Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çështja e emrit/ Maqedonia rrezikon ndarjen

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Çështja e emrit/ Maqedonia rrezikon ndarjen

Referendumi për emrin e Maqedonisë po shihet i suksesshëm në favor të ndryshimit të emrit.

Tash i mbetet Kuvendit të vendosë nëse do të miratojë rezultatin e referendumit për emrin. E për këtë nevojiten 2/3 e votave në Kuvend.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muamet Hoxha është shprehur optimist. Ai tha se edhe deputetët e opozitës do t’i përgjigjen pozitivisht propozim-vendimit për ndryshim të Kushtetutëse. Kjo e fundit qysh të hënën i ka nisur për miratim Parlamentit.

Ai ka thënë për KosovaPress se presin që krejt kjo të finalizohet me hapje të dyerve të NATO-s dhe BE-së për Republikën e Maqedonisë.

“Për shkak se është e nevojshme 2/3 e votave në Kuvend, presim se deputetët e opozitës do të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe do të japin mbështetje për këto ndryshime kushtetuese me të cilat, siç theksova, tërësisht hapet rruga për anëtarësimin e plot në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Të gjitha hulumtimet e deritanishme tregojnë se numër i konsiderueshëm I qytetarëve të Maqedonisë: maqedonas, shqiptarë dhe pjesëtarët e bashkësive tjera etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë janë për integrimin e vendit në NATO dhe në BE dhe se alternativë tjetër nuk ka”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, shqiptarët dhe të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni janë promotor të përhershëm të realizimit të qëllimit strategjik për integrimin e tërësishëm të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

E në rast se një gjë e tillë nuk nodhë, analistë të sigurisë paralajmërojnë për një mori rreziqesh që i kanosen shtetit të Maqedonisë në rast të mosmiratimit të rezultateve të referendumit nga Kuvendi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi në një prononcim për KosovaPress ka treguar konkretisht për rreziqet me të cilat përballet Republika e Maqedonisë në rast se nuk miratohen rezultatet e referendumit të 30 shtatorit.

“Ata duhet të vetdijësohen, edhe Maqedonia nëse dojnë ta kenë shtetin e vet maqedon, të kenë mbështetjen e NATO-s, përndryshe do të vijë në rrezik nga një copëtim i shtetit të tyre. Do të thotë ata nuk e besojnë këtë rrezik rreth ndarjes të saj në pjesë, edhe në aspektet etnike por edhe aspekte tjera të pretendimeve të shteteve që kufizohen me Maqedoninë”, ka thënë ai.

Për çështjen e emrit të Maqedonisë ka folur për KosovaPress edhe profesori universitar Bashkim Selmani, i cili ka thënë se pret që deputetë të VNMRO-s, të vendosin në mënyrë të pavarur dhe jo me qëndrime politike. Ndryshe thotë se vendi do të kaplohet nga pasiguria.

Ai ka folur edhe për paralajmërimin e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, i cili ditë më parë ka deklaruar se nëse nuk respektohet vendimi i qytetarëve, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Edhe sikur të kalojnë zgjedhjet, do të ketë vështirësi nga ana e rolit dhe funksionit të presidentit të shtetit, i cili është një president i papërgjegjshëm, është një nacionalist i pabazuar në fakte dhe argumente dhe i njëjti mund të mos i jap mandatin Qeverisë apo Kuvendit, gjë që do ta fuste në amulli pjesën e funksionimit të shtetit dhe do të rrezikojë edhe sigurinë në aspektin juridik dhe politik dhe kjo ëshët faza e cila do të jetë më e rrezikshme…”, tha ai.

Sipas tij, çështja mund të shkojë aq larg sa venditë vihet nën administrimin e një UNMIK-u të ri. Krejt kjo sipas Selmanit, pasi që ka gjasa në hapje të konfliktit shqiptaro-maqedonas, të nxitur edhe nga vendet fqinje.

“Nëse analizohet mënyra juridike dhe nëse nuk do të marrë epilog përfundimtar çështja e Republikës të Maqedonisë, atëherë do të futet në një fazë të re… e cila mund të jetë një amulli shumë e rrezikshme për territorin brenda Republikës të Maqedonisë, e cila mund të rezultojë me një ndërhyrje nga NATO, sepse do të jetë e detyruar NATO të ndërhyjë, siç ndërhyri në Kosovë, sepse pritet trazira të mëdha të ndodhin. Në këtë rast, NATO do të ngërthejë territorin e Republikës të Maqedonisë, që mund të jetë nën administrimin e një UNMIKU të ri, dhe pjesën e shqiptarëve ta administrojë NATO dhe pjesën tjetër ta administrojë Bullgaria”, u shpreh Selmani.

Ndryshe, më 30 shtator Maqedonia votoi në referendum për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, ku nga 36.79 përqind sa votuan, 91.37 përqind votuan në favor të ndryshimit të emrit. Ndërsa tash pritet që fjalën e fundit ta ketë Kuvendi i Republikës të Maqedonisë, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

Tags: ceshtjae emritMaqedoniandarjenrrezikon

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën
Bota

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:05 | 31/12/2025
Next Post
Kur vrasja e lajmësit shndërrohet në një normë

Kur vrasja e lajmësit shndërrohet në një normë

Publikohet ligjërata e rrallë e Dritëro Agollit, mesazh deputetëve

Publikohet ligjërata e rrallë e Dritëro Agollit, mesazh deputetëve

Udhëtime me avion privat/ Djali i Berishës ‘sulmon’ keq Ballën

Udhëtime me avion privat/ Djali i Berishës ‘sulmon’ keq Ballën







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com