Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë i mungon “revolucionit” të butë të Ali Ahmetit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë i mungon “revolucionit” të butë të Ali Ahmetit

Nga Alfred Peza

Me arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re me LSDM-në e Zoran Zaevit, Ali Ahmeti e ka ngjitur edhe një shkallë më lart, stekën politike në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët do të kenë këtë radhë, jo vetëm më shumë vende deputetësh në sallën e Parlamentit në Shkup bashkë me postin e Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, por edhe më shumë peshë specifike në qeverisjen e vendit.

Por më shumë sesa pozitat e zv. Kryeministrit të parë në qeveri dhe portofoleve të rëndësishme të ministrit të Jashtëm dhe të Financave, ka rëndësi diçka tjetër. E cila e bën shumë më të madhe sesa duket sot, suksesin e arritur nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim në veçanti dhe të kryetarit të saj, në veçanti.

Vitin e ardhshëm, mbushen plot 20 vjet nga fillimi i një epoke te re, përsa i përket pozitave të shqiptarëve në shtetin fqinj. Ka qenë 22 janari i vitit 2001, kur nisi konflikti i armatosur i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe Ushtrisë Maqedonase (ARM) e cila shënoi pikën e madhe të kthesës, që detyroi palët të arrinin më 12 nëntor të atij viti, Marrëveshjen e Ohrit. Platforma bazike, mbi të cilën nisi realizimi në praktikë, i të drejtave të mohuara të shqiptarëve.

Ali Ahmeti atëherë ishte me uniformën e kamuflazhit të luftëtarit të lirisë, ndërsa sot pas 20 vjetësh, me kostumin e njërit prej liderëve më të rëndësishëm politik të Maqedonisë së Veriut. Vendit që sot është anëtar i NATO dhe që pret të mësojë datën, për çeljen e negociatave për anëtarësim të plotë, në Bashkimin Evropian.

As Ali Ahmeti pasi zbriti nga malet për të hyrë në selinë e partisë së tij të re në Tetovë, nuk mund ta ketë parë as në ëndrrën e tij më të bukur, atë që ai arriti të firmosi sot në Shkup me Zaev. Njeriu që udhëhoqi “revolucionin” e armatosur të 2001, ka treguar se i ka të gjitha potencialet sot si lider politik, për të udhëhequr fazën e re të një “revolucioni” për pozitat e shqiptarëve në Maqedoni. Këtë radhë me mjete demokratike, politike dhe elektorale.

Shumëkush nga kundërshtarët e tij politikë ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe mediat e tyre, e kanë kritikuar Ali Ahmetin sot, se përse nuk e mbajti premtimin e fushatës elektorale, për një qeveri të re me Kryeministër Shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mbështetësit e tij, e kanë justifikuar, me faktin se në 100 ditët e fundit të kësaj qeverie të sapo dakordësuar, kryeministri që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme, do të jetë shqiptar.

Edhe kjo është një arritje e madhe më vete, në raport me pozitat e deridjeshme politike të shqiptarëve. Por më shumë se sa kaq, ajo është një mundësi e papërsëritshme, për të hedhur një hapi të ri. E cila duhet shndërruar në një objektiv konkret, për ta bërë vërtetë realitet ëndrrën, dëshirën dhe premtimin e Ali Ahmetit për një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ta kesh të garantuar që sot, se qeveria kujdestare e procesit të ardhshëm zgjedhor do të drejtohet për 100 ditë nga një kryeministër shqiptar, do të thotë shumë. Kurrë më parë në historinë e Maqedonisë, shqiptarët nuk kanë qenë në këtë pozicion komod. Në 100 ditët më të rëndësishme të procesit të ardhshëm zgjedhor, ata do kenë për herë të parë në histori edhe Nr. 1 dhe Nr. 2 të pushtetit në Shkup. Edhe Kryetarin e Parlamentit, edhe Kryeministrin e vendit.

Ndaj, ajo që nuk u arrit këtë radhë, është shumë e mundshme, që të arrihet pas 4 vjetësh. Por që shqiptarët të ia dalin, për të pasur Kryeministrin me mandate të plotë 4 vjeçar në zgjedhjet e ardhshme, duhet të fillojnë të punojnë që sot. Duke u bërë të gjitha partitë, të gjithë liderët dhe të gjithë shqiptarët, bashkë. Vetëm kështu do të maksimizojnë edhe votën edhe peshën e tyre politike. Kurrë më parë në historinë e post Jugosllavisë, shqiptarët nuk kanë qenë më pranë kësaj mundësie, sesa çdo të jenë në zgjedhjet e ardhshme.

Koha për të punuar, për realizimin me sukses të këtij “revolucioni” të butë të nisur nga Ali Ahmeti, është tani. Pjesës tjetër të faktorit politik shqiptar, i mungon sot, një mendje e bukur si ajo e Arbën Xhaferrit. Por të gjithë së bashku, kanë shumë here më tepër potenciale, për këtë fitore të re. E cila 20 vjet më parë, as që mendohej, e jo më të tentohej! /Alpenews

Tags: Alfred PezaAli AhmetimungonRevolucionit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Para ndeshjes me Dinamo Tbilis, Egbo: Shanset janë 50-50

Para ndeshjes me Dinamo Tbilis, Egbo: Shanset janë 50-50

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

Horoskopi, 21 prill 2020

Horoskopi ditor, shenjat me fat për sot







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com