Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë drejtimi po merr futbolli në Shqipëri?

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Çfarë drejtimi po merr futbolli në Shqipëri?

Kategoria Superiore, por edhe i gjithë futbolli shqiptarë në tërësi është i një niveli mjaft të ulët, ku mund të përjashtohet vetëm dy tre ekipe. Përpos infrastrukturës minimale që mungon në disa qytete dhe mungesës së profesionistëve që mund të rrisin nivelin e futbollit shqiptarë, rrezik konkret po kthehen edhe arbitrat. Janë shtuar rastet së fundmi në Superiore ku janë akuzuar arbitra për njëanshmëri dhe vendime që kanë dëmtuar ekipet në fushën e lojës. Sepse në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe me radhë këto thirrje nuk kanë munguar ndër vite.

Flamurtari është ekipi që po ngre zërin fuqishëm dhe ka paralajmëruar një protestë ndaj FSHF-s këtë javë, për shkak se gjyqtarët që kanë shoqëruar vlonjatet në këto javë kanë qenë të njëanshëm dhe u kanë prishur mjaft punë në rezultate. Por ka edhe ankesa të tjera të lehta të themi sa i përket arbitrimit nga ekipet që janë ngjitur këtë vit në Superligë, pasi pretendojnë se shikohen nga arbitrat me një sy tjetër. Drejtuesit e Flamurtarit kanë dhënë edhe një listë me fakte e video ku arbitrat në të njëjtat situata kanë marrë vendime të ndryshme për ta dhe kundërshtarët. Janë bërë thirrje FSHF-s për të rishikuar çështjen e gjyqtarëve të ndeshjes por nuk është marrë asnjë masë deri më tani. Kjo sjell edhe një agravim të situatës, sa ekipi dhe tifozët vlonjate të dalin hapur në protestë në ndeshjen e radhës. Sa u përket fakteve që janë depozituar nga klubi i Flamurtarit, ato janë komentuar nga gjyqtari i pezulluar Jemini, i cili i ka vlerësuar si të drejta këto vendime. Tani, e bëri se ishte në të vërtetë ashtu, apo për të shpresuar në një rikthim në fushën e lojës për të arbitruar kjo nuk dihet. Pasi Jemini ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë gabim në arbitrim dhe se nuk ka ndonjë akuzë mbi të. Ky i fundit ishte i zgjedhur edhe nga UEFA për të arbitruar.

Bomba më e madhe sa i përket arbitrimit në fushën e lojës ka ardhur nga ekipi i Mamurrasit i kategorisë së Dytë. Ku presidenti dhe bordi drejtues kanë vendosur të shkrijnë ekipin dhe këtë përgjegjësi e kanë arbitrat sipas tyre. Mamurrasi është ndjerë i dhunuar nga arbitrat në shumë raste dhe shpeshherë kanë ngritur zërin. Si duket situata kishte degraduar në një pikë që drejtuesit nuk kishin besim se në Shqipëri do të luhej futboll dhe do ta shijonin si duhet saqë vendosën ta shkrijnë ekipin. Po vërtetë kaq rëndë është situata në futbollin shqiptarë? Ndoshta është më keq se ç’duket, ndoshta disa e bëjnë për tu shfajësuar për disfatat në fushën e lojës.

FSHF është institucioni më i lartë i futbollit dhe që merret me organizimin e çdo detaji, në çdo kategori. Ne jemi mësuar të shohim vetë Superioren dhe të mjaftohemi me aq, me dy apo tre skuadra që dominojnë çdo vit pasi kanë financa të mira. Por nëse do të zbrisnim në çdo qytet që luhet futboll, do ta shikojmë nga afër se në çfarë gjendje është futbolli shqiptarë.

Duhet të pyesim veten pse nuk kemi asnjë futbollist në Kombëtaren e madhe, që të jetë aktiv në futbollin Shqiptarë? Përgjigja është e thjesht, shko një javë shiko stërvitjen, kushtet dhe profesionalizmin që ushtrojnë këta djem dhe atëherë e ke përgjigjen brenda. Futbolli në Shqipëri nuk është ekipi i Skënderbeut që po shkëlqen në Europë, nuk është meritë e institucioneve të futbollit Shqiptarë kjo arritje, por e vetë presidentit përkatës. Edhe Kombëtarja shqiptare ka bërë paraqitje mjaft të mira në arenë evropiane, por sa e pasqyron ajo futbollin shqiptarë. Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë që, aspak. Kjo pasi nuk kemi parë asnjë futbollist që luan në kampionatin Shqiptarë, por gjithmonë janë preferuar lojtarë që vijnë nga kampionate të huaja. Kjo është një tregues i qartë se çfarë niveli ka Superliga shqiptare. (Tirana Today)

Tags: çfarëdrejtimifutbollimerrshqiperi

TË LIDHURA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Next Post
Avokati i Tahirit: Duam tre ditë afat për mbrojtjen. Alibeaj: Doni të prishni provat. Çuçi: Akuzat e prokurorisë, një farsë

Avokati i Tahirit: Duam tre ditë afat për mbrojtjen. Alibeaj: Doni të prishni provat. Çuçi: Akuzat e prokurorisë, një farsë

Meta pyetet për Tahirin, ja si përgjigjet presidenti

Dosja Tahiri/Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Ruçi: Gjithçka vendoset nesër në orën 10:00

Jashanica mes më të mirëve në Europa League

Jashanica mes më të mirëve në Europa League

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com