Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë janë saktësisht kriptomonedhat?

5 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Çfarë janë saktësisht kriptomonedhat?

Një kriptomonedhë, është në thelb para dixhitale me disa risi shtesë potencialisht përçarëse, siç është fakti që ato sigurohen nga kriptografia. Ndoshta tipari më përcaktues, është se ato janë rrjete të decentralizuara të bazuara në teknologjinë blockchain, e cila është një libër virtual në internet me kriptografi komplekse që siguron transaksione financiare në internet.

Kriptomonedha e parë e bazuar në teknologjinë blockchain ishte Bitcoin, që deri më sot është paraja dixhitale më e popullarizuar dhe më e vlefshme. Ajo u krijua më 12 janar 2009, nga një person me pseudonimin Satoshi Nakamoto. Ai i dërgoi 10 Bitcoin Hal Halinejt, një kriptograf që ka ndërruar jetë, duke shënuar shkëmbimin e parë të kriptomonedhave.

Që nga ajo kohë, Bitcoin filloi një rritje të pandalshme. Në vitin 2010, dikush bleu 2 pica për 10.000 Bitcoin. Sot një Bitcoin vlen 53.000 dollarë, ndaj me shumën e vitit 2010 do të kishte vlerën 530 milionëdollarë.

Bitcoin lindi në thelb si një përgjigje ndaj krizës së sektorit bankar të vitit 2008. Ndërsa qeveria amerikane dhe Rezerva Federale po synonin ta rregullonin sistemin dhe të forconin rregulloret financiare në prag të falimentimit të bankës Lehman Brothers, të tjerët si Satoshi po ndërtonin një sistem financiar krejtësisht të ri, që do të shmangte varësitë e rrezikshme nga bankat, duke e decentralizuar plotësisht sistemin financiar.

Duke pasur parasysh këtë, nuk është çudi që regjimi autoritar komunist i Kinës e ndaloi përdorimin e kriptomonedhave. Arsyeja pse tregjet e monedhave dixhitale janë të decentralizuara është se ato funksionojnë në një rrjet kompjuterash.

Ndryshe nga monedhat tradicionale, kriptomonedhat ekzistojnë vetëm si një rekord i përbashkët dixhital i pronësisë, i ruajtur në një bllok shënimesh dixhital. Transaksionet me kriptomonedha kryhen duke përdorur shkëmbimet dhe “kuleta dixhitale”. Kur dy palë shkëmbejnë kriptomonedhat, transaksioni nuk konsiderohet përfundimtar derisa të jetë verifikuar dhe shtuar në bllokun dixhital, duke zgjidhur ekuacione matematikore komplekse.

Blockchain, është një regjistër dixhital,që ndërlidhet me të tjerët duke përdorur kriptografinë. Ai është në thelb një libër kryesor i transaksioneve, i cili kopjohet dhe shpërndahet në të gjithë rrjetin e sistemeve kompjuterike që marrin pjesë në këtë treg.

Çdo bllok i këtij lloji mund të përmbajë një numër të caktuar transaksionesh, dhe sa herë që kryhet një transaksion, bllokut i shtohet ai transaksion.

Një skedar blockchain ruhet gjithnjë në shumë kompjutera në të gjithë rrjetin, sesa në një vend të vetëm. Kjo mënyrë e regjistrimit të informacionit e bën praktikisht të pamundur ndryshimin, hakerimin apo manipulimin këtij sistemi.Ky lloj decentralizimi, nënkupton se monedhat e bazuara në këtënuk mund të kontrollohen nga një person.

Për shembull askush nuk mundet t’i japë vetes 1 milion Bitcoin. Për shkak se nuk ka askënd mbi krye, Bitcoin drejtohet në fakt nga rrjeti i kompjuterave që marrin pjesë në blockchain.

Blloqet e reja verifikohen ose shtohen në blockchain.

Gjatë verifikimit, kompjuterët sigurohen që dërguesi i përfshirë në një transaksion, të ketë fonde të mjaftueshme për të përfunduar pagesën. Blloqe të reja krijohen kur një kompjuter gjen një zgjidhje për një algoritëm kompleks. Kur një bllok i ri lidhet me blloqet e mëparshme, versioni i ri i skedarit blockchain transmetohet në të gjithë rrjetin.

Qëkur u krijua në vitin 2009, Bitcoin ka një sasi fikse kufizimi. Ai ishte i kufizuar në 21 milion, dhe aktualisht ka rreth 18 milion Bitcoin në dispozicion. Bitcoin është i ndashëm deri në 8 pikë dhjetore. Ndërsa dollari amerikan mund të ndahet në cent, ose 0.01 USD. Njësia më e vogël për Bitcoin, e barabartë me 0.00000001 Bitcoin, quhet “Satoshi”.

Falë shkëmbimeve kripto dhe kuletave, Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera transferohen lehtësisht midis palëve, pavarësisht nga madhësia e transaksionit me kosto shumë të ulët.

Për sa i përket qëndrueshmërisë, kriptovalutat mund të jenë më të qëndrueshme se monedhat e zakonshme.

Bitcoin nuk mund të shkatërrohet në të njëjtën mënyrë si një kartëmonedhë dollari që mund të shqyhet ose digjet. Për sa kohë që rrjeti është gjallë, çdo Bitcoindo të jetë i vlefshëm.

Kompania “Tesla” e miliarderit amerikan Ilon Mask, bëri bujë në media në fillim të këtij muaji kur njoftoi se bleu Bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë nga rezervat e saj, dhe se do ta pranonte gjithashtu Bitcoin si pagesë për produktet e saj.

Por ky zhvillim është ende në fazat e hershme. Shumë pak biznese e pranojnë Bitcoin, madje edhe më pak njerëz zotërojnë një kriptomonedhë. Ndërkohë, Bitcoin është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm, gjë që e bën të vështirë përvetësimin e tij për përdorim praktik.

Çmimi i Bitcoin që nga maji 2020 u përgjysmua, ajo ka përjetuar tani rritje prej gati 500 për qind. Dhe paqëndrueshmëria e saj nxitet nga shumë spekulime. Sigurisht, Bitcoin nuk është kriptovaluta e vetme që ekziston në rrjet.

Në fakt, ekzistojnë mbi 8.000, por shumica e tyre veprojnë sipas parime të ngjashme. Por deri tani, Bitcoin është kriptomonedha me e rëndësishme. Vlera e saj totale në treg është 969.6 miliardë dollarë.

Burimi i lajmit: https://www.zmescience.com/science/what-exactly-is-cryptocurrency-anyway/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Bitcoinkriptomonedhetekonologji

TË LIDHURA

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Shtohen kufizimet anti-covid/ Nga e hëna ngushtohet ora e shtetrrethimit

Shtohen kufizimet anti-covid/ Nga e hëna ngushtohet ora e shtetrrethimit

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Mjeku Alimehmeti: Duhet t’i shihnim edhe vaksinat ruse e kineze

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com