Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Çfarë fsheh shteti shqiptar?! Gjermanët nxjerrin sekretin!

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria
Çfarë fsheh shteti shqiptar?! Gjermanët nxjerrin sekretin!

Në një shkrim mbi emigracionin media prestigjioze gjermane, “Deutsche Welle” ka nxjerrë zbuluar shtetin shqiptar. Në analizën e gjatë mbi refugjatët sirianë, media gjermane thekson se shumë prej tyre kalojnë nëpër Shqipëri, por shteti shqiptar e ka mbajtur sekret një gjë të tillë. Madje as mediat nuk flasin për këtë fenomen. Shqipëria shërben për refugjatët sirianë si vend transiti të cilët më pas nisen drejt vendeve të BE-së.

“…pjesa më e madhe tyre e përdorin Shqipërinë si vend transit dhe jo për të qëndruar. Autoritetet shqiptare nuk flasin për këtë. As mediat në Shqipëri nuk e kanë vënë re fenomenin. Burime jo të konfirmuara flasin për njerëz që u ndihmojnë refugjatëve duke i marrë nga Greqia dhe futur në Mal të Zi”, shkruan Deutsche Welle.

Analiza e plotë:

Temperaturat janë duke u ngritur në Evropë dhe refugjatët kanë marrë rrugën nga jugu në drejtim të veriut. Kjo pritej. Prandaj masat u morën për bllokimin e korridoreve të lëvizjes, atij kryesorit Greqi, Maqedoni, Serbi, Hungari. Ndërkohë është rihapur një korridor tjetër. Nga Greqia refugjatët marrin rrugën për në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë e Kroaci për të mbërritur kështu në Evropë.Tremijë vetë kanë përfunduar në Bosnjë katër muajt e parë të këtij viti nga 10 mijë, që kanë mbërritur gjithsej në Greqi, një nga vendet e para pritëse krah Spanjës, Italisë dhe Bullgarisë. Sidomos në muajin prill është rritur numri i refugjatëve që kanë hyrë në Bosnjë, dhe shumë prej tyre janë vendosur fillimisht nëpër parqe, rrugë deri sa të puqen me asistencën e specializuar.

Thirrje për respekt dhe dinjitet

Javën e fundit ka pasur lajme për incidente dhe keqtrajtime të refugjatëve nga qeveria boshnjake në Bosnjë. OKB-ja u bëri thirrje të gjitha qeverive që të trajtojnë me respekt dhe dinjitet refugjatët. “Ne shpresojmë që autoritetet e Bosnjës të respektojnë të drejtat e atyre që janë të detyruar të largohen nga vendi.Shumë boshnjakëve u është dashur vetë të largohen dikur, dhe atyre do t’u kujtohet kjo për të fituar simpati për ata që përballen sot me një fat të tillë,” tha Fahran Haq, zëvendëszëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, në një konferencë për shtyp.

Mali i Zi shqyrton mundësinë e ngritjes së barrierave

Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se Mali i Zi është duke parë mundësinë e ngritjes së barrierave fizike në kufirin e tij me Shqipërinë. Si mund të ndodhë kjo nuk dihet, por zyrtarë malazezë flasin për ngritjen e gardheve me tela, si ato që ka ngritur Hungaria në kufijtë me Kroacinë dhe Serbinë. Mali i Zi u ankua po ashtu, se autoritetet shqiptare nuk i pranojnë “migrantët ilegalë që Mali i Zi është munduar t’ i kthejë në Shqipëri”.

Lojë emërtimesh

UNHCR, Komisariati i Lartë për refugjatët i OKB, ka përgatitur një guidë për gazetarët, me shpjegimet kur një person quhet migrant dhe kur quhet refugjat. Refugjatë janë ata që kanë marrë rrugën dhe synojnë të kërkojnë azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet vendore në vendet e Ballkanit perëndimor luajnë me emërtimet refugjatë dhe emigrantë ilegalë. Duke i quajtur refugjatët emigrantë ilegalë vendet i japin të drejtën vetes t’i dëbojnë personat që mbërrijnë në kufi. Ndërkohë që shkelin ligjet ndërkombëtare dhe dënohen nëse e bëjnë një gjë të tillë me refugjatët.

Në Greqi arrijnë kryesisht  shtetas nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Çfarë ndodh me refugjatët në rrugën e tyre nëpër Shqipëri, nuk dihet. Sidoqoftë pjesa më e madhe tyre e përdorin Shqipërinë si vend transit dhe jo për të qëndruar. Autoritetet shqiptare nuk flasin për këtë. As mediat në Shqipëri nuk e kanë vënë re fenomenin. Burime jo të konfirmuara flasin për njerëz që u ndihmojnë refugjatëve duke i marrë nga Greqia dhe futur në Mal të Zi. Këtu është e vështirë vendosja e kufirit midis kontrabandistëve, që e bëjnë këtë gjë për arsye fitimi dhe ndihmësve, që e bëjnë për t’u ndihmuar refugjatët të arrijnë synimet për një jetë më të mirë në Evropë.

Vendet transit

Neven Crvenković, zëdhënës i Zyrës së UNHCR-së në Bosnje-Hercegovinë tha për DË se është e qartë se shumë refugjatë që kanë arritur së fundi në këtë vend kanë ardhur nga Shqipëria dhe Mali i Zi si dhe nga Serbia.

UNHCR thekson se “rrugët drejt Evropës dhe në Evropë janë të rrezikshme”. Kështu tha disa javë më parë Pascare Moreau, drejtor i zyrës evropiane të organizatës. Edhe më e rrezikshme është rruga për gratë dhe fëmijët e pashoqëruar. Këtë vit në Bosnjë janë regjistruar 51 djem dhe dy vajza të mitura të pashoqëruara.

Tags: fshehgjermanetnxjerrinsekretinshqiptarshteti

TË LIDHURA

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Next Post
Aksident pranë Kryeministrisë/ Vdes Shefi i Njesisë Operacionale të Gardës

Aksident pranë Kryeministrisë/ Vdes Shefi i Njesisë Operacionale të Gardës

Video/“Të keqen, mos më bjer në qafë”, del emri i ministrit në bisedën me ‘njeriun x’

Video-përgjimi i Agron Xhafajt/Prokuroria s’ka besim, bën lëvizjen e bujshme!  

Kush është shefi i Njësisë Operacionale të Gardës që vdiq në aksident dje

Kush është shefi i Njësisë Operacionale të Gardës që vdiq në aksident dje







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com