Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot gazetarët, për të cilët shkruan se po përpiqen t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë presidenti Meta.
Duket se Ramës nuk i ka dalë inati pas refuzimit të Metës për dekretimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm, teksa tashmë u është kthyer gazetarëve.
Në postimin e publikuar në Twitter, Rama shkruan:
Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM?Çertifikata e Sigurisë???Shihemi tek Çani po hë?

— Edi Rama (@ediramaal) January 11, 2019