Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një ulje të rasteve të reja të infektuar me COVID-19.

I ftuar në studion e ABC News, mjeku tha se duhet parë është edhe numri i tamponëve në raport me testet e shpejta, duke theksuar faktin se këto të fundit shërbejnë për survejancë për jo për diagnozë.

Mjeku Alimehmeti u shpreh se sot kemi 72% vatra familjare, pasi një person i infektuar nuk identifikohet dot në kohë dhe për çdo ditë vonesë nga përgjigja e testit rritet, edhe mundësia për të infektuar anëtarë të tjerë në familje.

“Ajo që është e rëndësishme se një pjesë e shifrave janë spitalore. Duket sikur spitalet janë plot. Kemi më shumë vdekje sot se kishim raste të reja në prill dhe maj. Ky është një fakt. Fakti tjetër është se nga pikëpamja e rasteve të reja, nga testet, u rrit shumë deri më 1 Shkurt, duke arritur një shifër 29 %. Ka 4 ditë, por është pak dhe mund të jetë diçka sporadike që ka një ulje. Nga ana tjetër duhet parë ku janë bërë testet. Ndryshon sepse kanë sensivitete të ndryshme.

Testi i shpejtë është bërë për survejancën aktive jo për diagnozë. Nuk mjafton thjesht një test pozitiv apo negative për të dhënë një përgjigje. Mjafton të shohim sa përqind e testeve bëhen në privat. Bëhet tamponi që kushton edhe më shtrenjtë dhe duhet të shkosh fizikisht atje.  Ontario thotë për çdo ditë vonesë testimi rritet mundësia që të kesh një person pozitiv në familje. Ne sot kemi 72% vatra familjare. Duhet të saktësohet sa teste të shpejta dhe sa tampone bëhen në ditë”, tha mjeku Ilir Alimehmeti.

Lexo edhe :   E rëndë në Brazil/ Pacientët me Covid-19 intubohen pa qetësues