Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çfarë është G7?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë është G7?

Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën gjermane. Po cilat janë të dhënat kryesore për G7? Disa nga përgjigjet jep Sabine Kinkarz.

Kush bën pjesë në G7?

“Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në. Rusia ka qenë pjesë e këtij grupi nga viti 1998 deri më 2014 dhe ky grup asokohe quhej G8. Por Rusia u përjashtua për shkak të aneksimit të Krimesë.

Kur u formua në mesin e viteve 1970, vendet e G7 ishin ekonomitë më të mëdha në botë. Sot ato e përshkruajnë veten si “demokracitë e forta ekonomikisht të botës”, siç tha së fundmi kancelari Olaf Scholz. Një komunitet vlerash, anëtarët e të cilit janë të përkushtuar ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

G7 nuk është ndonjë organizatë ndërkombëtare, por një forum jozyrtar. Grupi nuk mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme, por dakordohet për qëndrime dhe iniciativa të përbashkëta në fusha të ndryshme të politikave. Rezultatet e bisedimeve regjistrohen në deklaratat e përbashkëta të krerëve të shteteve dhe qeverive, të ashtuquajturat komunikata.

Temat e takimeve?

Ndërsa krerët e shteteve dhe qeverive fillimisht donin të flisnin vetëm për çështjet financiare dhe valutore në grupe të vogla, sot pothuajse të gjitha çështjet me rëndësi globale janë në axhendën e G7. Në vitet e fundit, temat kryesore kanë qenë ekonomia botërore, politika e jashtme dhe e sigurisë, zhvillimi dhe migrimi si dhe ndryshimet klimatike.

Përmbajtja e samitit përcakohet nga nikoqiri. Gjermania mban presidencën e G7 gjatë këtij viti. Samiti i radhës zhvillohet në Kështjellën Elmau në Bavarinë jugore dhe ka temën “Përparimet drejt një botë të drejtë”. Fillimisht, ka dominuar tema e luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe përshpejtimi i tranzicionit global të energjisë. Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, klima ka kaluar në plan të dytë. Kancelari Scholz ka ftuar presidentin ukrainas Wolodymyr Selenskyj të marrë pjesë virtualisht në samitin e G7.

Sa shpesh takohet G7?

Ajo që filloi si takime vjetore të G7-ës në grupe të vogla, tani është shndërruar në një bashkëpunim të përhershëm në nivel të ministrave dhe zyrtarëve të lartë të qeverive. Ata koordinojnë qëndrimet kombëtare në mënyrë të vazhdueshme dhe sigurojnë në prag të takimeve ministrore dhe samiteve qëndrimet e palëve për takimet e niveleve më të larta.

Komisioni Evropian ka statusin e vëzhguesit, ndërsa përfaqësuesit më të rëndësishëm të BE-së marrin pjesë në samitet e G7. Vendet në zhvillim janë ftuar shpesh si mysafirë. Në vitin 2022 kanë marrë pjesë Argjentina, India, Indonezia, Senegali dhe Afrika e Jugut në këto takime.

Kritikat ndaj G7?

Popullsia e vendeve të G7 përbën vetëm rreth 10 përqind të popullsisë së botës, por gjeneron rreth 45 përqind të të ardhurave bruto globale. Pra, G7 janë vendet veçanërisht të pasura. Edhe nëse nuk mund të bien dakord për ndonjë rezolutë detyruese, qëndrimet e tyre të formuluara së bashku kanë peshë të konsiderueshme politike. Takimet e G7 gjithmonë hapin rrugën për nisma dhe marrëveshje shumëpalëshe.

Kritika më e madhe është se interesat e tyre dominojnë dhe, mbi të gjitha, se Jugut i kushtohet shumë pak vëmendje. Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë rregullisht që G7 të luftojë më intensivisht shkaqet e urisë dhe kërkojnë të ndajë më shumë para për këtë luftë. Në vitin 2015, G7 vendosi si synim eliminimin e urisë për 500 milionë njerëz deri në vitin 2030.

Sa kushton një samit?

Samiti i G7 i këtij viti zhvillohet në Kështjellën Elmau në Bavari, në të njëjtin vend si në vitin 2015, kur Gjermania mbajti për herë të fundit presidencën e G7. Kostot vetëm për sigurinë llogariten në 180 milionë euro. Kjo paguhet nga qeveria federale dhe shteti i Bavarisë. /DW

Tags: G7Sabine Kinkarzsamit

TË LIDHURA

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat
Bota

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme
Bota

Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

19:54 | 03/04/2026
Next Post
Putin pranon ftesën për samitin e G20 në nëntor

Miliardat e Vladimir Putinit: A kanë dështuar sanksionet që vendosi Perëndimi?

Makina u përplas me pemën, shqiptarin në Itali e çojnë në spital me helikopter

Makina u përplas me pemën, shqiptarin në Itali e çojnë në spital me helikopter

Kongresi Elektoral i Peshëngritjes Botërore/Kushi: Vlerësim prezenca e këtij eventi

Kongresi Elektoral i Peshëngritjes Botërore/Kushi: Vlerësim prezenca e këtij eventi







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët
Aktualitet

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

by mirseda
08:14 | 04/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës. Sipas...

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026
Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com