Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ç’është Nata e Kadrit dhe pse është e veçantë për myslimanët

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ç’është Nata e Kadrit dhe pse është e veçantë për myslimanët

Ramazani vjen si pranverë në jetën e besimtarëve, dhe u fal atyre një gjallëri dhe forcë shpirtërore. Këtë vit, data 27 prill 2022 shënon një moment të veçantë për besimtarët myslimanë, pasi është Nata e Kadrit, e cilësuar si më e vlefshme se 1000 muaj.

Vlen të theksohet fakti se sipas literaturës dhe dijetarëve myslimanë, data e saktë nuk dihet, por ka disa rrugë për ta kërkuar atë. Nata e Kadrit ndodhet në 10 ditëshin e fundit të muajit Ramazan dhe në netët teke, pra nata 21, 23, 25, 27 dhe 29 janë që të gjitha aleternativa të mundshme se kur mund të jetë kjo natë e shënuar për myslimanët.

Sipas dijetarëve të Islamit, kjo natë është lënë e papërcaktuar saktësisht, me qëllim që besimtarët të shtojnë adhurimet në 10 ditëshin e fundit, dhe të mos mjaftohen vetëm me një natë. Qëllimi këtu është që besimtarët të bëhen më të devotshëm. Gjithashtu ka disa shenja për të dalluar këtë natë të veçantë. Nata e Kadrit shërben si katalizator për të ngritur shkallën e mirësisë të mbarë shoqërisë besimtare në pikën më të skajshme.

Pyetja më e shpeshtë gjatë dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit është: Kur është Nata e Kadrit? Kur duhet të agjëroj për Natën e Kadrit?

Kjo pyetje bëhet pasi ka shumë nga ata që nuk agjërojnë gjatë gjithë Ramazanit, por zgjedhin të agjërojnë vetëm për Natën e Kadrit. Madje, ka edhe jo myslimanë të cilët e mbajnë këtë agjërim me sinqeritet të madh.

Përse është e fshehur Nata e Kadrit?

Përse ajo është mbajtur e fshehur nga besimtarët, dhe përse ata janë porositur ta kërkojnë atë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit?

Sepse, duke mos e përcaktuar atë, Zoti me anë të mëshirës së Tij, kërkon që besimtarët të tregojnë qëndrueshmëri në adhurimet, lutjet dhe sakrificat e tyre, dhe të shtojnë përpjekjet për të fituar mirësinë dhe shpërblimin prej Tij. Në këtë mënyrë, Zoti dallon robërit e Tij të sinqertë të cilët garojnë me njëri-tjetrin për vepra të mira, prej atyre që ndjekin verbërisht disa tradita dhe u binden interesave të tyre. Nëse të gjithë do të dinin, me përpikmëri se kur do të binte Nata e Kadrit, ata nuk do të prisnin Ramazanin me të njëjtin entuziasëm e gatishmëri.

A lejohet të agjërosh vetëm për “Natën e Kadrit” dhe jo për gjithë muajin e Ramazanit?

Agjërimi gjatë Ramazanit gjithmonë është i mirë se sa mos agjërimi, në kushtet kur njeriu gëzon shëndet dhe nuk është udhëtar. Një ditë agjërimi nuk mund të jetë zëvendësim i gjithë muajit të Ramazanit. Ndaj, besimtarët duhet të përpiqen të agjërojnë më shumë ditë, duke e çuar pak nga pak 30 ose 29 ditë numrin e ditëve të agjërimit.

Tags: myslimanetnata e KadritRamazani

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
Firma s’i përgjigjej, 89-vjeçarja shtron me lekët e pensionit rrugën e lagjes

Firma s’i përgjigjej, 89-vjeçarja shtron me lekët e pensionit rrugën e lagjes

Mbi 1 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 3 muajve të parë të 2022

Mbi 1 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 3 muajve të parë të 2022

Presidentja e Komisionit Evropian akuzon Rusinë se po tenton të shantazhojë me gaz

Presidentja e Komisionit Evropian akuzon Rusinë se po tenton të shantazhojë me gaz







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë
Analizë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

by mirseda
08:29 | 07/02/2026
0

Sapo vendimi të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, Belinda Balluku nuk do të ushtrojë...

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com