Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë duhet të bëjnë të pasurit për të shpëtuar nga pasojat e ndryshimeve klimatike!

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Çfarë duhet të bëjnë të pasurit për të shpëtuar nga pasojat e ndryshimeve klimatike!

Nga Stephanie Bailey “CNN”

Të pasurit nuk kanë vetëm llogaritë më të mëdha bankare, apo mënyrat më ekstravagante të jetesës, krahasuar me pjesën tjetër prej nesh. Ata janë përgjegjës për emetimin e sasive më të mëdha të karbonit në atmosferë. Sa më shumë të mira materiale që zotëroni, dhe sa më shumë që udhëtoni, aq më shumë karburante fosile digjen, dhe aq më shumë gazra serrë lëshohen në atmosferë.

Udhëtimet e shpeshta me avionë, blerja e mallrave luksoze, pasja e shtëpive të mëdha dhe ngjarja e makinave luksoze, lënë që të gjitha gjurmë karboni. Kompania Oxfam, vlerëson se sasia mesatare e karbonit që lëshon dikush që është pjesë e 1 për qindëshit të më të pasurve të botës, mund të jetë 175 herë më e madhe, se sa ajo e dikujt që bën pjesë tek 10 përqindëshi më i varfër i botës.

Studimet tregojnë gjithashtu se të janë varfrit, ata që i vuajnë më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike. Por disa ekspertë thonë se të pasurit, mund të bëjnë shumë më shumë për të ndihmuar në zbutjen e kësaj krize. Së pari, duke shpenzuar në një mënyrë më të zgjuar.

Vendimet e blerjes së të pasurve, kanë shumë më tepër rëndësi në luftën kundër ndryshimeve klimatike, sesa ato të shumicës së njerëzve. Ilona Otto dhe kolegët e saj në Institutin e Potsdamit për Studimin e Ndikimit të Klimës, vlerësuan se një familje tipike “super e pasur” prej 2 personash (ku futen ata që kanë një pasuri neto prej më shumë se 1 milionë dollarësh, duke përjashtuar shtëpinë e tyre kryesore), janë përgjegjës për emetimin e 129 ton dioksid karboni (CO2) në vit.

Pra 65 ton CO2 çdo vit për person, që është mbi 10 herë mbi mesataren botërore. Ndërkohë, njerëzit e pasur, kanë gjithashtu më shumë fleksibilitet për të bërë ndryshime. “Një konsumator me të ardhura të larta, mund të ketë qasje, dhe është në gjendje të përballojë blerjen e më shumë produkteve që janë miqësore ndaj klimës”- thotë Tom Bailey, që kontribuoi në një raport të ri mbi konsumin në qytetet me të ardhura të larta.

“Qytetet dhe individët me të ardhurat të larta, zotërojnë burimet për të provuar produkte, shërbime dhe zgjidhje të reja”-shpjegoi ai, duke shtuar se ata kanë kapacitetin për të krijuar një treg për mallra më të qëndrueshëm.

Ndërkaq, përveç zgjedhjes se si t’i shpenzojnë paratë, njerëzit e pasur mund të zgjedhin se në cilat industri duhet të investojnë dhe në cilat jo. Oxfam, vlerëson se numri i miliarderëve në listën Forbes me interesa biznesi në sektorin e karburanteve fosile, u rrit nga 54 në vitin 2010, në 88 në vitin 2015, dhe madhësia e aseteve të tyre u zgjerua nga mbi 200 miliardë dollarë, në më shumë se 300 miliardë dollarë.

Por ekziston edhe prirja nga investitorët e pasur, që të shesin aksionet e tyre në industritë që tradicionalisht e kanë ndotur shumë mjedisin, duke ndikuar tek klima. Mbi 1.100 organizata dhe 59.000 individë të pasur, me asete të përbashkëta prej 8.8 trilionë dollarësh, janë zotuar të heqin dorë nga lëndët djegëse fosile, përmes lëvizjes online “DivestInvest”.

Midis tyre është aktori i njohur Hollivudit, Leonardo DiCaprio, që e nënshkroi këtë premtim në emër të tij dhe fondacionit të tij në mbrojtje mjedisit – si dhe një grupimi prej 22 individësh të pasur, që u zotuan të shisnin aksionet e tyre personale nga kompanitë e naftës, gazit dhe qymyrit.

Por të pasurit nuk janë thjesht vendimmarrës ekonomikë. Ata mund të kenë edhe një ndikim politik. Ata mund të financojnë partitë politike, fushatat e tyre, dhe të kenë ndikim tek në ligjvënësit. Otto thotë se ata mund të përdorin ndikimin e tyre politik, për të nxitur ndryshime pozitive në politikën e klimës.

“Ka shumë studime mbi të varfrit, ndikimin që kanë tek ata ndryshimet klimatike. Por kur vjen puna tek reagimi ndaj ndryshimit të klimës, të varfrit nuk mund të bëjnë asgjë, pasi prioritet kryesor kanë mbijetesën. Por të arsimuarit, të pasurit dhe super të pasurit, kanë para dhe burime për të vepruar”- shpjegoi ajo.

Ata mund të mbështesin edhe hulumtimet mbi klimën. Në vitin 2015, themeluesi i Microsoft Bill Gates, dha 2 miliardë dollarë të pasurisë së tij, për të financuar kërkimet dhe zhvillimin e energjisë së pastër. Në maj të këtij viti, një grup shkencëtarësh i shkruan nga një letër 100 filantropëve dhe familjeve më të pasura në Britaninë e Madhe, për të kërkuar një “rritje të jashtëzakonshme” të financimit të tyre në çështjet mjedisore dhe të lidhura me klimën.

Dhe ka shumë nxitje që të pasurit të ndërhyjnë në zgjidhjen e kësaj problematike:Një raport i kohëve të fundit i OKB-së, paralajmëroi se shtyrja për më vonë e politikave miqësore ndaj klimës, do t’i kushtojë kompanive më të mëdha në botë 1.2 trilionë dollarë gjatë 15 viteve të ardhshme./ TIRANA TODAY

Tags: dryshimet klimatikeefektet negativeLeonardo DiCaprioshpetojnetë pasurit

TË LIDHURA

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere
Bota

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere

12:01 | 27/06/2025
E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan
Bota

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

10:00 | 27/06/2025
Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave
Bota

Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave

09:59 | 27/06/2025
Next Post
“Kanë në krye një plak të mbrapshtë”, Rama nuk i ndahet Berishës e Bashës

Berisha nis ditën me Ramën, ka një urim për të që në mëngjes (Video)

Rama mbledh Kryesinë e PS-së, caktohet data e Asamblesë Kombëtare

Rama mbledh Kryesinë e PS-së, caktohet data e Asamblesë Kombëtare

“Ah, sikur të kisha një copë jetë”, letra prekëse e shkrimtarit Marquez

“Ah, sikur të kisha një copë jetë”, letra prekëse e shkrimtarit Marquez

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere
Bota

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere

by mirseda
12:01 | 27/06/2025
0

Në Itali vijojnë hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar, Rivaldo Rusi, i cili u qëllua për vdekje...

Flamur Noka del nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

Flamur Noka del nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

11:43 | 27/06/2025
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

10:57 | 27/06/2025
Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

10:54 | 27/06/2025
Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

10:51 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com