Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë i rrezikon shqiptarët?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë i rrezikon shqiptarët?

Nga; Prof Ass Dr Ervin Karamuço

Raporti i 4-ërt i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të plotë të premten, krijoi një entuziazëm të madh mediatik për shpëtimin që na vjen nga ky organ sa herë flitet për rreziqe të sigurisë kombëtare. Shqipëria është nga vendet e pakta në kontinent, që nuk ofron studime pasuniversitare për sigurinë kombëtare. Profesionistët e vërtetë të kësaj fushe, formohen duke punuar ose duke ndjekur kurse specializimi afatshkurtra. Madje si për ironi të fatit, ditën e daljes në dritë të këtij raporti Z. Bendaj vijonte në USA një trajnim afatshkurtër për elementë të lidhur me sigurinë kombëtare.

I vetmi specializim që ofron një përgatitje për mbrojtjen e elementëve të sigurisë kombëtare, organizohet çdo vit në Akademinë Ushtarake në bashkëpunim me NATO dhe zgjat 3 muaj. Çdo studim tjetër në nivel master që zhvillohet në Shqipëri, ka lidhje me formimin në fushën e sigurisë publike.

Shpesh nocioni siguri kombëtare dhe siguri publike janë përzjerë rrëmujshëm dhe pa një merak shkencor për definicion korrekt. Por në debate dhe këndvështrime të mirëfillta shkencore ato kanë dallime thelbësore. Megjithatë, nga një anketim të bërë së fundi në nivel ballkanik, vetëm 7% e Shqiptarëve kanë dijeni bazike mbi rreziqet e sigurisë kombëtare që ju kanosen. Pjesa tjetër ose nuk kanë dijeni aspak, ose i ngatërrojnë këto rreziqe me ato të rendit dhe sigurisë publike.

Raporti i fundit i SHISH, pavarësisht se futi në kurth opinionin publik me histori spiunazhi, shkruar nga kalemxhinj të vjetër që jetojnë ende me përditshmëritë e komunikimit me kabina telefonike të harruara, ja doli të japë një ekspoze të shkurtër dhe të ngurtë të rreziqeve kombëtare.

Për një përkufizim të shpejtë, rreziqet e sigurisë kombëtare janë flukse veprimesh armiqësore që vijnë nga vende jo mike dhe që favorizohen nga elementë të brendshëm destruktiv të sigurisë publike. Ky koncept në dukje abstrakt merr trajtë reale kur flitet për çështje konkrete.

Për sa më lart, Shqipëria rrezikohet kryesisht nga këto elementë:

-Krijimi i një destabiliteti të brendshëm për të dëmtuar proceset integruese dhe imazhin e Shqipërisë si vend pro perëndimor dhe anëtar i NATO;

– Dëmtimin ose uljen e efektivitetit të kapaciteteve tona mbrojtëse, që janë ndërtuar dhe ekzistojnë falë koordinimit dhe mbështetjes nga strukura partnere, kryesisht vende të NATO;

-Dëmtimin e resurseve ekonomiko-financiare duke depërtuar me subjekte në mbulim që synojnë të dëmtojnë ose marrin në kontroll dhe varësi sektorë jetik në këto fusha;

-Korruptimin e vazhdueshëm të niveleve drejtuese politike dhe vendimarrëse në Shqipëri për nevoja të përmbushjes së misionit të tyre jo miqësor;

-Nxitjen e panikut dhe pasigurisë së brendshme publike, e lidhur edhe me fuqizimin e grupeve kriminale, duke ndikuar në mënyra të ndryshme për përkeqsim të parametrave të sigurisë;

-Propagandimin për mungesë shprese, pesimizmi dhe emigrimi si zgjidhje, me qëllimin për të nxitur shpipullimin e Shqipërisë brenda një kohe sa më të shkurtër ;

-Marrjen nën kontroll të elementëve që ndikojnë në opinionin publik për të tërhequr sa më shumë qytetarë në simpatinë dhe kauzat e tyre jo miqësore;

-Dëmtimin e elementëve mjedisor dhe të atraksioneve turistike për uljen e përfitimeve ekonomike dhe rrudhjen e të ardhura në këtë fushë;

Përveç sa më lart, rreziqe të tjera mund të quhen të bardha. Ato vijnë nganjëherë edhe nga vende mike, të cilat pavarësisht partneritetit, duan të penetrojnë në forma tradicionale dhe jo tradicionale spiunazhi për të kuptuar pikat e dobta dhe seriozitetin e angazhimeve tona institucionale në marrëdhënie me ta. Pra ata duan të kuptojnë nëse jua kemi me hile ose jo dhe sa të vërtetë jemi në ato që ju premtojmë dhe bashkëpunojmë.

Krahas vëmendjes dhe seriozitetit institucional për ti trajtuar rreziqet e mësipërme me përparësitë e duhura, të gjithë qytetarët kanë detyrimin të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent në përditshmërinë e tyre. Sipas të gjitha kalkulimeve strategjike të elementëve të sigurisë kombëtare, Shqipëria ka probabilitetin të pësojë më shumë humbje nga një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj, sesa nga një shpërthim i madh që do ti prishte pjesë të konsiderueshme të shtëpisë.

Tags: Ervin KaramuçoSHISHsiguria kombetare

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Shkrumbohet nga flakët një biznes në Tiranë, ja çfarë thotë policia

Shkrumbohet fasoneria në Vlorë

Menaxhimi i Butrintit/Rama: Kopeja juaj ka logjikën e vetë, kioskën e keni në kokë

BE dhe Edi Rama

G7 tubime mbi Ukrainën dhe Rusinë

G7 tubime mbi Ukrainën dhe Rusinë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut
Aktualitet

Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

by mirseda
10:30 | 23/10/2025
0

Këtë të enjte në orën 10:00, nis faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar...

Pretendon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

Pretendon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

10:27 | 23/10/2025
Vendim unanim/ BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Rusisë

Vendim unanim/ BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Rusisë

10:24 | 23/10/2025
BBC: Franca tërhiqet nga angazhimi për të ndaluar gomonet me emigrantë në Kanalin Anglez

BBC: Franca tërhiqet nga angazhimi për të ndaluar gomonet me emigrantë në Kanalin Anglez

09:59 | 23/10/2025
“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!

“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!

09:44 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com