Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 1 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 1 tetor?

1 Tetor 1949 – Themelohet Republika Popullore e Kinës

Mao Ce Duni, arriti në mënyrë të pashpjegueshme një orë para kohe para portës së kuqe, në hyrje të pallatit 500-vjeçar të perandorëve të Kinës. Ai kishte zgjedhur një simbol të fuqisë së lashtë, për të shpallur Kinën e re. Jashtë, në Sheshin Tiananmen, 300.000 mijë njerëz ishin mbledhur për të parë njeriun që pas 2 dekada luftimesh, arriti të mposhtë forcat nacionaliste të gjeneralit Chiang Kai-Shek, të mbështetura nga SHBA-ja.

“Është themeluar qeveria qëndrore e Republikës Popullore të Kinës!”– deklaroi Mao, ndërsa turma filloi të brohoriste emrin e tij. Mao shpalli krijimin e një “diktature demokratike të popullit”. Njerëzit u përcaktuan si një koalicion i përbërë nga 4 klasa sociale:punëtorët, fshatarët, borgjezia e vogël dhe kapitalistët kombëtarë.

Të katër klasat do të udhëhiqeshin nga Partia Komuniste e Kinës, si pararoja e klasës punëtore. Në atë kohë, PKK pretendonte se kishte 4.5 milionë anëtarë, nga të cilat ata me origjinë fshatare llogariteshin në gati 90 përqind. Shteti i madh komunist fqinj, Bashkimi Sovjetik, e njohu Republikën Popullore që të nesërmen, më 2 tetor.

Në shkurtin e vitit 1950, pas disa muaj bisedimesh të vështira, Kina dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Traktatin e Miqësisë, Aleancës dhe Ndihmës së Ndërsjelltë, e vlefshme deri në vitin 1980. Pakti synonte gjithashtu të kundërshtonte Japoninë, ose ndonjë fuqi tjetër pushtet që të bashkohej me Japoninë për qëllime agresioni.

1 tetor 1943 – Qyteti i Napolit në Itali, çlirohet nga pushtimi gjerman nga ana e forcave aleate

Më 1 tetor, në orën 9:30 të mëngjesit tanket e para të ushtrisë aleate hynë në qytet, ndërsa në fund të asaj dite, komanda gjermane në Itali, sipas vetë Marshallit Albert Kesselring, e konsideronte tërheqjen të përfunduar me sukses. Pasojat e luftimeve të tmerrshme 4-ditore për marrjen e Napolit nuk janë shumë të qarta sa i përket shifrave. Sipas disa historianëve, në 76 orë në luftime, u vranë 170 mbështetës dhe 150 qytetarë të paarmatosur, ndërsa sipas burimeve të tjera pati gjithësej 562 të vrarë nga të dyja paët.

Çlirimi i Napolit, siguroi një pengesë natyrore, duke garantuar gjithë Pllajën e Kampanjës dhe fushat ajrore jetike për të shmangur kundërsulmet e nazistëve. Ndërkohë Ushtria e Tetë Britanike, kishte përparuar në një linjë nga Larino në Campobasso. E gjithë Italia jugore, ndodhej tashmë në duart e aleatëve, dhe mund të niste marshimi drejt veriut.

1 Tetor 1946 – Nurenberg, 12 ish-zyrtarë nazistë dënohen me vdekje për krime lufte

Dymbëdhjetë nazistë të rangut të lartë, dënohen me vdekje nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Nurenberg, duke përfshirë Joachim von Ribbentrop, ministrin nazist të Punëve të Jashtme; Hermann Goering, themeluesi i Gestapos dhe shef i Forcave Ajrore Gjermane dhe Wilhelm Frick, ministër i Brendshëm. Ndërkohë shtatë të tjerë, mes të cilëve Rudolf Hess, ish-zëvendësi i Adolf Hitlerit, u dënuan nga 10 vjet në burgim të përjetshëm. Tre të tjerë u liruan.

1 Tetor 1910 – Godina e gazetës amerikane “Los Angeles Times”, bëhet objekt i një sulmi me dinamit, që shkaktoi vdekjen e 21 personave. Pas këtij akti, mendohej se qëndronin drejtuesit e sindikatave, për shkak të luftës së vazhdueshme mes botuesit të gazetës dhe sindikatave lokale.

1 Tetor 1937 – Kongresi Amerikan miratoi Aktin e Taksimit të Marijuanës. Ky ligj çoi gradualisht në kriminalizimin e kultivimit, trafikimit apo përdorimit të kanabisit. Ai përcaktonte se kjo bimë nuk mund të shitej pa licencë, ndërsa këto të fundit nuk u dhanë asnjëherë.

1 Tetor 1936 – Gjenerali spanjoll Francisco Franco, emërohet kreu i qeverisë nacionaliste rebele në Spanjë.

1 Tetor 1814- Çel punimet Kongresi i Vjenës, që do të rishohë hartën politike të Evropës, pas disfatës së ushtrisë së perandorit francez Napoleon Bonapart.

1 Tetor 1918 – Forcat arabe dhe britanike, të komanduara nga Lorenci i Arabisë mposhtin forcat osmane, dhe vënë nën kontroll Damaskun.

1 Tetor 331 P.E.S– Aleksandri i Madh, shkatërron ushtrinë persiane të mbretit Darius III në Gaugamela.

1 Tetor 1827 – Ushtria ruse, e drejtuar nga gjenerali Ivan Pashkeviç sulmoi Jerevanin, duke i dhënë fund një dominimit 1000-vjeçar mysliman të Armenisë.

1 Tetor 1957 – “Në zot ne besojmë!”, vendoset në kartmonedhën amerikane të dollarit, si një akt për të dalluar SHBA-në nga Bashkimi Sovjetik, që zyrtarisht ishte një shtet ateist. Kjo moto, është shfaqur në kohë të ndryshme që nga viti 1864.

1 Tetor 1974 – Pesë ndihmës të ish-presidentit amerikan Richard Nixon, Kenneth Parkinson, Robert Mardian, H. Haldeman, John Ehrlichman dhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, John Mitchell, dalin në gjyq për komplot me qëllim pengimin e hetimeve mbi skandalin Watergate.

1 Tetor 1979- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i rrikthejnë Panamasë sovranitetin mbi Kanalin e Panamasë.

1 Tetor 1991– Ushtria jugosllave, fillon rrethimin e qytetit të Dubrovnikut në Luftën Kroate për Pavarësi.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 1 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 1 tetor 2017

Shtypi nga bota, 1 tetor 2017

Referendumi në Katalonja, çfarë parashikon pavarësia e saj?

Referendumi në Katalonja, çfarë parashikon pavarësia e saj?

Fotoja me Rigertën, çfarë i komentoi Luan Rama Peleshit?

Fotoja me Rigertën, çfarë i komentoi Luan Rama Peleshit?







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia
Bota

E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia

by mirseda
09:14 | 20/02/2026
0

Një alpinist austriak është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia, pasi e dashura e tij vdiq nga...

BIRN: Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

BIRN: Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

09:12 | 20/02/2026
BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com