Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ç’duhet të presim nga zgjedhjet gjermane

8 vjet ago
in Bota, Kryesore
Ç’duhet të presim nga zgjedhjet gjermane

Fituesi në zgjedhjet parlamentare gjermane të së dielës, duket i qartë. Duke udhëhequr me 38 për qind në sondazhet e fundit, Kristiandemokratët e Angela Merkelit (CDU) dhe partia e tyre simotër CSU-ja bavareze, janë gati të qeverisin Gjermaninë për një mandat të ri 4-vjeçar. Konkurrentja e saj kryesore elektorale, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, mbetet shumë prapa me vetëm 23 për qind.

Katër parti të tjera, pritet të hyjnë këtë herë në parlamentin gjerman – Demokratët e Lirë (FDP), të Gjelbrit, Die Linke e të majtës ekstreme dhe AfD (Alternativa për Gjermaninë) e ekstremit të djathtë – të gjitha luhaten midis 8-11 për qind, duke premtuar një garë të ngushtë për atë që do të zërë vendin e tretë.

Kandidati socialdemokrat për kancelar, Martin Schulz, dështoi t’ia faturojë Merkelit kostot e mandatit të saj të fundit. Në vend të kësaj, shumica e debatit publik u përqendrua mbi AfD anti-emigrante dhe afro-euroskeptike që hyn në parlament. Ajo do të qe partia e parë e ekstremit të djathtë, që bëhet pjesë e parlamentit që prej vitit 1949.

Ndërkohë, rikthimi i FDP-së, miqësore me biznesin, që i kaloi 4 vitet e fundit në një opozitë jashtëparlamentare, pas një disfate dërrmuese zgjedhore në vitin 2013, ka ripërtërirë peizazhin politik të Gjermanisë. Nën udhëheqësin e tyre të ri Christian Lindner, Demokratët e Lirë janë riorganizuar me sukses, dhe kanë udhëhequr një nga fushatat më të mira të këtij sezoni elektoral.

Koalicionet, koalicionet, koalicionet…

Ndërsa qeveritë e koalicionit janë diçka e rrallë në Mbretërinë e Bashkuar, ato përbëjnë pothuajse një normë në Gjermani. Që nga viti 1945, ato kanë qenë rezultat i çdo palë zgjedhjeve federale, ashtu edhe në nivelin e landeve. Dhe koalicionet duan kohë për t’u negociuar, mesatarisht më shumë se një muaj.

Bisedimet për krijimin e qeverisë aktuale të koalicionit CDU/CSU dhe SPD zgjatën 86 ditë, diçka kjo e pazakontë, por që mund ta shohim të ndodhë sërish pas rezultateve që do të prodhojnë zgjedhjet e së dielës, veçanërisht duke pasur parasysh ngurrimin e partive për të bashkëpunuar me AfD dhe Die Linke.

Merkel do të përballet me një sfidë të vështirë, pas rezultateve zgjedhore të së dielës. Në kundërshtim me zgjedhjet e shkuara, këtë herë s’ka asnjë “Wunschkoalition” (koalicioni ideal) që ofrohet, një problem që deri në një farë mase është i vetëshkaktuar, dhe rrjedh nga suksesi i saj i vazhdueshëm politik gjatë 12 viteve të fundit.

Aleatja tradicionale e qendrës së djathtë të CDU-së, FDP, nuk arriti të hyjë në Bundestag, pas degradimit të saj si partnere e vogël e koalicionit të CDU – kryesisht për shkak se nuk ishte në gjendje të valorizonte premtimet e fushatës së vet kundër kritiandemokratëve dominues. Demokratët e Lirë, janë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos e bërë sërish të njëjtin gabim.
Partnerja aktuale e koalicionit të CDU-së, SPD, përballen sot me një dilemë të ngjashme. Shumë anëtarë të partisë, e shpjegojnë rënien e popullaritetit me rolin e socialdemokratëve si partnerë të vegjël në qeverinë e CDU-së. Ndërsa Merkel merr përgëzimet për reformat e suksesshme, SPD-ja nuk është në gjendje ta paraqesë veten si një alternativë të besueshme ndaj partnerit konservator të koalicionit. (Diçka e njohur edhe për Liberal Demokratët në Britani). Ndërsa ministri i Jashtëm socialdemokrat, Sigmar Gabriel, përjashtoi publikisht një tjetër “Koalicion të Madh”, dhe shumë prej anëtarëve të partisë dëshirojnë të njëjtën gjë, Schulz i
ka mbajtur të hapura të gjitha opsionet.

Atëherë çfarë do të ndodhë?

Sondazhet aktuale, sugjerojnë vetëm dy koalicione të mundshme, që do të garantonin një qeveri të shumicës, të dyja të shoqëruara me probleme. Mundësia e parë, do të ishte një vazhdim i “Koalicionit të Madh” CDU/CSU dhe SPD, me partitë përkatëse që bashkojnë 60 për qind të votave totale të tyre. Ky skenar, nuk është popullor jo vetëm brenda radhëve të SPD-së, por edhe në mesin e elektoratit më të gjerë gjerman, i cili e sheh bashkimin e vazhdueshëm të dy partive më të mëdha të Gjermanisë, si një vrasës të heshtur të debatit politik në vend.

Mundësia e dytë është “Koalicioni i Xhamajkës” mes CDU/CSU, FDP dhe të Gjelbërve, duke bashkuar sipas sondazheve 52 për qind të votave. Kjo formulë qeverisëse nuk ka ekzistuar deri më tani në një nivel federal, dhe do të qe e vështirë për t’u negociuar. FDP dhe të Gjelbrit, kanë axhenda radikale të ndryshme për çështje thelbësore si mjedisi, “Dieselgate” ose Eurozona, dhe kanë sulmuar hapur njëri-tjetrin javën e kaluar.

Ndarjet e brendshme midis CDU-së dhe CSU-së, formalisht një union, por shpesh shumë divergjente mbi çështjet kyçe si emigracioni, do të ndërlikonte më tej çdo negociatë në këtë drejtim. Qendra e djathtë tradicionale “Wunschkoalition” e CDU/CSU dhe FDP, nuk arrin të formojë dot një mazhorancë dhe sipas sondazheve aktuale mbledh vetëm 48 për qind të votave.

Një tjetër opsion i shumë-diskutuar i koalicioneve, CDU/CSU dhe të Gjelbrit, duket gjithnjë e më realist – aktualisht në sondazhe me 46 përqind të votave. Meqënëse rreth një e treta e elektoratit gjerman, nuk ka vendosur ende se për kë do të votojë, këto koalicione mund të jenë ende të mundshme. Nga ana tjetër, çdo lloj koalicioni pa Merkelin, si për shembull një aleancë e majtë e SPD, të Gjelbërve dhe Die Linke, është në pikëpyetje.

Debate mbi politikat

Në rrafshin evropian, Gjermania përballet me një presion në rritje nga Parisi dhe Brukseli për t’u angazhuar në reformën në shkallë të gjerë të Eurozonës. Deri më tani, plani i Emmanuel Macron për të krijuar një buxhet të eurozonës, një ministri të Financave të BE dhe një Fond Monetar Evropian (EMF), është pritur me reagime të përziera në Berlin.

CDU-ja ka treguar gatishmërinë për kompromis mbi disa pika, por dëshiron të shohë më së pari reformat e brendshme në Francë. Socialdemokratët dhe të Gjelbrit gjermanë, janë dakord me shumicën e kërkesave të Macron, dhe ka të ngjarë të ndryshonin qasjen e qeverisë gjermane, në një qasje më miqësore ndaj Parisit.
Lënë mënjanë Eurozonën, ekziston një konsensus i gjerë midis partive kryesore gjermane për thellimin e mëtejshëm të integrimit evropian. Pa marrë parasysh formulën e koalicionit, qeveria e ardhshme e Gjermanisë ka të ngjarë të mbështesë bashkëpunimin e mbrojtjes evropiane, dhe zhvillimin e një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Në lidhje me Brexit, dhe marrëdhëniet e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, zgjedhjet gjermane nuk kanë gjasa të shkaktojnë ndonjë ndryshim vendimtar në qëndrimin e Gjermanisë ndaj negociatave. Sidoqoftë, përfshirja e FDP në qeverinë e ardhshme gjermane, mund të anojë paksa në favor të Mbretërisë së Bashkuar.

Në nivelin e brendshëm, emigracioni dhe azilantët ishin çështje dominuese në fushatë. E nxitur nga një AfD e forte, që ka bërë fushatë pothuajse ekskluzivisht mbi çështjen e emigracionit, CDU, CSU dhe FDP kanë vendosur të përqendrohen më shumë në politikën e ardhshme mbi azilin.

Edhe Die Linke e të majtës ekstreme, ka kërkuar politika më të kufizuara të emigracionit dhe azilit, duke lënë SPD dhe të Gjelbrit, si mbrojtësit kryesorë të qasjes së dyerve të hapura. Debatet tradicionale ‘e majtë-e djathtë’ mbi drejtësinë sociale, rishpërndarjen dhe investimet strukturore ishin të pranishme, por nuk arritën të joshin elektoratin, veçanërisht sikurse kishte shpresuar SPD-ja.

Me pjesë të mëdha të popullsisë gjermane, të kënaqura me gjendjen vetjake dhe ekonomike të vendit, fokusi i tyre mbetet tek vazhdimësia dhe jo revolucioni.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Ç’duhetgjermaneMerkelpresimZgjedhjet

TË LIDHURA

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër
Aktualitet

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 24 shtator 2017

Shtypi i ditës, 24 shtator 2017

Çfarë ka ndodhur më 24 shtator?

Çfarë ka ndodhur më 24 shtator?

Shtypi nga bota, 24 shtator 2017

Shtypi nga bota, 24 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com