fokusi i SHBA-së vetëm tek anti-komunizmi, kishte lënë pas dore adresimin e nevojave të ngutshme ekonomike dhe politike të shumë kombeve të kontinentit jugor.
Vizita kishte nisur me polemika, teksa Nixon u angazhua në debate të ashpra me grupe studentësh gjatë udhëtimeve të tij në Peru dhe Uruguaj. Por në Venezuelë, gjërat morën një kthesë të rrezikshme. Një turmë e madhe venezuelianësh të zemëruar, që hidhnin slogane antiamerikane, ndaluan karvanin e Nixon që po ecte nëpër kryeqytet.
Ata sulmuan makinën ku ndodhej nr. 2 i SHBA-së, e dëmtuan atë nga jashtë dhe thyen xhamat e dritareve. Brenda automjetit, agjentët e Shërbimit Sekret e mbuluan me trup zotin Nixon, dhe thuhet se njëri prej tyre nxori edhe armën e tij.
Fatmirësisht ata arritën t’i largohen turmës. Në Uashington, Presidenti Eisenhoëer dërgoi trupat amerikane në zonën e Karaibeve për të shpëtuar Nixon nga kërcënimet e mëtejshme, në rast se ishte e nevojshme. Në fakt nuk ndodhi asnjë incident tjetër, dhe zv/presidenti u largua para kohe nga Venezuela.
13 Maj 1909 – Në Milano, nis për herë të parë turi çiklistik Giro d’Italia. Fitues shpallet italiani Luigi Ganna.
13 Maj 1917 – Tre fëmijë raportojnë shfaqjen e Virgjëreshës Maria në Fatima të Portugalisë .
13 Maj 1940 – Lufta e Dytë Botërore:Nisi pushtimi gjerman i Francës. Ëinston Churchill mban në Dhomën e Komunëve fjalimin e tij “‘Gjak, lot, dhe djersë”, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës së kryeministrit.
13 Maj 1989 – Grupe të mëdha studentësh kinezë, pushtojnë Sheshin Tiananmen në Pekin, dhe fillojnë një grevë urie.
13 Maj 1990 – Gjatë ndeshjes së futbollit Dinamo Zagreb- Crvena Zvezda në Zagreb të Kroacisë, ndodh një përplasje e ashpër mes dy tifozerive.
13 Maj 1995 – Alison Hargreaves, një nënë 33-vjeçare britanike, bëhet gruaja e parë që ngjitet ne malin e Everestit pa oksigjen dhe pa asnjë guidë vendase.
13 Maj 2014 – Një shpërthim në një minierë qymyrguri në Turqinë jugperëndimore, shkakton vdekjen e 301 minatorëve.