Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çështja CEZ-DIA/ Dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Çështja CEZ-DIA/ Dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj

Gjykata e Tiranës ka dhënë 11 vite burg për Kastriot Ismailajn i akuzuari kryesor në çështjen CEZ-DIA. Gjykata gjithashtu vendosi për sekuestrimin e 4 milion dollarëve pasuri. Ismailaj akuzohet për mashtrim  “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave” në mbledhjen e borxheve të CEZ, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg për Kastriot Ismailajn.

Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milonë euro. Dje në seancën ish-administrator i DIA, Isamilaj tha “Kam 100 prova të reja, të cilat nuk u shqyrtuan. Dua që të merren në konsideratë.”

Historia e Dosjes CEZ-DIA

Kompania DIA e Kastriot Ismailajt dhe CEZ Shpërndarje lidhën një marrëveshje me 1 shtator 2010 për mbledhjen e borxhit të trashëguar nga operatori i shpërndarjes së energjisë, që sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN arrinte në shumën e 230 milionë eurove.

Marrëveshja sipas Prokurorisë është firmosur nga Ismailaj, Hejsek dhe Ivan. Prokuroria e Tiranës sqaron se kontrata e parë nuk u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës i CEZ Shpërndarje dhe për këtë arsye, më datë 1 shkurt 2011, midis palëve u nënshkrua një marrëveshje e dytë me të njëjtin objekt për një afat 2-vjeçar.

“Nga tërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal arrihet në konkluzionin se qëllimi i vetëm i të pandehurit nuk ka qenë mbledhja e borxhit të kompanisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a,” thotë Prokuroria e Tiranës.

“Të pandehurit…krijuan një mekanizëm të tërë fiktiv që konsistonte në zvogëlimin e pasurisë së shoqërisë CEZ Shpërndarje, me qëllim kalimin e këtyre parave tek shoqëria DIA,” shton Prokuroria.

Pavarësisht manovrave që i sollën 4.5 milionë euro fitime, Kastriot Ismailaj iu drejtua gjykatës së arbitrazhit në Vjenë pas prishjes së kontratës, duke kërkuar 130 milionë euro nga OSSHE.

Dokumentet për llogari të këtij procesi në arbitrazh, të publikuara nga BIRN në investigime të mëparshme tregojnë se “përfitues të parave që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish-kryeministër të proceduar për korrupsion”.

Sipas një dëshmie që Hejsek dha për avokatët e palës shqiptare në arbitrazh, Ismailaj u trajtua si “kandidati” i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i Metës dhe i ish-kryeministrit Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohe në Pragë, Qazim Tepshi.

Tags: ceshtjaCEZ-DIAdenohetKastriot Ismailajme 11vite burg

TË LIDHURA

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër
Aktualitet

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Next Post
Zidane: Kur drejton një klub të madh, nuk ka siguri për asgjë

Zidane: Kur drejton një klub të madh, nuk ka siguri për asgjë

Si duken yjet e Titanikut pas 20 vitesh

Si duken yjet e Titanikut pas 20 vitesh

Grezda nuk di të ndalet, shënon supergol (Video)

Grezda nuk di të ndalet, shënon supergol (Video)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com